8 votat pro,japin dritën jeshile për raportin gjashtë mujor të shpenzimeve buxhetore në Han të Elezi

02/08/2013

Raport nga mbledhja e shtatë eKuvendit Komunal-Hani i Elezit

Të Marten, më 30.07.2013, në ora 11:00, u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, për vitin 2013.

Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit dhekishte këtë rend pune:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të punës së Kryetarit të Komunës.
Miratimi i raportit gjashtëmujor i shpenzimeve buxhetore.
Shqyrtimi i draft rregullores për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në komuna.
Pyetje dhe përgjigje.

Para se të aprovohej rendi i ditës fjalën e mori Z.Qamush Brava i cili njoftoi se që nga kjo seancë, ai dhe këshilltarja Drita Curri, më nuk janë pjesë e grupit të këshilltarëve të LDK-së, dhe se në aktivitetin e tyre në vazhdim do të prezantohen si grup I këshilltarëve tëpavarur. Z. Brava po ashtu tha se lidhur me vendimet e mëtutjeshme të këtij grupi të ri të këshilltarëve, kuvendi do të informohet me kohë.

1. Miratimii procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
Procesverbalinga mbledhja e kaluar kaloj me pak vërejtje nga Z. Mefail Suma i cili kishtedisa vërejtje në citimin e fjalëve të tij në atë procesverbal.

2. Shqyrtimi iraportit gjashtëmujor të punës së Kryetarit të Komunës.
Z. Mefail Suma mori fjalen i pari dukedhënë vërejtje për shpenzimet e kryetarit të komunës dhe poashtu duke dhënë vërejtje në raportin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe MirëqenieSociale me theks të veçantë në punën e QKMF-së. Sipas
Z. Suma në këtë qendër nuk ofrohen shërbime të mira, kishte shumë vërejtje në aftësitë organizative duke filluar që nga drejtori i DSHMS-së, Drejtorit të QKMF-së dhe të motrës kryesore të kësaj qendre. Z. Suma vazhdoj më tej duke akuzuar se familja “Bushi” e kanë marrë përsiper QKMF-në duke u punësuar përmesl idhjeve familjare. Këshilltari Suma poashtu kishte vërejtje edhe në punën e zyrës së transparencës duke thënë se kjo zyrë po bënë propagandë në interes të kryetarit të komunës.
Z. Zylber Hasallari tha se sipas tij përraportin 6 mujor të punës së kryetarit është e kot të diskutohet përderisa nuk është prezent dhe u tërhoq nga diskutimi lidhur me këtë pikë.
Më pas Z. Mirsad Shkreta mori fjalën duke dhënë kritika për raportin 6 mujor të punës së kryetarit duke thënë se ky raport është i zbrazët përderisa thuajse asnjë projekt nuk ka përfunduar gjatë këtij gjashtë mujori dhe duke njoftuar se do ta bojkotojnë këtë raport.
Drejtori DSHMS-së Z.Safet Bushi i kundërshtoj fjalët e Z.Suma duke thënë se ato vlerësime ishin personale ai tha se QKMF-ja është vlerësuar nga organet kompetentë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe se sipas tyre kjo qendër është ndër qendrat më të mira për kah shërbimet dhe mirëmbajtja.
Më pas Z.Shkreta mori fjalën duke potencuar se drejtori përmes fjalëve po e bënë QKMF-në në këtë komunë të duket sikur më e mira qendër në vend përderisa e vërteta është ndryshe, ai dha disa vërejtje lidhur me qendrën e mjekësisë familjare dhe poashtu, para këshilltarëve theksoi se kanë pranuar një kërkesëku është kërkuar prej tyre të diskutojnë lidhur me mos respektimin e kontratave kolektive nga drejtoria e shëndetësisë.
Kryesuesi i kuvendit Z.Menduh Vlashi pati vërejtje për drejtorinë e shëndetësisë dhe arsimit për formën e raportimit me tabela ai tha se kanë kërkuar raport mëtë detajuar me komente.

3. Miratimi i raportit gjashtëmujor i shpenzimeve buxhetore.
I pari mori fjalën drejtori i drejtorisë për ekonomi dhe financa i cili paraqiti para këshilltarëve shifrat kryesore nga raporti gjashtëmujor i shpenzimeve buxhetore. Ai theksoi se janë dhënë disa vërejtje në KPF dhe tha se 33,63% janë shpenzimet për këtë gjashtëmujor.
Z.Mefail Suma kishte vërejtje për shpenzimin e pakët te buxhetit. Pastaj fjalën e mori
Z.Shkreta i cili tha se ka ngecje në inkasimin e tatimit në pronë dhe kritikoj për investime te pakta kapitale të cilat tha se janë vetëm 4,72% e shpenzimeveai poashtu shtoi se gjatë kohës së zgjedhjeve shpenzohet buxheti më së shumti.Z.Shkreta tha se brenda këtij gjashtë mujori kanë dështuar në menaxhim dhekritikoj se po shtrojnë rrugë me kubëza ndërkohë që ka mungesë të ujit në atë komunë.
Kryesuesi i kuvendit iu përgjigj Z.Shkreta duke dhënë vërejtje për të gjithëdhe duke thënë se ishte i bindur se vet Z.Shkreta dhe këshilltarët tjerë nga i njëjtisubjekt politik kishin ngritur dorën për të votuar pro projektit për kubëza dheqë nuk duhet ta kritikojnë tani një projekt të cilin e aprovuan.
Raporti gjashtëmujor i shpenzimeve buxhetore është aprovuar me:
8 vota pro
3 kundër
1 abstenim

4. Shqyrtimi Idraft rregullores për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në komuna.

Kryesuesii kuvendit shpalosi këtë pikë para këshilltarëve duke treguar se është Iniciativë e OSBE-së dhe drejtorisë së arsimit, ai poashtu tregoi se kjo pikë kakaluar në KPF për të dal në diskutim publik.
Padiskutim dhe e votuar unanimisht shqyrtimi i draft rregullores për fuqizimin dhe promovimin e vullnetarizmit në Komuna kaloj për diskutim publik.

5. Pyetjedhe përgjigje

Z.Hasallari kërkoj përgjigje me shkrim për pyetjet:
-Pse kompania “Pastërtia” te cilën e ka themeluar vet komuna, nuk ka raportuar asnjëherë dhe kërkoj një raport nga kjo kompani.dhe
-Sa është numri i punëtorëve të administratës komunale?
– Z.Suma pyeti për kontratën kolektive dhe kërkoj që të aplikohet.
– Kryesuesi i kuvendit kërkoj sqarimnga drejtori i DSHMS lidhur me kërkesën që kishin marrë këshilltaret për të diskutuar për kontratat kolektive
-Drejtori DSHMS-sëZ.Safet Bushi iu përgjigj kryesuesit duke thënë se ai nuk kishte asnjë informacion lidhur me këtë kërkesë dhe se personi i cili ka paraqit kërkesën tek këshilltaret asnjëherë nuk kishte kontaktuar me të lidhur me këtë çë shtje.Poashtu lidhur me këtë Z.Bushi tha se ai njeh zbatimin e marrëveshjes kolektive dhe atë e njeh ministria.

Në mbledhjen e shtatë të kuvendit komunal fokus kryesor ka qenë shëndetësia.