
Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu
25/05/2022
Ferizaj, 19 maj 2022 – Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu.
Në kuadër të aktiviteteve të saj, INPO është duke zhvilluar takime jo formale me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimeve është dëgjimi për së afërmi i problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunat, përkatësisht ekzekutivi i komunave, me theks të veçantë në fushën e prokurimit publik. Pjesë e diskutimit ishin edhe gjetjet e INPO-s në fushën e prokurimit publik gjatë vitit 2021 në Komunën e Ferizajt si dhe mundësitë se si ne si organizatë do të mund të ndihmonim në këtë drejtim, përkatësisht mënyrat e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen për adresim efektiv të rekomandimeve.
Së bashku me z. Aliun u pajtuam që në të ardhmet të rritet bashkëpunimi në mes të komunës dhe INPO-së me qëllimin e vetëm të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse në të mirë të gjithë qytetarëve.