Programi për Qeverisje të Mirë

Ky program ka për qëllim promovimin e qeverisjes së përgjegjshme duke nxitur përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, transparencë, llogaridhënie dhe sundim të ligjit.

Aktivitetet kryesore të këtij programi janë: monitorimi i vazhdueshëm i funksionalitetit të Kuvendit Komunal, Komisionive Komunale, Drejtorive Komunale dhe Zyreve të Kryetarit të Komunës; takime të vazhdueshme me qytetarë dhe avokim i kërkesave të qytetarëve kundrejt institucioneve lokale ekzekutive dhe legjislative; hartimi i hulumtimeve, analizave lidhur me transparencës, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Komunë; performancat rrugore dhe fushatat sensibilizuese

Mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për qeverisje lokale

Avansimi i transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit

Qeverisje lokale me standarde etike dhe të mirësjelljes

Fuqizimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin dhe zbatimin e
politikave publike lokale

Administratë komunale profesionale dhe efektive