Zyrtarë të INPO-së përjashtohen nga Asambleja e Kuvendit Komunal në Prishtinë
31/03/2011Organizata INPO sot realizoi një performancë në hyrje të Komunës së Prishtinës ku edhe mbahej mbledhja e rradhës së Kuvendit Komunal. Performanca kishte për qëllim shprehjen e disa pakënaqësive me të cilat ballafaqohen qytetarët e Prishtinës e gjithashtu edhe shoqëria civile.
Kjo performancë nuk kishte për qëllim prishjen e rendit në Asamablenë e Kuvendit Komunal por është vetëm formë e shprehjes së pakënaqësisë qytetare dhe nuk konsiderohet protestë. Vetë aktiviteti i INPO-së dhe mënyra se si u zhvillua sic duket i ka shqetësuar jashtëzakonisht shumë zyrtarët komunal.
z.Sami Hamiti, kryesues i Asamblesë, i cili në fillim kishte vendosur që zyrtari i INPO-së të marrë pjesë në mbledhje, pas disa minutash kur u informua se zyrtarë të tjerë të INPO-së ndodheshin në oborrin Komunës së Prishtinës me një pankartë në duar duke shprehur pakënaqësinë në këto qështje: Transparencë, Llogaridhënie, Hapje të Komitetit për Politikë dhe Financa, Opozitë aktive si dhe Pozitë konstruktive ndryshoi mendimin dhe vendosi që ta përjashtojë nga salla e Asamblesë zrytarin e monitorimit.
Ne mendojmë se ky vendim është i gabuar sepse Kryesuesi i Kuvendit ka të drejtë të përjashtoj të pranishmit nga salla vetëm në rast së ata bëjnë shkelje të rregullores së punës gjatë seancës ose pengojnë apo tentojnë ta pengojnë mbledhjen dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga ana e zyrtarëve të INPO-së.