Zhduken 46 tendrë të Zyrës së Prokurimit
03/03/2011Organizata INPO reagon ndaj keqmenaxhimit e Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prishtinës.Shqetesimi jonë fokusohet kryesisht në anulimin e tenderëve numri i të cilëve sipas të dhënave të publikuara në ëeb faqën zyrtare të Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik ka shifrën 68, ndërsa në raportin e punës për vitin 2010 të miratuar vetëm nga pozita janë deklaruar 22 tenderë të anuluar. Numri i madhë i anulimeve të kontratave publike pa një sqarim për opinionin se cilat ishin arsyet për këto anulime lë hapsirën për të dyshuar së Zyra e Prokurimit nuk ka një plan të qartë për punën që rezulton në mos efikasitet dhe keq-menaxhim.
Organizata INPO reagon ndaj keqmenaxhimit e Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prishtinës.Shqetesimi jonë fokusohet kryesisht në anulimin e tenderëve numri i të cilëve sipas të dhënave të publikuara në ëeb faqën zyrtare të Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik ka shifrën 68, ndërsa në raportin e punës për vitin 2010 të miratuar vetëm nga pozita janë deklaruar 22 tenderë të anuluar. Numri i madhë i anulimeve të kontratave publike pa një sqarim për opinionin se cilat ishin arsyet për këto anulime lë hapsirën për të dyshuar së Zyra e Prokurimit nuk ka një plan të qartë për punën që rezulton në mos efikasitet dhe keq-menaxhim.
Zyra e Prokurimit në Komunën e Prishtinës gjatë vitit 2010 ka shpenzuar 28.861.091.00 euro për aktivitete të vlerave të medha, të mesme dhe vlera të vogla, pra ka shpenzuar 100% të buxhetit të sajë. Gjithashtu nga të hyrat vetjake të Komunës së Prishtinës kanë tepruar afro 16.205.415.79 euro prej të cilave 1.379.080.79 janë transferuar për mallëra dhe shërbime për vitin 2011. Ky vendim i bartjes së mjeteve nga viti 2010 në vitin 2011 është marr me datë 25 shkurt 2011, dhe mjetet janë destiniuar për katër kategori: paga dhe mëditje, mallëra dhe shërbime, subvencione dhe transfere dhe invetime kapitale të cilat në total kapin shumën 16,205.415.79. Për këto mjete Komuna e Prishtinës ende nuk ka dalur me një sqarim publik, ndërsa përpjekjet e shoqërisë civile dhe gazetarëve për të kontaktuar ndonjë zyrtar komunal lidhur me këto vendime të Kuvendit të Komunës janë të kota deri më tani.
INPO i bën thirrje Zyrës së Prokurimit të qartësoj për qytetarët, shoqërinë civile dhe mediat situatën e ndërlikuar e cila është shkaktuar nga mospërputhja e këtyre të dhënave. Gjithashtu lusim zyrtarët komunal të shpiegojnë bartjen e mjeteve nga viti 2010 në vitin 2011.