Vëmendje e pamjaftueshme nga komuna e Prishtinës në vërejtjet e ZAP-it
09/07/2012Prishtinë, 09 Korrik 2012 – Si duket zyrtarët e komunës së Prishtinës nuk befasohen nga shkeljet dhe vërejtjet që çdo viti bëjnë gjatë punës së tyre, kështu duke shkelur rregullat dhe procedurat ligjore. Komuna e Prishtinës si të gjitha komunat dhe institucionet tjera, çdo vit po merr një raport nga Auditori Gjeneral për Pasqyrat Vjetore Financiare.
Pas çdo publikimi të këtij raporti, zyrtarët komunal i pranojnë të gjeturat dhe konkluzionet, ku zotohen së do t’i bëjnë të gjitha përpjekjet për ti adresuar të gjitha rekomandimet e dhëna. Mirëpo pas një kohe shumë të shkurtë zyrtarët e komunës po harrojnë zotim e dhënë, duke mos punuar më në atë drejtim, sepse nga viti në vit të shkelurat dhe vërejtjet nga ZAP-i thuajse janë të njëjta. Komuna e Prishtinës ka qenë në vazhdimësi e kritikuar për mënyrën se si i ka menaxhuar fondet publike sidomos kur bie fjala në ndarjen e prioriteteve. Ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm(ZAP) pas çdo auditimi ka dhenë vërejtje dhe rekomandime.
Për vitin 2010, ZAP-i i kishte dhënë komunës së Prishtinës 11 vërejtje. Prej 11 vërejtjeve sa kishte marr komuna nga Auditori Gjeneral vetëm 2 i ka plotësuar, ndërsa 9 tjera nuk i ka plotësuar. Mos adresimi i plotë i rekomandimeve të viteve të mëparshme, po shkakton të njëjtat probleme.
Ndër vërejtjet më të rëndësishme që ZAP-i i ka dhënë komunës së Prishtinës në auditimin për këtë vit është mos shpenzimi i buxhetit për 23%. Komuna e Prishtinës për vitin 2011 kishte shpenzuar vetëm 77% buxhetit, ku vetëm në tremujorin e fundit kishte shpenzuar 46%, ndërsa për çdo tremujor e parë dhe të dytë ka shpenzuar rreth 10%, ndërsa në tremujorin e tretë ka shpenzuar mbi 20%.
Auditimi i brendshëm në komunë ka dështuar të plotësoj planin vjetor të auditimit. Gjatë tërë vitit 2011 ka arritur ti bëj vetëm tri raporte edhe atë të vitit 2010. Auditimi i brendshëm është jo efikas dhe nuk i kryen punët në kohën e duhur.
Komuna e Prishtinës nuk ka performancë të mirë buxhetore, njëherit nuk po bën as përmirësime në këtë fushë. Komuna nuk ka një harmonizim dhe menaxhim të mirë të hyrave vetjake, ku kemi një mosbarazim të hyrave në mes të thesarit dhe departamentit të tatimit në pronë në Ministrinë e Financave. Poashtu të hyrat vetjake të cilat komuna vet i ka planifikuar nuk ka arritur t’i realizojë. Komuna ka planifikuar të hyra vetja prej 20.175.922€, ndërsa ka inkasuar vetëm 18.847.353€. Komuna nuk ka arritur të inkasoj shumën prej 1.328.569€, sikur të kishte edhe këto të hyra në buxhetin për vitin 2012 do të kishte mundësi më të mëdha për investime të ndryshme.
Poashtu një hall i vazhdueshëm i cili e prekë komunën është ai i procedurave të prokurimit. Procedurat e prokurimit nuk kryhen konform rregulloreve të prokurimit dhe kontratat nuk kontrollohen(monitorohen) si duhet. Poashtu proceduar tenderuese nuk respektojnë në tërësi Ligjin për Prokurim Publik (LPP).
Komuna e Prishtinës nuk posedon edhe regjistrat e plotë për pasurinë e komunës, ku nuk janë prezantuar në mënyrë të saktë pasuritë jofinanciare mbi dhe nën 1,000€.
INPO duke i parë të gjitha këto shkelje që janë bërë nga ana e zyrtareve komunal, ka shqyrtuar në hollësi këtë raport dhe kemi konstatuar të nevojshme një reagim të tillë për komunën e Prishtinës, me qëllim të arritjes së një progresi në eliminim e problemeve të evidentuara nga ana e ZAP-it. Gjithashtu që komuna të mos i përsërisë dhe vazhdoj me të njëjtin ritëm të gabimeve dhe duke mos e ndryshuar situatën aspak në shpenzimin e parasë publike.
INPO do ti jap komunës së Prishtinës këto rekomandime:
• Komuna duhet të zbatojnë në tërësi rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm të evidentuara në raportin vjetor të auditimit të pasqyrave financiare.
• Komuna duhet të bëj planifikim më të mirë të buxhetit, menaxhim më të mirë dhe shpenzim më efikas në mënyrë që të këtë suficit më të ulët vjetor.
• Komuna duhet të menaxhojnë më mirë me paratë publike duke u bazuar në parimet kryesore të evidentuara në standardet e menaxhimit dhe të auditimit të shpenzimeve publike.
• Komuna duhet t’i planifikojë dhe inkasoj në mënyrë më të mirë të hyrat vetjake.
• Duhet të fuqizohet edhe më tutje kontrolli i jashtëm i shpenzimeve të parasë publike duke krijuar mekanizma të përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
• Komuna duhet të ngris kapacitetet e brendshme të auditimit dhe kontrollit financiar.
.
• Prokurorimi i komunës duhet të hetojnë ato raste ku Auditori i Përgjithshëm ka evidentuar parregullsi.