Të shqiptohen masa ndëshkimore atyre që thyejnë rregullat e mirësjelljes dhe të punës në institucion
16/03/201116 Mars 2011-Organizata INPO përmes një shkrese zyrtare të adresuar Kryetarit të Hani I Elezit zotëri Rufki Suma, ka kërkuar që tu shqiptohet masa ndëshkimore, Shkarkim nga detyra , Këshilltarit të tij Mallzum Ҫajani dhe Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit Nexhmedin Daci, kërkesën tonë e mbështesim në arsyetimin se këta kanë bërë shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe parimeve themelore etikës së punës dhe atyre profesionale. Më poshtë mund të shihni shkresën komplete;
I nderuar z. Suma
Me respektin për ju dhe institucionin që ju përfaqësoni, përmes kësaj shkrese ne shprehim shqetësimin tonë për rastin e ndodhur me 10 mars 2011.
INPO dënon ashpër sulmin e ndodhur në mes Drejtorit të Urbanizmit dhe këshilltarit tuaj. Konsiderojmë se ky akt është një akt jo moral, i cili akt bie ndesh me të gjitha parimet etike dhe profesionale. Gjithashtu këta dy zyrtarë me vet faktin se mbajnë dy pozicione publike duhet të jenë shembull për qytetarët e kësaj komune.
INPO konsideron se, nëpunësit e tillë nuk janë denjë të jenë në funksione publike dhe të tregojnë profesionalizëm.
Andaj kërkojmë nga ju që tu shqipëtohet masa ndëshkimore, Shkarkim nga detyra , Këshilltarit tuaj Mallzum Ҫajani dhe Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit Nexhmedin Daci, kërkesën tonë e mbështesim në arsyetimin se këta kanë bërë shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe parimeve themelore etikës së punës dhe atyre profesionale.
Me respekt;
Avni Bytyci
Drejtor ekzekutiv