Takimi i zyrtarëve te INPO-s me nën-kryetarin e Komunës e Prishtinës z. Avdulla Hoti

14/09/2011

Prishtinë, 14 Shtator 2011 –Zyrtarët e Iniciativës për Progres (INPO) realizuan një takim me nënkryetarin e Prishtinës Z. Avdulla Hoti ku u diskutuan raportet ndërmjet INPO-s dhe Komunës së Prishtinës dhe në përgjithësi mbi zhvillimet në qytetitn e Prishtinës. Ky takim ishte si pasojë e mungesës së bashkëpunimit dhe ndarjes së informacionit në mes të Komunës dhe INPO-s që kishte rezultuar në disa paragjykime për punën e INPO-s nga disa zyrtarë komunal. Qasja e nënkryetarit të Prishtinës ishte korrekte, ai e vlerësoi punën dhe profesionalizmin e organizatës INPO dhe i siguroi ata se do të kenë mbështetjen dhe
bashkëpunimin e Komunës në të ardhmen.

Drejtori ekzekutiv i INPO-s, Avni Bytyci, e njoftoi nën-kryetarin Avdulla Hoti me profilin dhe vlerat e organizatës dhe në anën tjetër me problemet me të cilat është ballafaquar organizata INPO në kryerjen e punës në Komunën e Prishtinës. Sipas z. Bytyci, “INPO është politikisht dhe profesionalisht e pavarur dhe se qëllimi i vetëm i organizatës është përmirësimi i gjendjes dhe jetës së qytetarëve në Komunën e Prishtinës. INPO përbëhet nga individë të cilët besojnë në punën të cilën e bëjnë dhe të cilët për vite të tëra kanë punuar pas asnjë befit financiar”. Për më tepër ai i prezantoi kryetarit shembuj të shumtë të sukseseve në rastet kur Komunat kanë bashkëpunuar me organizatat e shoqërisë civile në përgjithësi, dhe INPO-s në vecanti, “në rastin e një qyteti në Kosovë, si rezultat i bashkëpunimit ato Komuna ende përdor format e raportimit buxhetor të përgatitutra nga INPO” – tha ai.

Pjesa e tjetër e takimit u fokusua në punën të cilën organizata INPO është duke e bërë momentalisht në Komunën e Prishtinës dhe monitorimin e punës saj. Visar Ramaj dhe Kushtrim Palushi nga INPO e njoftuan nën-kryetarin me metodologjinë e punës së monitorimit në Prishtinë, formën e raporteve dhe reagimeve dhe me analizat në të cilat INPO është momentalisht duke punuar. Nën-kryeatri i Komunës e vlerësoi angazhimet e INPO për vitin 2011, në të cilin vit sipas tij INPO
është treguar shumë profesionale në raport me komunën. Ndër të tjera ai i siguroi zyrtarët e INPO-s se “Komuna e vlerëson jashtëzakonisht shumë punën e INPO-s në Prishtinë dhe se qëndrimet e disa drejtorëve dhe zyrtarëve komunal nuk paraqesin qëndrimin e Komunës në raport me INPO”. Ai poashtu i siguroi zyrtarët se do të kenë qasje në secilin informacion të komunës i cili nuk klasikohet sekret sipas legjislacionit në fuqi. Ndër të tjera ai tha se – “do të informojë dhe kërkojë nga zyrtarët komunal dhe të ekzekutivit të jenë bashkëpunues në lidhje me monitorimin e punës së Komunës”. Organizata INPO e vlerëson këtë qasje të Komunës së Prishtinës, vecanërisht të z. Hoti, dhe shpreson në bashkëpunim të vërtetë i cili do të rezultonte në përmirësime të qeverisjes dhe jetë më të mirë të qytetarëve në kryeqendrën e Kosovës.