”Situata aktuale në zyrën e Prokurimit, sfidat dhe prioritetet për vitin 2011”
11/02/2011– INPO organizoi debatin me temë: ”Situata aktuale në zyrën e Prokurimit, sfidat dhe prioritetet për vitin 2011”
Në këtë debat morën pjesë:Përfaqësues të KRPP, Menaxheri i zyrës së Prokurimit në Ferizaj Abdurrahman Uruqi, Medain Hashani dhe Alberton Sahiti nga Opozita, Operatorë të ndryshëm ekonomik, Vllaznim Reshani ekspert i OSHP dhe mediet. Zyra e Prokurimit është njëra ndër zyrat më problematike dhe të ndjeshme, pasi buxheti i komunës shpenzohet përmes kësaj zyre. Ofertimi, vlerësimi dhe dhënia e kontratave janë procedura të cilat jo gjithherë bëhen sipas rregullit dhe kritereve.
Abdyl Limani nga KRPP shprehet se fajtor për problemet dhe sfidat e ZP është Ligji nr.03L/241 i cili ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2010,i cili pretendon të shkurtoj procedura të tej zgjatura për kontraktime të ndryshme por nuk është në harmoni më ligjet e BE dhe me ligjet e tjera të Kosovës siç është Ligji i Qirasë,mos specifikimi i Gjykatës se ku duhet të drejtohen operatorët ekonomik etj.
Për vitin 2010 Zyra e Prokurimit ka përfunduar të gjitha punët e planifikuara ku janë nënshkruar 219 kontrata Publike në vlerë mbi 6 milion euro tha Abdurrahman Uruqi Menaxher i kësaj zyre,i cili shpalosi punën dhe të arriturat e kësaj zyre duke vënë në pah se viti 2010 është përmbyllur me sukses.
Medain Hashani këshilltar në Kuvendin Komunal dhe njohës i mirë i fushës së prokurimit tha se kjo zyrë ballafaqohet me probleme të shumta si dobësitë në procedurat e prokurimit,mos ndëshkimi i operatorëve ekonomik për vonesë të punëve ose mos përmbushje të obligimeve, mungojnë specifikimet teknike, kootimi i çmimeve e të cilat janë pengesë për kryerjen e punëve në mënyrë të rregullt dhe në harmoni me ligjin. Sfidë tjetër mbetet prokurimi publik elektronik (i prokurim),i cili është më i lirë dhe më efikas.
Diskutuesit identifikuan edhe probleme tjera të cilat janë të pranishme në zyrën e prokurimit:
1. Mungesa e kuadrit profesional për realizimin e punëve,
2. Jo menaxhimi i mirë i kontratave
3. Problemi i bërjes dhe tërheqjes së ankesës
4. Aplikimi i metodës ekonomikisht të favorshme
5. Mbrojta me ligj e menaxherit të ZP nga presionet politike
6. Mos ndëshkimi i operatorëve ekonomik për vonesat në punë.
Garancionet bankare nuk kërkohen dhe nuk respektohen