Shkolla e Aktivizmit- Ferizaj

12/11/2011

12 nëntor 2011, Ferizaj- Shkolla e Aktivizmit si nismë e organizatës INPO sot zhvilloi aktivitetet e radhës me nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Ferizajt.

U mbajtën trajnime dhe punëtori lidhur me hulumtimet dhe shkrimin e projekteve. Trajnimet ishin të orientuara më shumë në aspektin praktik, ku trajnerët dhe folësit ndanë përvojën e tyre dhe pjesëmarrësit patën detyra praktike për zbatim.

Benefitet e pjesëmarrjes në shkollë janë shumë dimensionale. Në radhë të parë, pjesëmarrësit do të jenë aktiv gjatë tërë periudhës sa zgjatë shkolla dhe më pas duke realizuar projekt edhe aktivitete në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë. Përveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të shumta të angazhohen nëpër organizata ekzistuese jo-qeveritare apo edhe të formojnë organizatat e tyre, me ç’rast organizata INPO dhe trajnerët e angazhuar do të ofrojnë përkrahje dhe asistencë të vazhdueshme për nxënësit që vendosin të formojnë organizatat e tyre.

Përfundimisht, Shkolla e Aktivizmit ka për qëllim të aktivizoj të rinjtë Kosovar si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.

Shkolla do vazhdoj punimet edhe nesër.