Sfidat e prokurimit publik në komunat Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani Elezit

14/03/2013

Ferizaj, 14 Mars- INPO organizoi debatin me titull “Sfidat e prokurimit publik në komunat Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani Elezit”.

Të pranishëm në këtë debat ishin: Fehmi Reka zyrtar i zyrës së prokurimit Ferizaj, Muhadin Halili zyrtar i zyrës së prokurimit Shtime , Zeqir Selmani zyrtar i zyrës së prokurimit Kaçanik, Xhevdet Bushi zyrtar i zyrës së prokurimit Hani Elezit, Admir Salihu Lëvizja FOL, Faruk Guri LDK, Bekim Ademi PSK dhe mediat.

Debati u fokusua në evidentimin e problemeve aktuale, me të cilat përballet prokurimi publik në komunat Ferizaj, Shtime, Kaçanik dhe Hani Elezit .

Derisa përfaqësuesi i INPO-s, Avni Bytyçi prezantoi rezultatet INPO-s per prokurimin publike në Komunat e Kosovës. Ai u shpreh së Kryetarët e Komunave duhet t’ju largohen praktikave që dëmtojnë prokurimin publike duke mos lejuar që presionet politike të dëmtojnë procesin e prokurimit. Po ashtu z. Bytyçi theksoj së transparenca dhe llogaridhënia janë parime që duhet të implementohen në Komunat e Kosovës duke siguruar që gjitha kontratat publike duhet të monitorohen dhe të kontrollohen për tu siguruar për cilësinë e punës që operatorët ekonomik i ofrojnë Komunave.

Admir Salihu jurist nga Lëvizja FOL , prezantoi një raport me aktivitet e prokurimit të kësaj organizate. Parregullsitë të cilat kanë identifikuar gjatë procesit të prokurimit publik. Ai gjithashtu theksoi se sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës neni 120, mundëson qasjen në dokumentet e prokurimit dhe që ky nen kërkon transparencë dhe llogaridhënie për paranë publike .

Fehmi Reka zyrtar i zyrës së prokurimit në Ferizaj, tha se kjo zyrë është transparente me aq sa lejon ligji për prokurimin LPP. Ai gjithashtu tha se komuna ka nënshkruar 16 kontrata , 1 nga këto kapitale e cila ka qen për rrënimin e objekteve pa leje. Dhe në të gjitha këto kontrata ka qen kriteri çmimi më i ulët. Nga ky vit nuk do të kërkohet fatura e KEK-ut nga operatorët ekonomik tha ai. Gjithashtu ai theksoi se primare është infrastruktura bazike dhe mandej do të bëhen projektet e mëdha zhvillimore. Dhe ai gjithashtu tha se për kompanitë të cilat janë kontraktuar nga komuna janë kompani serioze dhe me përvojë pune. Ai gjithashtu përmendi se problem është se kriteret e ashpra po quhen diskriminuese dhe për atë po shkojmë me kritere më të buta.

Ndërsa zyrtari i zyrës së prokurimit Xhevdet Bushi nga Hani Elezit tha se kjo zyrë është shumë transparente pasi që edhe kryetari i kësaj komune është apolitik dhe se në faqen zyrtare të komunës e kanë publikuar edhe Planin e Prokurimit , plan ky që është konfidencional. Dhe në listën e zezë të komunës ka futur një kompani sepse siç tha ai për ta futur në listën e zezë të shtetit të dalin pengesa gjatë rrugës. Ai gjithashtu theksoi se do të jen të hapur dhe transparent për të gjitha organizatat që do të monitorojnë këtë zyrë.

Zeqir Selmani zyrtar i zyrës së prokurimit në Kaçanik , tha se kan proceduar 8 projekte të investimeve kapitale , 4 me shuma të vogla për këtë vit .

Muhadin Halili zyrtar i zyrës së prokurimit në Shtime , tha se 80% kemi arritur me rregullu infrastrukturën. Dhe se çmimi më i ulët ka qen kriteri.

Ndërsa Bekim Ademi nga PSK , tha se shqetësim është bartja e projekteve nga viti në vit dhe projektet aq sa po parashikohen edhe aq po epen në projekt. Problem tjetër del të jetë edhe pranimi teknik, i cili nuk është serioz sepse nuk po dihet kush po e përcjell atë punë.

Faruk Guri nga LDK-ja, paraqiti shqetësimin e subjektit të tij për presionin që bëhet nga kryetarët te zyrtarët e prokurimit dhe rruga “Epopeja e Jezercit’ që rezulton me 64 prishje , rruga ‘Enver Topalli’ e cila siq e quajti ai “me katër korsi” që është nivelizuar asfalti me trotuar. Ai gjithashtu përmendi edhe kanalizimet të cilat janë ende të papërfunduar në Pleshin dhe Zaskok, ujësjellset nuk janë mirëmbajt dhe nuk po mirëmbahen.

Në fund të debatit, nga ajo që u tha nga pjesëmarrësit u nxorën edhe rekomandime si :

1. Të ketë raportim të rregullt nga zyra e prokurimet 3 mujor dhe 6 mujor në kuvend
2. Zyrat e Prokurimit të shëndrrohen në dikaster të veçantë (drejtori)
3. Të ketë transparencë tek planet e prokurimit, kontratat dhe vlerësimi
4. Krijimi i mekanizmave për uljen e presionit politik dhe biznisor tek zyrtarët e prokurimit
5. Mekanizmi mbikëqyrës i kontratave të forcohet.