Rruga e vdekjes
22/02/2011INPO përmes kësaj komunikate për media shpreh pakënaqësinë e thellë për sigurinë në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë. Vetëm gjatë vitit 2010 në këtë rrugë kanë ndodhur 175 aksidente trafiku prej të cilave dy prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa të tjerat janë me dëme materiale.
Banorët e kësaj lagje nuk janë të vetmit qytetarë të cilët ballafaqohen me probleme të kësaj natyre, duke pasur parasysh se rrugët e Prishtinës janë të stërngarkuara me automjete, mungojnë shenja të komunikacionit,semaforët janë jofunksional, mungojnë parkingjet publike, dhe si pasojë e këtyre problemeve në Prishtinë kanë ndodhur 4123 aksidente ku 280 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar.
Gjithashtu INPO shpreh shqetësim të thellë me mënyrën se si janë trajtuar dhe injoruar banorët e lagjes kur ata i kanë dërguar ankesat e tyrë në organet kompetente.
Ne kërkojmë nga autoritetet dhe organet kompetete që të vendosin rregulla më të ashpra ndaj ngasësve të automjetve, vendosjen e shenjave të nevojshme dhe vendosjen e policëve të shtrirë.
Njëherit u bëjmë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve dhe pjesmarrësve në komunikacion ta shtojnë kujdesin dhe ti rrespektojnë rrëgullat e komunikacionit.