Roli i deputetit në Parlamentin e Kosovës dhe komuna

05/06/2014

Ferizaj,05Qershor- INPO organizoi debatin e radhës “Roli ideputetit në Parlamentin e Kosovës dhe komuna”. Të pranishëm në këtë debat ishin: znj.Synavere Rysha (LDK), z.Blerim Grainca (LDK), z.Emrush Xhemajli (LVV),z.Naim Hasani (AKR), z.Xhavit Zariqi (AAK), z.Besart Jashari (PDAK), z.AdmirSalihu (Avokat) z.Gazmend Rexhepi, përfaqësuestë OSBE-së si dhe mediat.

Koordinatori i INPO-s,z.Alban Haliti bëri hapjen e debatit duke treguar rëndësin e të debatuarit me kandidatët për deputet për Kuvendin e Kosovës. Më tutje z.Afrim Demiri shpjegoi aryeshmërinë e të debaturarit rreth kësaj teme u fokusua në disa pika kyqe rreth asaj se sido të jetë përfaqësimi i Ferizajt në Parlamentin e Kosovës si dhe elementet që i bashkojnë të gjithë kandidatët e kësaj komune duke përfshirë këtu trashëgiminë kulturore, autostradat, si dhe investimet kapitale.

Të gjithë kandidatët për deputet u pajtuan se Ferizaj ka qenë i papërfaqësuar dhe i diskriminuar në investimet e nivelit qendror.

Znj.Synavere Rysha shprehu një shqetësim se si qytetarët e Ferizajt votojnë më shumë kandidatët për deputet të qyteteve tjera se sa të komunës sonë. Ajo poashtu tha se pjesmarrja e këtij qyteti në qeveri në mandatet e kaluara ka qenë minimale.

z.Emrush Xhemajli ng LVV tha se në mandatet e kaluara është vërejtur një dukuri e keqe si ajo e shkeljes së kushtetutës, e sidomos nga vetë hartuesit e saj. Ai tha se deputetët duhet t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, ngase vullneti i qytetarëve është degraduar qysh nga Marrëveshja e Brukselit.

z.Xhavit Zariqi tha se komuna e Ferizajt nuk ka fuqi politike dhe nuk është përfaqësuar në nivelin meritor për shkak të elektoratit. Ai tha se sikur Ferizaj të kishte fuqi politike autostrada nuk do të shkonte nga Malisheva.

Për këto zgjedhje që do të mbahen me 08 Qershor, z.Zariqi tha se komuna e Ferizajt maksimalisht do të përfaqësohet me dy apo tre deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga ana tjetër z.Naim Hasani tha se ky qytet është përfaqësuar nga deputet të cilët në rend të parë kanë pasur interesin personal.

z.BlerimGrainca nga LDK tha se deputetët duhet të mirren me plane konkrete dhe se komuna e Ferizajt kontribon me rreth 110 milionë euro për taksa në buxhetin e Kosovës mirëpo ky kontribut nuk kthehet në investime në këtë komunë.

Nga PDAK, z.Berat Jashari tha se duhet të kemi një numër më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës që të ngritet zëri për interesat e qytetarëve.

Sipas z.Gazmend Rexhepit shërbimi diplomatik është kthyer në atë rajonal dhe si qytetnuk kemi qenë të përfaqësuar që 15 vite duke qenë kështu të diskriminuar.

z.Admir Salihu rreth kësaj qështje u fokusua në katër pika : tek islami politika, autostrada Prishtinë –Shkup, ndarja në zona zgjedhore e Kosovës dhe shpërndarja e buxhetit.

z.Xhavit Zariqi tha se hekurudha për qytetin e Ferizajt është një pasuri, por që fatkeqësisht nuk është e menaxhuar mirë dhe drejtë duke mos pasur mirëmbajtje të saj as nga niveli lokal, por as nga ai qëndror.

Sai përket pytjes se a duhet të mbetet emblemë e qytetit, stema e kamarierit të Ferizajt, kandidatja për deputete nga LDK-ja për Ferizaj, znj.Synavere Rysha tha në mënyrë të prerë se në asnjë mënyrë që ajo të mbetet emblemë e qytetit ngase është fyese të ndërrohet me figurën e Mic Sokolit, por ajo mund të mbetet e tillë vetëm si simbol.

E rreth kësaj çështje për emblemën e qytetit nga LVV, z.Emrush Xhemajli tha se emblema e kësaj komune është e ngarkuar ngase përmban katër elemente dhe një komunë duhet të identifikohet vetëm me një të tillë. Ndërsa për stemën e kamarierit ai shtoi se ajo ka vetëm kuptimin e pritjes.

Ndërsasa i përket bashkëpunimit të deputetëve edhe pse janë në parti të tjera, por nëtë mirë të qytetarëve kandidatët pjesmarrës për deputet në Parlamentin e Kosovës në këtë debat thanë se janë pro bashkëpunimit mes deputetëve të kësaj komune.