Ri-politizim apo funksionalizim i Ndërmarrjeve Publike”
07/03/2014Ferizaj,07 Mars 2014- INPO organizoi debatin “Ri-politizim apo funksionalizim të Ndërmarrjeve Publike”, të pranishëm në këtë debat ishin: z.Ali Sadriu, Kryesues i Komisionit Aksionar “Stacioni i Autobuseve” z.Abedin Qeli -Ish Kryesues i Bordit, z.Ajet Qerkini Ish Kryesues i Stacionit të Autobusëve, z.Muhamet Çerkini, shef i grupit parlamentar nga LDK, z.Gazmend Bytyqi, shef i grupit parlamentar nga PDK, z.Flamur Istrefi nga LVV, z.IbrahimHyseni nga AKR, z. Fadil Lipovica , Kryesuesi komisionit aksionar “Bifurkacioni”, z.Arsim Bajrami, Kryesues i komisionit aksionar “Pastërtia”, Burhan Salihu, anëtari Bordit “Bifurkacioni”, z.Admir Salihu,avokat si dhe z.Afrim Demiri, gazetar.
Fillimisht z.Samir Reka nga INPO, hapi debatin duke thënë se problemet me menaxhimin dhe zgjedhjene Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike janë çështje që janë diskutuar mjaftë shpesh në sferën publike në Kosovë dhe nuk janë një dukuri e panjohur edhe për komunën e Ferizajt. INPO për vite me radhë ka kritikuar politizimin etyre dhe ka kërkuar që Bordet e Drejtorëve të udhëheqen prej profesionistëve,dhe të mos shndrrohen në biznese ku akomodohen militantët e partive politike.
Menjëherë fjalën e mori z.Ali Sadriu, kryesues i Komisionit Aksionar “Stacioni i Autobusëve” duke thënë se Bordi i Drejtorëve në ‘’Stacionin e Autobusëve” nuk ka pasur koordinim të punëve me Komisionin Komunal Aksionar, nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm si Statutin dhe Rregulloren e Punës dhe se ka punuar me para të gatshme (kesh), në munges të llogaris bankare.
Sipas z.AjetQerkini të gjithë anëtarët e Komisionit Komunal Aksionar të sapo zgjedhur të “Stacionit të Autobusëve” janë me profesione joadekuate dhe të papranushme dhe ndër tëtjera ai shprehu shqetësimin sa i përket mbledhjeve duke thënë se një e tillë ka qenë vetëm ajo njoftuese.
z.Fadil Lipovica, kryesues i komisonit aksionar “Bifurkacioni” tha se kjo ndërmarrje është e liruar nga të gjitha veprimet politike, ndërsa sa i përket emërimit tëdrejtorëve ai tha se ky emërim është bërë për shkak të vakumit institucional.
z.Admir Salihutha se ligji nuk mund të interpretohet vetëm ashtu si i përshtatet palëve. Sipas z.Salihut as pushteti paraprak as ai i tanishëm nuk ka qenë transparent sa i përket NP. Ndër të tjera ai tha se çdo raport i ardhshëm do të jetë i kontestuar.
z.Gazmend Bytyqi, shef i grupit të asambleistëve në KK të Ferizajt nga PDK, tha se ky vendim është vendim politik. Ndërsa sa i përket Bordeve të emëruara më parë të NP ai tha se gjithqka ka shkuar sipas proceduarave të rregullta dhe se nuk është marrë parasysh përkatësia politike apo racore. Ai tha se komisioni komunal aksionar është pozitë politike, pasi që zgjedhet nga Kuvendi Komunal mirëpo Bordet e Drejtorëve nuk kanë qenë asnjëherë politike,por profesionale.
Nga radhët eLDK-së z. Muhamet Çerkini tha se partia nuk ka dashur t’i politizojë këto komisione dhe se këto janë vendime të përkohshme.
z.Flamur Istrefi nga LVV tha se mungesa e transparencës po vazhdon për vite me radh. Ai tha se emërimi i bordit të përkohshëm nuk është nënshkruar nga anëtari i VV në Komisionin Komunal të Aksionarëve dhe se këto vendime të fundit janë marrë në mënyrëtë pavarur.
Sipas z.Ibrahim Hysenit nga AKR, përzgjedhja edhe nëse është bërë në formë politike, së paku të bëhej më profesionale dhe pa shkelje procedurale. Arsyetimi se në “Stacionin e Autobusëve” nuk është bërë asnjë investim nuk qëndron ngase nuk mundet që ky bord të bëjë investime për 4 muaj punë.
z.Afrim Demiri tha se opozita po shndrrohet në pasqyrë të pozitës dhe anasjelltas dhe se NP po vazhdojnë të jenë instrument i partive në pushtet. Sipas z.Demirit është e domosdoshme që të shfaqen kërkesa politiketë cilat kërkojnë menaxhment profesinal për këto Ndërmarrje.
z.Alban Haliti,Koordinator i Programeve në INPO tha se çdo ndërrim i pushtetit në Ferizaj është përcjellur me ndërrime në Ndërmarrjet Publike, që sipas INPO-s nuk i kontribojnë funksionalizimit të Ndërmarrjeve Publike dhe menaxhimit të mirë të parasë publike. Vendimet e fundit për shkarkim të bordit të drejtorëve INPO i sheh si të nxituara dhe jashtë procedurave të parapara me ligj. Po ashtu ai tha se duhet krijuar një koncept i ri i qeverisjes, i cili nuk mbështetet në revanshet partiake, por në parimet e profesionalizmit dhe të paanshmërisë politike.
Rekomandimet e INPO-s:
1. Komisioni Komunal Aksionar i NP“Stacioni i Autobusëve” të paraqesë para Kuvendit Komunal të Ferizajt analizë të detajuar mbi gjendjen e Ndërmarrjes.
2. Komisioni Komunal i Aksionarve në përputhje me Ligjin për NP të përcaktojë afatin kohor për të cilin Bordi i Drejtorëve dotë paraqes arsyet për performancën e dobët.
3. Komisioni Komunal i Aksionerëve të paraqes raport të shkruar para Kuvendit Komunal,ku argumenton se Bordi iDrejtorëve ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe arritjen e objektivave të parapara me planin e biznesit të Ndërmarrjes.
4. Të ftohet prokuroria të bëjë hetime për dyshimet dhe keqpërdorimet në këtë Ndërmarrje.
5. Përzgjedhja e Bordit të Drejtorëve të bëhet në bazë të kritereve të parapara me ligj:
6. Kandidatët të jenë të përshtatshëm profesionalisht,të pa-anshëm politikisht,të mos ketë konflikt të interesit dhe kandidatët të mos jenë të ndjekur penalisht.
7. Në komisionet përzgjedhëse për anëtarët e Bordeve të NP të mundësohet pjesmarrja e shoqërisë civile për të siguruar transparencë në këtë proces.
INPO do të vazhdojë të bëjë presion që këto rekomandime të implimentohen.