Reagim ndaj shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të NP ‘‘Stacioni i Autobusëve’’ Ferizaj

28/02/2014

Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj është në kundërshtim me procedurat e shkarkimit të parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Komisioni Komunal Aksionar i Ndërmarrjes Publike Lokale ‘’Stacioni i Autobusëve’’ i formuar rishtazi nga Kuvendi Komunal i Ferizajt me vendimin e publikuar të datës 26 Shkurt 2014, me të cilin ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve nuk i ka respektuar procedurat e parapara për shkarkim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike (LigjiNr. 03/L-087).

INPO në parim mbështet idenë se është në kompetencën e Komisionit Aksionar që llogaritet si pronar i Ndërmarrjes Publike Lokale, që t’a shkarkoj bordin e drejtorëve për munges të performancës, mirëpo shkarkimi nuk duhet të jetë proces i nxituar por i mbështetur në procedurat e parapra me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
Nga arsyetimi i prezantuar nga Komisioni Aksionar në web-faqen e komunës së Ferizajt del se shkarkimi po bëhet ngase Ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve” nuk posedon statutin e ndërmarrjes dhe rregulloret e brendshme, si dhe ka funksionuar në mungesë të llogaris rrjedhëse me vite të tëra, që ka mundësuar funksionimin e saj në mënyrë të kundërligjshme.

INPO i bënë me dije Komisionit Aksionar se në bazë të nenit 4.2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nëse një Ndërmarrje Publike nuk ka qenë e organizuar si Shoqëri Aksionare me Statut dhe Rregullore të brendshme në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji (Qershor 2008), është detyrë e Komisionit Aksionar që ta kryejnë këtë organizim brenda njëqind epesëdhjetë ditëve (150) pas kësaj date dhe jo detyrë e Bordit të Drejtorëve.

Për më tepër në vazhdim të këtij neni thuhet se nëse Komisioni Aksionar nuk e ka kryer organizimin brenda afatit të sipër cekur, Ministria e Ekonomis dhe Financave është e autorizuar që ta kryejë organizimin në emër të tyre; në rastin e Ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve” Ministri paskonsultimit me Qeverinë dhe Kryetarin e Komunës do të jetë, në bazë të Ligjit përNdërmarrjet Publike, përfaqësuesi ligjor i pronarëve-komisionit aksionar të“Stacionit të Autobusëve” dhe është i autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat enevojshme për kryerjen e organizimit.

Prandaj, INPO vlerëson se Komisioni i Aksionarëve është dashur të veprojë në bazë të nenit 7.2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike që thekson se nëse performanca e Ndërmarrjeve Publike devijon nga caqet e përcaktuara në Planin e Biznesit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve për vitin përkatës financiar, Aksionari(ët) do të kërkojnë nga Bordi i Drejtorëve që të përgatisë dhe t’u dorëzojë atyre një raport i cili i shpjegon arsyet për performancën e dobët, dhe Aksionari(ët) do të marrin të gjitha masat e duhura korrigjuese.

Dhe vetëm nëse Ndërmarrja Publike dështon në arritjen e caqeve të saj të performancës për dy vite financiare radhazi, personi(at) përgjegjëspër ushtrimin e të drejtave përkatëse të aksionarit është i detyruar që të marrë parasysh shkarkimin dhe zëvendësimin e Bordit të Drejtorëve ose shumicës së anëtarëve të tij.

Përfundimisht, INPO duke u mbështetur në Ligjin për Ndërmarrjet Publike (Ligji Nr. 03/L-087) vlerëson se Komisioni Komunal i Aksionarëve të Ndërmarrjes Lokale ‘’Stacioni iAutobusëve” nuk ka prezantuar prova bindëse për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve, ngase arsyet e përmendura të shkarkimit, kanë qenë pikërisht detyrë Komisionit Komunal të Aksionarëve dhe jo e Bordit tëDrejtorëve.

Në fund, INPO kërkonqë arsyet e marrjes së vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të prezantohen në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe nëse ka bazë se janë bërëkeqpërdorime të ftohet prokuroria që të inicioj procedurat hetimore, dhe të shkarkohen ata të cilët kanë kryer keqpërdorime. Gjithashtu, INPO inkurajon Komisionet Aksionare të të gjitha Ndërmarrjeve Publike që të vazhdojn me kërkimin e përgjegjësive prej Bordeve të Drejtorëve, por duke respektuarprocedurat dhe ligjet në fuqi.