Raport nga monitorimi KK Prishtinë
06/02/2013Të nderuar, ju paraqesim përmbledhjen e raportit të monitorimit nga seanca e KK të Prishtinës, të mbajtur më 24 Janar 2013.
Në mbledhjen e parë të Asamblesë së komunës së Prishtinës e cila u mbajt me 24 janar 2013, mbledhja filloi me një kërkesë nga z. Sadri Ramabaja, asamblistë nga radhët e VETËVENDOSJES, që në pikën e 9-të të sjellët një pasqyrë e qartë për suksesin e nxënësve për gjysmë-vjetorin e parë për vitin 2013 sepse sipas tij, nuk mjafton vetëm një informatë për shqyrtim të suksesit. Kurse drejtori i Arsimit z. Halim Halim u përgjigj se drejtoria që ai drejton nuk mund të bëjë një analizë të tillë, këtë duhet ta bëjë MASHT-i, sepse komuna e Prishtinës nuk ka kapacitete të bëjë vlerësime të tilla.
Më pas Naim Makolli nga AKR-ja, lexoj një letër, ku kërkoj që të zgjidhen problemet e banorëve të fshatrave, ku një ndër problem më të mëdha për këta qytetar është papunësia.
Mejreme Berisha nga AAK, kërkoj që sheshi “Zahir Pajaziti” të nderohet me emrat e tre heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Në këtë mbledhje u morën gjashtë vendime dhe u dhanë dy informatat:
Informatë për arkëtimin, shpenzimet dhe investimet për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2012;
Në këtë mbledhje u dha një informatë për arkëtimin, shpenzimet dhe investimet për periudhën e fundit të vitit 1 tetor-31 dhjetor 2012. Këtë informatë e paraqiti drejtori i financave z. Xhelil Bekteshi. Kjo informatë u mirëprit nga të gjitha subjektet politike, me përjashtim të PDK-së dhe VETËVENDOJSE të cilat drejtuan disa kritika se informata nuk po i bëjnë si duhet.
Informatë për suksesin e nxënësve në gjysëmvjetorin e parë të viti shkollor 2012/13;
Drejtori i Arsimit z. Halim Halimi, paraqiti informatën për suksesin e nxënësve në gjysmë-vjetorin e parë të vitit 2013, i cili i tregoj edhe dobësitë në arsimin parauniversitar të Prishtinës. Nxënësat e shkollave të mesme kanë suksese më të dobëta dhe mungesat e nxënësve janë të larta.
Pas kësaj informate, reagoj shefi i grupit parlamentar të AKR-së, i cili tha se drejtorët e shkollave duhet të jenë ata të cilët duhet t’i monitorojnë mësimdhënësit.
Në këtë mbledhje u miratuan edhe gjashtë propozim-vendime:
Propozimvendimi për formimin e komisionit vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim;
U formua komisioni vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, ky komision përbehët prej shtatë anëtarëve.
Propozimvendimi për dhënien e strehimores publike në shfrytëzim të përkohshëm Qendrës Rinore dhe Programit “Laboratori inovativ” i UNICEF-it në Prishtinë;
Të gjithë asamblistët votuan për dhënien e strehimores publike në shfrytëzim të përkohshëm Qendrës Rinore dhe Programit “Laboratori inovativ” i UNICEF-it.
Propozimvendimi për plotësimin e statusit të Qendrës të Mjekësisë Familjare;
Drejtori i shëndetësisë paraqiti propozimvendimin për plotësimin e statusit të Qendrës të Mjekësisë Familjare, ku u aprovua nga të gjithë të pranishmit.
Propozimvendimi për dhënien e trafos në shfrytëzim KEK-ut – Distribucionit të shpërndarjes, Njësia në Prishtinë;
Komuna mori vendim që trafon të jap një shfrytëzim KEK-u, Distribucionit të shpërndarjes.
Propozimvendimi për dhënien e pajisjeve në shfrytëzim dhe subvencionimin e mjeteve financiare NPL”Hortikultura” SH.A. në Prishtinë;
Në këtë mbledhje u morë vendim që Ndërmarrjes komunale “Hortikultura” të subvencionojnë me 300.000 euro nga mbetjet e projekteve te cilat janë realizuar. Me këto mjete “Hortikultura’’ do t’i investoj në mbjelljen e fidanëve.
INPO vlerëson se njëri prej problemeve që duhet të zgjidhet sa më shpejtë nga organet komunale, është problemi me suksesin dhe mungesat e nxënësve të shkollave të mesme. Mungesat e nxënësve ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e suksesit e tyre, nga i cili vjen edhe cilësia më e dobët e mësimnxënies. Këtë problem duhet të zgjidh komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e arsimit në bashkëpunim me MASHT-in.