Punktet e shëndetësisë objekte pa shërbime mjekësore
29/01/2011INPO përmes konferences për media bëri publike një hulumtim të cilin e ka bërë gjatë muajit janar institucioneve publike të shërbimit parësor shëndetësorë.
Zyrtarët e INPO-së iu bënë vizitë 14 punkteve shëndetësore në 14 fshatra të komunës së Ferizajt.
Gjatë fazës së monitorimit, zyrtarë të INPO-s janë takuar me personelin e ambulancave si dhe kanë intervistuar qytetarët e fshatrave për funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtyre punkteve.
E drejta e shërbimit shëndetësor është e drejtë themelore të cilën e gëzon çdo qytetar i Kosovës,mirëpo në komunën tonë, siç kemi vërejtur kjo e drejtë po iu mohohet qytetarëve tanë për të pasur kujdesin primar shëndetësor në vendbanimin e tyre.
Përkundër investimeve nga organizata të ndryshme dhe Komuna e Ferizajt, punktet e shëndetësisë eksitojnë vetëm si objekte mirëpo funksionimi i tyre është pothuajse zero.
Problemet që ne kemi vërejtur gjatë monitorimit janë: mos respektimi i orarit, mungesa e mjekëve , infermiereve, mungesa e barnave esenciale, mos higjiena në objektet e shëndetësisë, mos funksionimi i laboratorëve , mungesa e shërbimeve stomatologjike, mungesa e ngrohjes si dhe punkti shëndetësor në Talinovc, Mirosal, Bablak dhe Babush janë jofunksional prej disa muajsh.
Problemi numër një është mos respektimi i orarit të punës.
Mungesa e mjekëve.
Mungesa e barnave edhe atyre esenciale është e pranishme pothuajse në të gjitha institucionet e kujdesit primar.
Shumica e këtyre punkteve “funksionojnë’’ pa laborant dhe pa shërbimet e stomatologut përderisa këto punkte mbulojnë tri deri në pesë fshatra fqinje dhe kërkesat për pranin e tyre janë shumë të mëdha.
Gjendja e higjienës në lokalet mjekësore është në nivel shqetësues,pasi që tekniku-infermieri është i detyruar të pastroj dhe të kryej shërbime të infermierisë sepse jo të gjitha qendrat kanë mirëmbajtësin.
Po ashtu në shumicën e punkteve nuk respektohet ligji dhe udhëzimi administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë për duhanin.
Mungesa e ngrohjes, është më se evidente dhe pothuajse mungon tërësisht.
Shërbimet si dhënien e infuzioneve, injeksioneve e shumë shërbime të tjera qytetarët detyrohen të vijnë në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj. Ndërsa punktet në Talinovc, Mirosal, Bablak dhe Babush janë jofunksional prej disa muajsh.
Në bazë të këtyre të gjeturave INPO- kërkon nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenës Sociale që sa më shpejtë të gjejë forma dhe mundësi që këto punkte të bëhen sa ma shumë funksionale dhe të jenë në shërbim të qytetarëve .