Publikimi i Rezultateve te Hulumtimit “Shpenzimi i Parase Publike”
28/03/2011Organizata INPO sot mbajti konferencë për gazetarë, për të publikuar rezultatet e anketës së dytë me rradhë të zhvilluar me qytetarët e Prishtinës me temë: “Shpenzimi i Parasë Publike”. Për pjesëmarrje në këtë hulumtim përveq zyrtarëve të INPO-së janë ftuar edhe zyrtarë komunal për të zhvilluar punën në terren si dhe përpilimin e rezultateve, pasiqë për rezultatet e hulumtimit të fundit kishin deklaruar se janë të njëanshme, por edhe kjo kërkesë mbeti pa përgjigje.
Ky hulumtim u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies në Komunën e Prishtinës”, financuar nga SOROS. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte nxjerrja e disa të dhënave lidhur me shpenzimin e parase publike nga ana e Komunës së Prishtinës. Gjithashtu synimi i këtij hulumtimi është informimi i opinionit prishtinas lidhur me mendimin e disa qytetarëve se si ata e shohin gjendjen aktuale dhe menagjimin e të hyrave publike në Komunën e Prishtinës. Ne shpresojmë që përmes këtij hulumtimi kemi identifikuar qëndrimin real të qytetarëve rreth shpërndarjes dhe menagjimit të të hyrave komunale.
Realizimi i anketimit u bë në mënyrë direkte në kontakt me respodentët, përkatësisht qytetarët të zgjedhur me metodën e rastit. Anketat janë realizuar nga data 23 Mars 2011, kryesisht në rrugët e Prishtinës. Pyetësorët përmbajnë pyetje se a duhen ulur shpenzimet e parase publike të cilat në realitet janë taksat e vet qytetarëve dhe si duhen shpëndarë ato, poashtu në këtë hulumtim të anketuarit pyeten nëse ata dinë per ndonjë rast të keqpërdorimit të parasë publike. Anketa përmban pyetje të mbyllura me nga katër (4) dhe (3) opsione.
Edhe në këtë hulumtim të realizuar nga INPO, të anketuarit ishin 50% femra dhe 50% meshkuj, nga mosha 18-28 të anketuar janë 36%, nga 28-38 janë 28%, nga 38-48 janë 21% dhe mbi 48 vjeq 15%. Statusi social i të anketuarve gjithashtu është i larmishëm ku mbi mesatar janë deklaruar 12%, mesatar 72% dhe nën mesatar 16%.
Pyetjes së parë se a mendojnë qytetarët e Prishtinës se buxheti komunal ndahet në mënyrë të drejtë për të gjitha drejtoritë 47% e qytetareve kanë qendrim mosbesimi për një gjë të tillë. Por në anen tjetër 16% vlersojnë se buxheti ndahet në mënyrë të rregullt konform rregullorës së Komunës.
Përqindje të lartë prej 19.50% kemi edhe te një grup i qytetarëve të cilët janë në mëdyshje rreth ndarjes së drejtë apo jo të buxhetit për drejtoritë përkatëse. Ndërsa 17.50% shprehen se nuk janë dijeni apo nuk kanë ndonjë informacion të qartë se si ndahet buxheti në tërësi.
Në pyetjën se a mendojnë qytetarët se Komuna bën shpezime të tepërta 42% e të anketuarve shprehen se shpezimet janë shumë të larta, rrjedhimisht jo të kontrolluara, 35% deklarohen se shpenzimet janë mesatare, 16% thonë se Komuna shpezon jashtë limitit të përcaktuar me rregullore, kurse 7% janë për atë se Komuna nuk bën fare shpenzime të tepërta. Ajo qfarë vërejmë në këtë rast është se një numër tejet i lartë i qytetarëve mendojnë se komuna bën shpezime të panevojshme.
Në pyetjen se a duhet komuna ti ulë shpenzimet, 69% e të anketuarve thonë se duhet bërë një gjë e tillë, por në anën tjetër 8% shprehen kundër kësaj dhe konstatojnë se nuk ka nevojë. Ndërsa 23% thonë se nuk kanë një qëndrim të qartë lidhur me këtë gjë.
Gjatë hulumtimit tonë qytetarët janë pyetur edhe se a ka nevojë Komuna të bëj shtimin e subvencioneve për sektorin e bujqësisë, 77% të respodentëve janë deklaruar se gjithsesi duhet të rriten, në mënyre që të zhvillohet edhe ky resurs ekonomik ashtu si duhet. Por 4% shprehen se nuk ka nevojë të rriten ndihmat komunale për këtë sector, kurse 19% deklarohen se nuk dinë se qfarë të shtojnë lidhur me këtë.
Lidhur me rastet e keqperdorimeve të parasë publike nga ana e Komunës dhe sa janë në dijeni vetë qytetarët për këtë fenomen,16% deklarohen se janë në dijeni të ndonjë afere apo rasti korruptiv, 36% thonë se kanë iformacion dhe 48% shprehen se nuk e dinë ndonjë rast të tillë.