”Prioritetet e vitit 2011 për komunitetin RAE”.
10/01/20111 janar 2011-Iniciativa për progres (INPO) organizoi tryezën me tenë:”Prioritetet e vitit 2011 për komunitetin RAE”.
Kjo tryezë u realizua ne kuadër të projektit “Ngritja e mbikëqyrjes qytetare në procesin e vendim-marrjes-fuqizimi i Komuniteteve Rom,Ashakanli dhe Egjiptas në Ferizaj”.
Në tryez morën pjesë:Përfaqesues të Komunës së Ferizajt ,të Partive Politike të Komuniteteve,organizatave jo-qeveritare të komuniteteve dhe përfaqësues medial.
Problemet dhe sfidat me të cilat përballen këto komunitete janë të shumta dhe të llojllojshme të cilat janë përgjegjësi për gjithë shoqërinë e në veqanti për institucionet përgjegjëse që do të duhej të merrnin masa për zgjidhjen dhe zbutjen e problemeve që e rëndojnë Komunitetin RAE.
Niveli i dobët i edukimit, papunësia, strehimi i qëndrueshëm, shëndetësia, përfaqesimi medial janë probleme të cilat përballen vazhdimisht komunitetet, andaj edhe diskutuesit i vunë prioritet për vitin 2011, zgjidhjen dhe zbutjen e këtyre problemeve.