“Prioritetet dhe sfidat e Zyrës së Prokurimit për vitin 2011”

15/03/2011

Organizata INPO sot organizoi tyrezën në kuadër të projektit të SOROS-it dhe të BTD-së me temë: “Prioritetet dhe sfidat e Zyrës së Prokurimit për vitin 2011”. Të pranishëm në këtë tryezë ishin: Safet Hoxha-KRPP, Elez Surdolli-Shoqata e Ndërtimit të Rrugëve, Jehona Kapllani-INPO, gazetarët e të përditshmev në Kosovë si dhe të dërguarit e shtatë kompanive të ndryshme të cilët janë tënderuesit më të shpeshtë në Zyrën e Prokurimit Publik në Prishtinë.

Organizata INPO sot organizoi tyrezën në kuadër të projektit të SOROS-it dhe të BTD-së me temë: “Prioritetet dhe sfidat e Zyrës së Prokurimit për vitin 2011”. Të pranishëm në këtë tryezë ishin: Safet Hoxha-KRPP, Elez Surdolli-Shoqata e Ndërtimit të Rrugëve, Jehona Kapllani-INPO, gazetarët e të përditshmev në Kosovë si dhe të dërguarit e shtatë kompanive të ndryshme të cilët janë tënderuesit më të shpeshtë në Zyrën e Prokurimit Publik në Prishtinë. Edhe pse e kishte marrë ftesën për pjesëmarrje në tryezë në cilësinë e panelistit dhe nga Zyra e Prokurimit u konfirmua ardhja e tij z.Ekrem Rexha-Shef i Zyrës së Prokurimit nuk ishte i pranishëm në këtë tryezë.

Jehona Kapllani-Zyrtare e INPO-së bëri hapjen e kësaj tryeze duke theksuar shumë qështje të rëndësishme si: përmirësimi i shpërndarjes së parasë publike, parregullësia dhe mostransparenca e zyrtarëve si dhe vështirësitë për tu qasur në dokumentet zyrtare. Panelistët vunë në pah problemin e financimit të shumë kontratave dhe tenderëve nga Qeveria Qëndrore, të cilat nuk mund të kontrollohen apo mbikqyren nga Komuna. Safet Hoxha nga KRPP theksoi se menaxhimi i fondeve është elementi bazë dhe esencial i këtij institucioni, ndërkaq sa i përket parregullsive, shkeljeve të ndryshme, tenderimeve jo të drejta, ato sanksionohen dhe se kjo gjë është e rregulluar me ligj, në bazë të Kushtetutës së Kosovës neni 10 i ligjit për Ekonomi të Tregut të Lirë.
Ai gjithashtu paraqiti të dhënat nga raporti i Komisionit Rregullativ të vitit 2010, dhe bëri krahasime në mes të shteteve të rajonit. Z.Hoxha theksio se njëra ndër procedurat më të mira është procedura e hapur.

Fatos Shala gazetar nga gazeta Lajm vuri në pah disa parregullësi dhe njëra ndër to ishte fshehja e tenderëve të anuluar nga Zyra e Prokurimit e cila ka raportuar vetëm 22 tenderë të anuluar ndërkaq KRPP-ja ka raportuar 68 tenderë të anuluar për Zyrën e Prokurimit në Komunën e Prishtinës.
Elez Surdolli nga Shoqata e Ndërtimit të rrugëve foli për një element shumë të rëndësishëm e që është hakmarrja e Komunës së Prishtinës ndaj kompanive të cilat ankohen në Zyrën e Prokurimit për qmimet e tenderëve dhe parregullësi të tjera.
Ganimet Klaiqi nga gazeta Koha Ditore foli për bartjen e shumës prej 16 milionësh nga viti paraprak dhe për kompanitë të cilat kanë aplikuar për tender dhe kanë fituar megjithëse këto kompani ishin në listën e zezë të komunës.

Në këtë tryezë diskutimi u arrit në përfundim se në Zyrat e Prokurimit Publik ka: kaqmenaxhim të parasë publike, mostransparencë, tenderime jo të drejta si dhe probleme të ndryshme të cilat lidhen edhe me kompanitë që janë në listën e zezë të Komunës e që vazhdimisht ofertojnë në Zyrën e Prokurimit.