Performanca “Starto, Lajmëro dhe lufto Korrupsionin”

09/12/2011

9 dhjetor 2011/Ferizaj-Vlerësimet për shkallën e lartë të korrupsionit në vendin tonë, rrisin edhe më shumë përgjegjësinë për luftën ndaj kësaj dukurie si dhe tregon se sa janë të vonuara institucionet tona për të luftuar dhe parandaluar atë.

INPO për të shënuar Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit ka realizuar performancën “Starto, Lajmëro dhe lufto Korrupsionin” për t’i inkurajuar përgjegjësit e institucioneve publike që të fillojnë vrapin kundër korrupsionit. Hapat e vrapimit simbolik në Sheshin e qytetit bartin mesazhin e kërkesës tonë që këta hapa të shndërrohen në hapa veprues dhe konkret në luftën kundër korrupsionit.

INPO në vazhdimësi ka monitoruar qeverisjen lokale dhe disa herë ka ngritur kritika dhe probleme të keq menaxhimit, të cilat janë të lidhura mbi dyshimin për vepra korruptive.

Zyrtarët komunal dhe zyrtarët e thirrur në mbrojte të ligjit nuk e kanë parë të arsyeshme që të paktën në mënyrë simbolike të jenë pjesë e një nisme më serioze për luftën kundër korrupsionit. I vetmi person publik, i cili e ka përkrahur këtë aktivitet ishte z. Fatmir Azizi- këshilltar nga radhët e AAK-së.

Vet injorimi i institucioneve komunale ndaj këtij aktiviteti, tregon se në komunën tonë mungon vullneti dhe iniciativa për të luftuar dhe penguar korrupsionin.
Ne i bëjmë thirrje institucioneve publike lokale që të marrin hapa konkret dhe të pa kompromis për zero tolerancë ndaj korrupsionit, duke mos i mbajtur rastet e tilla të fshehura dhe të padënuara.