Performanca “Flisni për qytetarët”

23/12/2011

INPO në seancën e fundit për këtë vit të Kuvendi Komunal- Ferizaj, më datë 23 dhjetor 2011 realizoi gjithashtu performancën e fundit për këtë vit në këtë komunë.
Me këtë rast INPO këshilltarëve komunal u shpërndau fletushka ku luteshin të mendojnë se çfarë kanë bërë ata për qytetarët gjatë vitit 2011 dhe se çfarë kërkojnë qytetarët për vitin 2012? Gjithashtu INPO u bëri thirrje të gjithë asamblistëve të kësaj komune që gjatë vitit 2012 përmes diskutimeve dhe debateve në Kuvend të përfaqësohen në mënyrë më të fuqishme interesat e qytetarëve dhe zëri i qytetarëve për probleme të ndryshme të dëgjohet më shpesh.

fr1