PERFORMANCA E MINISTRIVE NË REALIZIMIN E PLANIT TË PROKURIMIT PËR TENDERËT PËR PUNË PËR PERIUDHËN JANAR – SHTATOR 2024

25/10/2024

Organizata INPO ka analizuar performancën e pesë (5) ministrive në realizimin e planit të prokurimit për periudhën janar – shtator 2024 të kontratave të planifikuara për punë.

Ministritë e monitoruara janë:

1. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT)
2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)
3. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)
4. Ministria e Shëndetësisë (MSH)
5. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

Nga gjithsej 280 aktivitete të prokurimit të planfikuara për kontrata për punë në këto 5 ministri, INPO ka gjetur se vetëm 10.71% e tyre kanë rezultuar me lidhje të kontratës. Pjesëmarrja e kontratave të lidhura sipas vlerën e parashikuar të kontratave për punë në të gjitha ministritë e monitoruara është vetëm 4.7% në raport me planin e prokurimit.

Përzgjedhja e ministrive është bërë duke u bazuar në volumin e kontratave të planifikuara për punë për vitin 2024 dhe impakti që kanë projektet në jetën e qytetarëve. Të dhënat janë nxjerrë nga sistemi elektronik i prokurimit publik “e-prokurimi.rks-gov.net”.

Analiza është fokusuar në krahasimin e Planeve të Prokurimit të 5 ministrive për vitin 2024, Njoftimeve për Kontratë (B05) dhe Njoftimeve për Nënshkrimin e Kontratës (B52).

Informatat kryesore të kësaj analize janë përmbledhur në infografikat në vijim.