
Përfaqësues nga organizata INPO u takuan me Bordin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP)
23/06/2022Prishtinë, 22 qershor 2022 – Përfaqësues nga organizata INPO u takuan me Kryetarin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) z.Osman Vishaj dhe anëtarin z. Avni Sahiti.
Në kuadër të aktiviteteve të saj, INPO është duke zhvilluar takime jo-formale me përfaqësues të institucioneve që kanë për detyrë dhe funksion prokurimin publik në Republikën e Kosovës. Takimi kishte për qëllim dëgjimin për së afërmi të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet KRPP sa i përket prokurimit publik. Pjesë e diskutimit padyshim ishte edhe puna e INPO-s në fushën e prokurimit publik si dhe diskutimi i mundësive se si mund të bashkëpunojmë në të ardhmen.
Me Bordin e KRPP-së u pajtuam që të shtohet bashkëpunimi me shoqërinë civile si dhe të instalohen mekanizma të cilët këtë bashkëpunim e mbajnë konstant dhe të vazhdueshëm. Po ashtu u njoftuam se KRPP është në fazën e plotësim ndryshimit të Rregullave dhe Udhëzuesit të Prokurimit Publik dhe u pajtuam që INPO të jap kontributin dhe ekspertizën e saj në këtë dokument shumë të rëndësishëm.
INPO do të vazhdojë me takime dhe bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen me qëllimin e vetëm të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik.