Përdorimi i fishekzjarrëve ka kufi
15/12/2014Në çdo fund vit, festat po fillojnë me krisma dhe frikë për qytetarët nga shpërdhimet e pa kontrolluara të fishekzjarrëve, Udhëzimi administrativë 26/2008 i Ministrisë së punëve të brendshme specifikon në nenet 8 ,9 dhe 16 mënyren e shitjes dhe përdorimit kështu që organet kompetente si Policia dhe inspektorati komunal duhet që të veprojnë në përputhje me ligjin e jo që të presin gjithmonë një reagim nga qytetarët për të vepruar në zbatim të detyrave të tyre.
Ka filluar shpërdhimi i fishekzjarrëve edhe përkundër specifikimit mjaft të qartë të nenit 8 pika 9 i cili përdorimin e fishekzjarreve e ndalon në vendbanimme, neni 8 specifikon kohën e perdorimit e që është nga data 26 dhjetor deri me 2 janar ,gjithashtu ky nen specifikon mënyrën e shitjes dhe blerjes pra ndalon shitjen në ambiente të hapura si dhe blerjen nga personat me të ri si 18 vjeq, në neni 16 ky udhëzimm përcakton detyrat e organeve kompetente , si për mbikqyrjen e tregut ashtu edhe për sigurin e qytetarëve .
Duke pasur parasysh se qetsia dhe siguria e qytetarëve duhet të jetë detyrë kryesore e institucione kërkojmë që policia së bashku me inpektoratin komunal të ndërrmarrin gjithamasat për t’i parandaluar krismat e fishekzjarrëve në qytet si dhe tregtimin e tyre në përputhje me UA 26/2008.