
Pas reagimit të INPO-s, Komuna e Suharekës largon kërkesat e larta dhe diskriminuese nga Dosja e Tenderit
07/10/2022Prishtinë, 07 tetor 2022 – Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, organizata INPO është duke monitoruar edhe aktivitetin e prokurimit me titull: “Ndertimi i nenstacioneve në fshatrat Mushtisht, Savrovë, Vraniq, Budakove, Mohlan, Krushicë, Sllapuzhan, Semetisht, Nishor, Greikoc, Leshan”, me numër të prokurimit 624-22-10604-5-2-1, me vlerë të parashikuar 79.000 euro, të udhëhequr nga Komuna e Suharekës.
Gjatë monitorimit, INPO ka gjetur se për këtë aktivitet të prokurimit janë vendosur kritere shumë të larta dhe jo proporcionale lidhur me kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale. Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën “Një Ingjinjer i diplomuar ose master i Makinerisë me çertifika ISO 9001 2015 me jo më pak se 10 vite përvojë pune në profesion”.
INPO më 04.10.2022, nëpërmjet një reagimi të brendshëm ka kërkuar nga Komuna e Suharekës eliminimin e kërkesave shumë të larta, jo proporcionale, të panevojshme dhe diskriminuese nga Dosja e Tenderit, përkatësisht INPO ka kërkuar që në Dosje të Tenderit të mbesin vetëm ato kërkesa të cilat janë të domosdoshme dhe relevante për përmbushjen e kontratës. INPO ka rekomanduar që nëpërmjet Formularit B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, të ulët përvoja e punës për menaxherin e kontratës dhe e njëjta të mbetet në më së shumti pesë (5) vite.
Më 07.10.2022, Komuna e Suharekës ka publikuar Formularin B54 – Formulari për korrigjimin e gabimeve në njoftimet e publikuara, ku ka adresuar rekomandimin e INPO-s.
Shih formularin B54:
INPO do të vazhdoj të monitoroj prokurimin publik në të gjithë Republikën e Kosovës.