“(Pa)kënaqësitë e qytetarëve ndaj Komunës së Prishtinës”

18/03/2011

INPO gjatë javës së kaluar ka realizuar një hulumtim empirik i cili është bazuar kryesisht në anketimin e qytetarëve përmes të cilit me anonimitet të plotë ata kanë mundur ti shprehin mendimet e tyre lidhur me Komunën e Prishtinës, dhe INPO përmes këtij hulumtimi ka arritur të nxjerrë disa të dhëna të cilat tregojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, transparencën e Komunës,drejtorinë që mendojnë se ka punuar më së shumti etj, dhe sot ne do të bëjmë publike rezultatet finale të këtij hulumtimi.

Përmes të dhënave të nxjerra nga ky hulumtim vërehet se qytetarët e Prishtinës nuk janë shumë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre ku 32% e kanë vlerwsuar me notë tre (3). Megjithësë prishtinasit s’janë të kënaqur me punën e Kryetarit ata kanë vlerësuar se drejtoria e cila ka pasur më së shumti sukses në realizimin e planeve të saj gjatë mandatit të z.Isa Mustafws është Drejtoria e Arsimit.
Kur janë pyetur se sa ndikojnë idetë dhe propozimet e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në Komunën e Prishtinës, 10% janë deklaruar se ndikojnë shumë, ndërsa 34% e tyre kan thënë se aspak, e për sa u përket informatave për vendimet që merren në Kuvendin Komunal në Prishtinë 5% e tyre janë shumë të informuar, ndërsa aspak të informuar janë 32% e qytetarëve të anketuar. Në pyetjen se a është Komuna e Prishtintës transparente me qytetarët e saj 51% e të anketuarve kanë vlerësuar Komunën mesatarisht transparente, ndërsa 39% e tyre aspak transparente.
Nga të dhënat statistikore duket qartë se kryeqytetasit nuk janë shumë të kënaqur me punën e z.Isa Mustafws, por ata shprehin mendime pozitive për sektorë të veqantë të Komunës së Prishtinës të cilat ata i vlerësojnë si të sukseshme. Një pjesë të fajit e bartin vetë të anketuarit ku 62% e tyre kanë pranuar se nuk kanë qenë pjesëmarrës në ndonjë mbledhje të Asamblesë së Kuvendit Komunal apo ndonjë debat të hapur me qytetarë. Gjithsesi Komunës i mbetet të punoj më tepër në marrjen parasysh të ideve dhe propozimeve të qytetarëve, dhënie të hapsirës për qytetarët në procesin vendimmarrës dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies.