Organizimi i tryezës “Shëndetësia në Komunën e Prishtinës:progresi i shënuar dhe cilësia e shërbime
01/11/2011Prishtinë 01 Nëntor 2011 – INPO ka realizuar një tryezë diskutimi lidhur me ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor në Prishtinë, i cili është përgjegjësi e nivelit lokal. Për më tepër janë preznatuar edhe një anketë e INPO-s me qytetarët e Prishtinës lidhur me shtrirjen, cilësinë dhe problemet e ofrimit të shërbimeve mjekësore në Komunën e Prishtinës.
Anketa e INPO-së ka pasur të bëjë për Shëndetësinë dhe Arsimin në Komunën e Prishtinës, ku janë anketuar 194 respodent të përzgjedhur me metodën e rastit. Anketa ka përmbajtur 11 pyetje, dhe është realizuar pothuajse në të gjitha lagjet e Prishtinës, ku janë respektuar standardet e anketimit dhe hulumtimeve sociale.
Qëllimi i kësaj ankete ka qenë që qytetarët të shprehin mendimet e tyre rreth këtyre fushave, dhe me cilat probleme ballafaqohen, kur kërkojnë shërbime në institucione që iu përkasin këtyre fushave.
Në pyetjen se a kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare gjatë vitit 2011?, 72% janë shprehur se kanë kërkuar, ndërsa 28% prej të anketuarve janë shprehur se nuk kanë kërkuar ndihmë gjatë vitit 2011. 33% e qytetarëve kanë thënë se u është dashur të japin mito apo të gjejnë lidhje familjare për të marrë shërbime mjekësore, nga të gjithë të respodentët, 70% prej tyre nuk janë të kënaqur me shërbimet të cilat i ofrojnë këto qendra. Të pyetur për problemet që ka në Shëndetësinë e Komunës së Prishtinës ata shprehen: 40% për mungesë të barnave, 17% e të anketuarve thonë së mjekët i udhëzojnë në klinikat e tyre private.
Pjesëmarrësit vlerësuan gjendjen e shëndetësisë në Prishtinë si të rëndë, megjithëse për shkaqet e një gjendje të tillë kishte mendime të ndryshme. Liridon Restelica përfaqësues i grupit këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës vlerësoi se gjendja e tillë ka si shkaktarë ndarjen jo të mirë të buxhetit dhe shpenzimin e tij në shëndetësi, keqpërdorimet në tenderime dhe emërimet politike dhe familjare të stafit të Qendrave të mjekësisë familajre. “Edhe vetë fakti i injorimit të debatit nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit është një tregues i seriozitetit në punë”.
Në anën tjetër z. Ganimet Klaiqi, gazetar i cili mbulon shëndetësinë në Komunën e Prishtinës, vlerësoi se me ndikim shumë të madh është Ligji për Sigurime Shëndetësore i cili nuk pritet të kaloj deri në vitin 2013. Megjithë këtë, z. Sadri Ramabaja asambleist nga Vetëvendosja tha se edhe pa këtë bazë ligjore rrënjët e problemit janë sistemi politik në Komunën e Prishtinës, dhe jo mjekët apo stafi tjetër, kjo për shkak të mungesës së politikave të mirëfillta qeverisëse në shëndetësi. Ai shkoj edhe më tej duke treguar se përgjegjësi për këtë gjendje bartë edhe opozita e cila nuk ka shfrytëzuar institucionet për ndryshime. Qëndrim se problemi në shëndetësi është shumë kompleks i cili varet nga kapacitet financiare mbajti z. Aziz Pacolli, anëtar i Asamblesë së Kuvendit të Kosovës dhe z. Salih Krasniqi, duke shtuar se është shumë e nevojshme de-politizimi i temave të shëndetësisë.
Rekomandimet të cilat dolën nga tryeza përfshijnë:
1. Ngritjen e investimeve kapitale në shëndetësi, ku kujdes do t’i kushtohet edhe sistemit të trajnimeve dhe
2. Ndërtimin e një sistemi të përgjegjësisë për stafin mjekësor dhe- jo-mjekësor që punon në Qendrat e Mjekësisë Familjare
3. Politika duhet të adresojë problemin e shëndetësisë dhe të sigurojë një vizion dhe një plan se si do ti qasemi
4. Ndërtimin e rrjetit kompjuterik për komunikim dhe informim në mes QMF-ve
5. Ndërtimi i Spitalit të Qytetit të Prishtinës
6. Ndryshimin e politikave qeverisëse në Komunë lidhur me shëndetësinë dhe depolitizimin e temës