Nxënësit e Shkollës së Aktivizmit menaxhojnë mini- projekte
24/01/2012Nxënësit pjesëmarrës të Shkollës së Aktivizmit kanë fituar grante të vogla për menaxhimin e mini- projekteve. Projektet fituese do të prekin çështje të caktuara problematike për të cilat të rinjtë janë të shqetësuar dhe dëshirojnë të bëjnë përpjekje për t’i ndryshuar ato. INPO po u ofron mundësinë që nxënës nga të gjitha komunat e Kosovës të kyçen në menaxhimin e mini- projekteve të tyre dhe për këtë ka shpallur grupet fituese, grupe të cilat do të jenë bartëse e këtyre mini- projekteve.
Në vazhdim janë emrat e grupeve, emrat e projekteve dhe anëtarëve të tyre për secilën komunë:
Projekti fitues për Komunën e Gjakovës është projekti “Zbatimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike” nga: Egzon Rexha, Astrit Lekaj, Ilir Rugova, Bernard Dreni, Aurela Osmanaj, Artnesa Krasniqi, Ardian Nikolla, Besa Krasniqi, Adea Roka, Tiara Jovanovic, Artil Morina, Arjeta Gjoklaj, Petrit Vosha.
Projekti fitues për Komunën e Pejës është: “Armëmbajtja dhe parandalimi i përdorimit të dhunës në shkollat e mesme në Pejë” i grupit të Saranda Hasanit.
Projekti fitues për Komunën e Prishtinës është “Green Peace” i grupit të: Mejreme Qyqalla, Burhan Hoti, Orhan Krasniqi, Shyhrete Qyqalla, Besim Emini dhe Gazmend Qyqalla.
Projekti fitues për Komunën e Mitrovicës është: “Biblioteka dhe libri” i grupit të Arbersha Azemi, Miranda Krasniqi, Gresa Behluli.
Projekti fitues për Komunën e Prizrenit është : “Kultura n’Prizren” i grupit të: Flamur Thaci, Diellza Kastrati, Kastriot Kastrati, Agron Suka, Adon Pajaziti, Florent Rifaj, Jelldeze Bytyci, Kujtim Susuri, Afrim Selimaj, Altin Krasniqi.
Projekti fitues per Komunën e Gjilanit është: “18+” i grupit të Edison Muji,Sokol Zeneli, Gresa Pireva,Lenard Cana, Elife Ahmeti, Mimoza Behluli, Demush Haziri, Flutura Hajdini.
Projekti fitues për Komunën e Ferizajt është: “Revista e shkollës, tabela e problemeve” e grupit të: Diella Sadriut, Mehdi Sejdiut, Arbnor Murati, Agon Hashani