Mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal të Ferizajt
30/06/201430 Qershor 2014
Në mbledhjen e VI-të të rregullt të Kuvendit Komunal u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore 2015-2017. Kjo kornizë parasheh projekte dhe investime kapitale për tri vitet e ardhshme.
Kjo kornizë nga opozita u quajt një copy –paste e kornizës 2014-2016 si dhe kritikë u dha për kryetarin që në këtë kornizë nuk janë future premtimet elektorale të tij. Poashtu nuk u la pa u kritikuar mungesa e kryetarit në këtë seancë ku po diskutohej për një pikë mjaftë të rëndësishme për Komunën e Ferizajt, ku sipas tyre ai vazhdimisht po injoron këshilltarët komunal.
Po ashtu në këtë mbledhje u miratua edhe çmimorja për shërbimet mjekësore që ofrohen në QKMF si dhe u destinua parcela tek ish –tregu I kafshëve për ndërtimin e një çerdheje të re.
Rend i ditës:
1.Konfirmimii pjesmarrjes në seancë:
Kryesuesi lajmëroi se të gjithë asamblesitët janë pjesmarrës, përveq atyre që kanë paralajmëruar se nuk do të vijnë më kohë, por në vazhdim të seancës.
2.Miratimii rendit të ditës:
Para se të fillohej me rendin e ditës për këtë seancë,kryesuesi i Kuvendit z.Milazim Haliti i njoftoi asambleistët se në Komitetin përPolitikë dhe Financa (KPF), ka ardhur edhë një pikë shtesë e që është: Destinimi i ngastrës kadastrale 188-2 zk Ferizaj në një sipërfaqe prej 1300 m2(sipërfaqja e terësishme 2784 m2), për ndërtimin e Qerdhës së re.
Me shumicë votash, u pajtuan që kjo pikë të shtohet në rend dite për këtë seancë të Kuvendit.
Z.Lulzim Aliu tha se rendi i ditës duhet t’i përshtatej ecurive të përgjithshme dhe nevojave që ka qeveria komunale, për t’i ecur më tutje synimet e saja. Situatat e pazakonta që ndodhin në qytet e nëpërinstitucionet tona e veqanërisht ato që ndodhin si pasojë e organeve të Kuvendit, është e domosdoshme që më kohë të diskutohen këtu, të jepen sqarimete nevojshme dhe në fund fare ne të themi fjalën tonë në lidhje me këto veprime.
Komisioni Aksionar i Ndërmarrjes Publike “Pastërtia”, para disa ditësh ka marrë një vendim arbitrar joligjor. Ky komision ka bërë disa veprime dhe ato të gjitha joligjore:
Ka shkarkuar bordin e mëparshëm pa kurrfarë kriteri
Ka emëruar bord të ri politik me antarë aktiv të partive politike që është në kundërshtim të plotë me ligjin
Vepron kundër ligjit, tejkalon kompetencat e veta dhe shkarkon kryeshefin e kompanisë “Pastërtia”
Ai poashtu shtoi se në KPF është refuzuar kërkesa që të futet kjo pikë në rend dite, mirëpo ai luti që sot kjo pikë të jetë në rend dite.
Ndërsa për pikën e V të rendit të ditës tha seekziston një rregullë që domosdoshmërisht ta respektojmë një rregullore qëlidhet me ndrsyhimin e tarifave në komunë.
Mirëpo ai propozoi që kjo pikë të formulohet meNDRYSHIMIN E RREGULLORËS PËR VENDIMIN E ÇMIMORËS PËR SHËRBIMET MJEKËSORË QË OFROHEN NË QKMF.
Me 12 pika pro ,kjo pikë e propozuar nga z.Aliu nukvotohet për të kaluar në kuvend.
z.Esat Shatrolli sa i përket pikës së pestë, tha se disa nga këto çmime kanë qenë ta aplikushme, por jo në bazë të vendimeve, pra nuk ka pasë bazë ligjore. Ai tha se është një çmim i arsyeshëm, vetëm sa për të mbuluar shpenzimet e materialit.
z.Mustafë Granica tha se pika e V e rendit të ditës,nuk është në përputhje me procedurat ligjore të cilat do të duhej të respektohen nga propozuesi, në këtë rast nga kryetari i Komunës, për të plotësuar apo për të ndryshuar rregulloren e brendshme të komunës e cila ka të bëjë me taksa, tarifa dhe ngarkesa të tjera. Në qoftëse në statutin që u përmend që një organi tjetër në komunë mund të merr vendime për të shtruar taksa të ndryshme është kundërligjore edhe ai status, ngase i vetmi autoritet në komunë që ka të drejtë për të marrëvendim për rregullore, për taksa,tarifa dhe ngarkesa është Kuvendi i Komunësd he asnjë organ tjetër të cilit në mënyre të padrejtë do të ngarkonte vetën për të bërë një veprim të tillë.
Ai tha se kjo pikë është në kundërshtim me procedurat ligjore, ngase Drejtori i Shëndetësisë është dashur t’i bëjë propozim Kryetarit të Komunës për këto taksa që të futen në rregulloren e brendshme. Pastaj Kryetari i Komunës me Drejtorinë e Financave të konsultohen me zyrën Ligjore të bëjnë propozim ndryshimin e rregullorës së brendshme ku ne anëtarët e kuvendit sot është dashur ta kemi rregulloren me ndryshimet dhe plotësimet dhe vendimi qëdo të miratohej do të ishte vendim me plotësimin dhe ndryshimin e rregullorës së brendshme dhe ato taksa të futen në atë rregullore.Çdo vendim tjetër i cili merret duke anashkaluar rregulloren e brendshme është në kundërshtim me ligjine financave lokale dhe ligjin për Vetqeverisjen Lokale.
z.Qazim Rrahmani tha se zëri i komuniteteve është zëi cili nuk përfillet nga kryetari dhe drejtoritë që janë këtu. Në seancën e kaluar nuk është miratuar raporti i zyrës lokale për kthim dhe komunitete dhe me rregullore ata duhet të shkojnë në shtëpi.
Ai tha se për këtë seancë kanë kërkuar që të vjen në rend ditë emërimi i nën kryetarit shtesë për komunitetin në kuadër të Komunës në bazë të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Pushteti Lokal ,ku në të gjitha komunat është bërë e në komunën e Ferizajt jo. Poashtu në Kornizën Aafatmesme Buxhetore, asnjë projekt nuk ështëpër komunitete, ku për çdo seancë kam kërkuar kërkesa të ndryshme dhe asnjë nuk është marrë parasysh.
Z.Esat Shatrolli tha se statuti i QKMF-së ështëvotuar në vitin 2009,kur PDK-ja ka qenë në qeverisje dhe nësë është anti-ligjor nuk qenka diqka në rregull me ish qeverisjen.
Me 32 vota Pro, asnjë kundër dhe 2 abstenime u miratua rendi i ditës
.
3.Miratimii procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
Me shumicë votash miratohet procesverbali ngambledhja e kaluar.
4.Propozim-Vendimtë Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) Komunale- 2015-2017:
Drejtoresha e Drejtorisë së Financave znj.Lirie Syla tha se Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) është një dokument I cili miratohet çdo vit nga Kuvendi Komunal. Ky dokument ofron një analizë të hollësishme të shpenzimeve dhe të hyrave të komunës, grantit qeveritar dhe të hyrave vetanake.Shpenzimet janë planifikuar ashtu që të paqyrojnë prioritetet strategjike dhe zhvillimin e vazhdueshme të komunës.
KAB siguron një mekanizëm të dobishëm përmes së cilës prioritetet e identifikuara në dokumentet strategjike të komunës mund të integrohen më mirë në procesin e buxhetit.
Hartimi I KAB 2015-2017 është një kërkesë obligative dhe kërkohet përmes Qarkorës buxhetore 2015/01 për komuna që është e lëshuar nga Ministria e Financave.
Ajo shtoi se KAB është shikuar në kuptim tëplanifikimt afatmesëm dhe karakteristikat e tij janë:
– parashikimet ekonomike dhe buxhetore
-strategjia zhvillimore e komunës
-totalet e vlerësuara të hyrave nga të gjithaburimet e financimit
-caqet totale për shpenzim në programet dhe nënprogramet
-vlersimet dhe mbështetjet e donatorëve.
Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë, z.GafurrIlazi tha se lista e projekteve kapitale që përfshinë periudhën 2015-2017, është një listë që ka më shumë projekte se sa mjete .
z.Muhamet Çerkini nga LDK-ja tha se për këtë kornizënuk mund të jemi edhe aq optimist për investime të pastërta kapitale pasi qëgranti qeveritar ka një ngritje minore dhe rritja e pagave këtë vit do t’i zvogëlojëprojektet kapitale për 25 %.
Ai poashtu tha se si Komunë e Ferizajt nuk mund tëjemi të kënaqur me ndarjen e granteve sepse Komuna jonë sipas analizave që janë bërë i jep Qeverisë mbi 100 milionë euro dhe nga këto 100 milionë komunës ikthehen vetëm 20 milionë euro.
z.Mustafë Granica nga PDK-ja tha se në Kuvendin eKomunës ku po trajtohet një temë kaq e rëndësishme , një dokument siç është KABdhe çuditërisht në këtë mbledhje për ta prezantuar këtë dokument para qytetarëvedhe anëtarëve të Kuvendit mungon propozuesi i saj Kryetari i Komunës.
Ai tha se fatkeqësisht komuna jonë ende nuk e miratoi Strategjinë e zhvillimit ekonomik për mandatin 2014-215 dhe kjo KABbazohet në një draft strategji tëzhvillimit ekonomik që nuk e ka të drejtën që të thirret në një draft kur drafti që nga 1 Janari i këtij viti është i gatshëm për t’u sjellur në Kuvend përt’u finalizuar si dokument strategjik, Strategjia e zhvillimit ekonomik i komunës sonë.
Sipas z.Graincës KAB është një copy-paste e KAB2014-2016 edhe në aspektin e përmbajtjes duke filluar nga vlerësimet me disanuanca të ndryshimit. Në këtë kornizë nuk kemi fare atë që ka qenë programelektoral i partisë e cila ka fituar pushtetin në komunën tonë, ku disa ngadhjetra projektet e propozuara kam menduar se do të jenë pjesë e kësajstrategjie.
z.Faruk Guri nga LDK-ja tha se mund të intervenojmënë këtë kornizë me vrejtjet të cilat i kemi do të inkurpurohen.
Sa i përket ndërtimit të shkollave ai tha se edhe sajanë të nevojshme ndërtimi i tyre, se këto mjete mund t’i ridestinojmë dikuntjetër.
z.Ibrahim Hyseni tha se është një vazhdimësi eprojekteve të parapara nga qeveria e kaluar.
Znj.Sahadete Lohaj tha se për disa projekte nuk ekanë vendin dhe nuk është koha për aplikimin apo zbatimin e këtyre projekteve,ngase janë më të domosdoshme tri gjëra elementare, asfaltimi, kanalizimi dhe ujësjellsisi në fshatra ashtu edhe në qytete.
z.Rafiz Sejdiu tha se KAB është përgatitur në bazë të qarkorës buxhetore dhe e mira e kësaj kornize krahasuar me kornizat e mëparshme është se grantet qeveritare janë rritur. Kurse ana jo e mirë e kësaj kornize ështëse investimet kapitale janë zvogëluar dhe ky zvogëlim ka ardhur si pasojë e ngritjeve të pagave dhe meditjeve.
z.Lulzim Aliu tha se kjo kornizë paraqet edhevizionin e kësaj qeverie lidhur me zhvillimin e qytetit.
Znj.Qazime Vata tha se është për t’u përshëndetur fakti se mjetet e planifikuara nga ish qeverisja vërtetë kanë zënë vend në këtë kornizë, pavarësisht ndryshimeve që janë bërë. Është shqetësuese projektet e kryetarit të cilat nuk janë përfshirë nga kryetari të cilat janë premtuar gjatë fushatës elektorale.
z.Bashkim Fazliu tha se edhe nëse këto projekte janë vazhdimësi është në të mirë të qytetarëve.
z.Xhavit Zariqi tha se është brengosëse se askushnuk është brengosur pse buxheti i komunës është kaq dhe të gjithë kërkuaninvestime dhe projekte nga vijnë.
Me 32 vota pro dhe 2 kundër aprovohet nga asamblesitëtdraft-Korniza Afatmesme Buxhetore 2015-2017.
5.Propozimpër miratimin e Vendimit të Çmimorës për shërbimet mjekësore që ofrohen nëQKMF:
z.Burim Karrameta, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale tha se kjo tarifë, kjo çmimore, ky participim dhe këto të hyra në QKMF kanë qenë gjithmonë, të aprovuara edhe nga statuti i QKMF-së i cili është aprovuar nga ligjeslatura e kaluar.
z.Gazmend Bytyqi nga PDK-ja tha se drejtori i shëndetësisë duhet t’ia propozojë kryetarit dhe kryetari në bashkpunim me drejtorinë e financave që këtë rregullore ose këtë formë ta paraqesë apo ta inkurpurojë në rregullorën e përgjithshme të tarifave dhe pagesave vjetore.
Znj.Kristina Gashi-Bytyçi tha se kjo pikë nuk ështëpër t’u diskutuar në këtë seancë, pasi që nuk është kompetencë e jona për t’a diskutuar ngase nuk është përgatitur mirë dhe në mënyrë profesionale.
z.Esat Shatrolli tha se këto çmime janë vetëm sa përt’a mbuluar materialin shpenzues. Janë çmime simbolike.
z.Mustafë Grainca tha se burimet financiare mund t’a kryejë dhe ka buxhet Drejtoria e Shëndetësisë,ngase kanë kategorinë për shpënzimin e karburanteve.
Me shumicë votash dhe një kundër u miratua kjo pikëe rendit të ditës duke llogaritur heqjen e shpenzimeve 60 cent për kilometër përudhëtime jashtë vendit.
6.Propozim-Vendim -Destinimi i ngastrës kadastrale 188-2 zk Ferizaj në një sipërfaqe prej1300 m2 (sipërfaqja e terësishme 2784 m2), për ndërtimin e Qerdhës së re:
Drejtori i Urbanizmit z.Faik Granica tha se qerdhja është 250 m2 për 130 fëmijë e financuar nga një donacion i jashtëm.
z.Gazmend Bytyqi tha se është shqetësuese mënyra se si do të funksionalizohet kjo çerdhe, në kuadër të asaj kornize të shpenzimeve kemi edhe shumë çerdhe të tjera.
z.Faik Grainca tha se donator do t’I kryej shpenzimet edhe për stafin për pesë vite, pastaj pas atyre pesë viteve do të kalojë në menaxhimin e komunës.
Me 29 vota pro kalohet ky propozim vendim .