Mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës
27/03/2014Rend Dite
1.Miratimi i Ekstraktit te procesverbalit nga mbledhja e dyte e kuvendit komunal;
2.Propozimvendimi për themelimin e komiteteve te tjera te Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
3.Propozimvendimi për themelimin e komitetit Konsultativ;
4.Propozim vendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti 2013 në vitin 2014;
5.Raporti vjetror punës së Kryetarit të Komunës – Raporti përfundimtar përmbledhës buxhetor për vitin 2013;
6.Propozim vendimi përfundimtar për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës( i Vendimit 01 nr. 046 – 157056, të dt. 27 .8 2013)
7.Diskutimi për Lagjen “ Dodona” – propozime ;
8.Informatë për gjendjen e furnizimit me ujë në Komunën e Prishtinës;
9.Pyetje dhe përgjigje;
10.Të ndryshme.
Risi e takimit të trete te Kuvendit te Komunës së Prishtinës ishte tejzgjatja e përcaktimit të rendit të ditës. Rreth një orë e gjysmë vazhdoi diskutimi për përcaktimin e pikave të rendit të ditës i vendosur më parë nga Komiteti për Politikë dhe Financa. Gjate këtij diskutimi te pa koordinuar është diskutuar edhe për pikat e rendit te ditës si dhe për këmbimin e pronave të paluajtshme, për Lagjen e Dodona etj. Debati i zhvilluar ka pasur akuza, replika dhe diskutime që nuk përkojnë me agjendën e kuvendit.
Përfundimisht pas rreth një orë e gjysmëu vendos te miratohet rendi i ditës, me ndryshim tek pika e gjashtë ku u vendos qe vetëm raporti i trafikut urban të prezantohet, sepse të tjerat nuk janë akoma gati. Njëkohësisht u vendos të behet vetëm diskutim për piken shtatë dhe tetë .
Pika shtatë dhe tetë nuk kalojnë si vendime ,por vetëm si diskutime sepse kane komplikime juridike, kështu që deri në sqarimin e situatës , shtyhet për mbledhjen tjetër.
1.Miratimi i Ekstraktit te procesverbalit nga mbledhja e dyte e kuvendit komunal;
Sadri Ramabaja: Akuzon shërbimin e Kuvendit se po bën gabime te tmerrshme gjuhësore, dhe si rezultat po i humb kuptimi dhe kontesti i fjalive.
Me këtë vërejtje konstatohet miratimi i procesverbalit.
2.Propozimvendimi për themelimin e komiteteve te tjera te Kuvendit të Komunës së Prishtinës;
Propozohet themelimi i komiteteve jo obligative si ne vijim:
Komiteti për Arsim:
Komiteti për Shëndetësi
Komiteti për Zhvillim Ekonomik
Komiteti për Shërbime Publike
Komiteti për Planifikim dhe Organizim Hapësinor
Komiteti për Pronë
Numri i anëtarëve të komiteteve është nëntë dhe përbëhet nga anëtar të kuvendit dhe shoqëria civile. Deri me tani për komitetet jo obligative nuk është aplikuar pagesa për pjesëmarrje në këto takime.
Visar Arifaj: Kërkon që edhe Partia e Forte të behet pjesë e komiteteve komunale, në këtë rast kërkon të bëhet pjesë e komitetit për Kulture, Arsim dhe Sport i cili nuk ekziston. Meqë nuk ekziston një komitet i tillë dhe pas një humori të zhvilluar në kuvend u vendos që Visar Arifaj të jetë pjesë ë komitetit për Zhvillim Ekonomik.
3.Propozimvendimi për themelimin e Komitetit Konsultativ;
Propozohet krijimi i një komisioni për organizimin e punës dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ në Komunë. Anëtarët e këtij komiteti nuk janë anëtar të Asamblesë Komunale. Duhet të jenë nëntë anëtar dhe kanë mandat prej 3 vjetësh.
Paneli intervistues përbëhet prej 5 anëtarëve:
Sami Hamiti, LDK
Ylli Hoxha, VV
Lirak Qela, PDK
Islam Pacolli , AKR
Brikena Avdyli, INPO
4.Propozim vendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti 2013 në vitin 2014;
Prezantimi i Raportit për propozimin e bartjes e buxhetit nga Drejtori për Financa. Duhet theksuar se mbi 14 milion euro kemi bartje te mjeteve nga viti 2013 në vitin 2014
Sami Hamiti: Është një detyrim ligjor, njëkohësisht bëhet fjalë për një vendim të përgatitur mirë. E mira e këtij vendimi është se mjetet e bartura janë kryesisht mjete që do te dedikohen investimeve kapitale.
Islam Pacolli: E përkrahim vetëm kërkojmë realizim të suksesshëm të këtyre mjeteve.
Partitë e tjera nuk kanë pasur ndonjë koment mbi bartjen e mjeteve, dhe njëkohësisht e përkrahin kalimin e këtij vendimi.
Miratohet pika e katërt të rendit të ditës
5.Raporti vjetor i punës së Kryetarit të Komunës – Raporti përfundimtar përmbledhës buxhetor për vitin 2013;
Shpend Ahmeti: Pavarësisht se tani kemi një udhëheqje të re komunale, është obligim ligjor prezantimi i raportit të punës së Kryetarit të mëparshëm. Nuk jemi në gjendje as të mbrojmë dhe as të akuzojmë punën e kryer. Me këtë rast ju ftoj që të lexoni këtë raport në mënyrë që të keni informata mbi punën e kryer. Do të kërkoj nga MAPL që te ketë ndryshime ligjore në çështjen kur kemi ndërrim pushtetesh.
Flamur Shala LDK: Raporti apo me mire te themi përshkrimi i gjendjes ekonomike dhe financiare të Komunës së Prishtinës për vitin 2013, nuk është mirë i përgatitur nga administrata komunale. Por e aprovojmë shkaku i substancës.
Lirak Qelaj: Konsiderojmë qe është raport jo i kompletuar, dhe nëse është sjellë të aprovohet ne kuvend, ne nuk do të votojmë. Nëse është vetëm për prezantim, ftojmë që dikush nga ekzekutivi të na lexoj. Por për ta votuar nuk kemi sepse me ketë ne nuk duam ta aprovojmë punën e dështuar të administratës se kaluar.
Pjesa e tjetër e partive politike konsiderojnë se janë pro kalimit të kësaj pike të rendit të ditës.
6.Raportet e komisioneve te aksionareve – diskutim;
U diskutua vetëm raporti i komisionit komunal të aksionarëve nga Trafiku Urban, i prezantuar nga Hazir Borovci përfaqësues i këtij komisioni ne mandatit të kaluar. Në vitin 2012 Ndërmarrja Publike Trafiku Urban ka kaluar në menaxhim të Komunës së Prishtinës. Njëkohësisht në këtë vit është bërë përzgjedhja e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike Trafiku Urban. Falënderon aksionarët dhe kolegët tjera me të cilët ka bashkëpunuar dhe uron sukses Komisionit të ri të Aksionarëve në Komunë.
Sadri Ramabaja: Thekson se paraqitja e vetëm një raporti në kuvend është tregues i qartë i punës së KKA-ve komunale, dhe funksionimit të ndërmarrje publike komunale në përgjithësi.
Me 26 vota pro kalon në kuvend raporti i aksionarit Hazir Borovci
7.Informatë për gjendjen e furnizimit me ujë në Komunën e Prishtinës;
Në këtë pikë u prezantua një raport mbi gjendjen e funksionimit të kompanisë rajonale të ujësjellësit Prishtina. U konstatua se humbjet në rrjet janë prej 49% në furnizimit të qytetit. Ku me këtë rast u kërkua që në bashkëpunim me Inspektoratin e Komunës së Prishtinës të angazhohen për stopimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit qytet. Njëkohësisht u theksua se furnizimi me ujë i Liqenit të Badovcit nga Liqeni i Ujmanit, cili pritet të ndikoj në rritjen e nivelit të ujit në këtë bazen.
8.Pyetje dhe pergjegje;
Në këtë pikë të rendit të ditës,nuk pati pyetje nga asambleistët.
9.Të ndryshme.
Gjithashtu edhe në këtë pikë të rendit të ditës nuk pati diskutim.