MBLEDHJA E TRETË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS

13/03/2013

“Këshilltarët komunal kërkojnë miratimin e Ligjit për Kryeqytetin dhe zgjidhjen e problemit me numrin e madh të punëtorëve në administratën komunale të Prishtinës”

RENDI I DITËS:

Pika 1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së dytë;
Pika 2. Raporti vjetor për vitin 2012;
Pika 3. Raporti i punës për vitin 2012, NPR, “Pastrimi”;
Pika 4. Raporti i punës për vitin 2012, NPK, “Hortikultura”;
Pika 5. Raporti i punës për vitin 2012, NPK, “Trafiku Urban”;
Pika 6. Propozimvendimi mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit dhe tarifat për ndikimet nga rritjet e densitetit të infrastrukturës për vitin 2013;
Pika 7. Të ndryshme.

Kryesusei Sami Hamiti e hapë mbledhjen e tretë të Kuvendit të komunës së Prishtinës. Ai në fillim përshëndet kryetarin e komunës nën kryetarin, drejtorët, asamblistët, përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-vë.
Hapët diskutimi për pikat e rendit të ditës. Sadri Ramabaja në fillim kërkoj nga kryesuesi të drejtën e fjalës. Ky kërkoj propozimin e një pike të futet në rend të ditës. Për vdekjen e Florentit i cili duke luajtur ne fushën sportive të shkollës në fshatin Koqekoll u lënduar për vdekje dhe rrugës duke shkuar për ne spital ndërroj jetë, kështu që unë kërkoj të futet kjo pikë e propozuar nga unë, në mënyrë që të trajtojmë se kush do të bartë përgjegjësi për këtë. Në këtë pikë ekzekutivi do të duhej sqaruar çështjet në vijim:

– A ka ndërmarrë ekzekutivi i komunës deri më tash ndonjë veprim në lidhje me këtë rast? Nëse po, atëherë çka keni vepruar? Nëse jo, atëherë çka planifikoni të veproni në lidhje me këtë rast?
– Për ne është tërësisht e papranueshme neglizhenca e organeve mbikëqyrëse, respektivisht kontrollit teknik, në rastin si ky, që ka të bëjë me infrastrukturën publike. Kjo neglizhencë është njeri ndër faktorët që ka ndikuar në rastin tragjik të Florentit. Kërkojmë nga drejtoritë përkatëse që të na japin përgjigje se kush e ka bërë kontrollin dhe pranimin teknik të kësaj fushe sportive të shkollës në Keqekollë?
– Kërkojmë nga këtu që prokuroria të vihet në lëvizje e që gjykata të sjell drejtësinë në vend.

Drejtori i Arsimit Halim Halimi i′u përgjigj Ramabajës. Në fillim ky kërkoj që rasti mos të politizohet, e dyta janë organet e hetuesisë që po merren me këtë çështje dhe nëse përgjegjësia bien mbi ne, ne do të përgjigjemi. Por ajo çka duhet të potencoj është se Florenti ka qenë duke luajtur ne orën 16, pra pas orarit të mësimit.
Miratohet. Kundër Ramabaja.

Pika 1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së dytë;

Hapet debati po askush nuk debatoj dhe pika miratohet.
Pika 2. Raporti vjetor për vitin 2012;

Këshilltari nga grupi i LDK-së Flamur Shala e prezantoj planin për vitin 2012. Sipa tij, ky raport për vitin 2012 paraqet aktivitetet në përputhje me organet lokale, është i çartë dhe i paraqet të arriturat e që janë të shumta. Është shënuar rritje e të hyrave 1.400.000 euro. Buxheti është shpenzuar mbi 80 ٪ . Komuna ka pasur raporte të mira me donatoret e huaj si më Bankën Botërore, GIZ-in dhe USAID-in.
– Në infrastrukturë është shënuar sukses, janë ndërtuar shumë rrugë si brenda qytetit edhe nëpër zonat rurale.
– Drejtoria e Urbanizmit fal lëshimit të një numri për leje ndërtimi ka arritur me rritë numrin e buxhetit të komunës.
– Arsimi dhe Kultura kanë shënuar arritje, janë ndërtuar një numër i madh i shkollave kurse disa të tjera janë zgjeruar. Është ndërtuar një numër i madh i fushave sportive, ku gati të gjitha lagjet e Prishtinës janë bërë me terrene sportive.
– Mjekësia familjare, edhe në këtë fushë janë ndërtuar një numër i QMF-vë dhe ambulantave, po ashtu është bërë zgjerimi i disa të tjerave.
– Mirëqenia Sociale ndarja e 50 banesave dhe fillimi por edhe projekti për ndërtimin e 100 banesave për vitin 2013.
– Zhvillimi ekonomik, komuna e Prishtinës ka treguar gatishmëri për promovim për zhvillim ekonomik por kryeqyteti ka pas pengesa për zhvillim ekonomik. Pengesa e parë është mos miratimi i Ligjit për Prishtinën. Qeveria ka qenë dashur qysh para pesë viteve me procedua projektligjin për Prishtinën kurse Kuvendi i republikës së Kosovës për të miratuar.

Hapet debati. Aziz pacolli nga grupi i AKR-së shtoj se është kërkesë e të gjithëve për miratimin e ligjit për Prishtinën. Por sa i përket raportit për vitin 2012 kemi disa pyetje. Në raport thuhet se numri i stafit civilë është rritur dhe është 750, kurse sa është numri më i lartë se vitin e kaluar. Të financa dhe prona janë plotësuar të gjitha kërkesat tona të propozuara. Në fushën e Arsimit thuhet që ka pasur gara, por kur janë mbajtur këto gara, sa ka qenë numri i garuesve. Për infrastrukturë, kemi paqartësi për disa rrugë që janë në ndërtim e sipër. Kemi propozuar disa rrugë dhe vetëm një është në përfundim, kurse në raport thuhet se ka përfunduar. Në fushën e Kadastri, nëse u krijuar ekipi për studimin nëntokësor, sa është profesional për shkak se tenderi për këtë punë është marrë shumë lirë dhe nuk e di si mund të ja dalin. Inspekcioni, këtu në raport thuhet se janë trajtuar kaq objekte, çka do me thënë me këtë janë trajtuar.

Shemsi Veseli nga grupi i parlamentar i PDK-së. Ne si grup parlamentar e kemi analizuar këtë raport, duhet më thënë të drejtën është mirë i strukturuar, goxha i kompletuar, mirëpo i kemi disa vërejtje. Ka pasur rritje të hyrave gjatë vitit 2012 mirëpo ka pas mundësi me pas edhe më shumë të hyra. Kryesisht këto ta ardhura janë rritë fal lëshimit të lejeve të ndërtimit nga ana e drejtorisë së Urbanizmit. Në këtë raport mungesë sa i përket paraqitjes së shpenzimeve për derivate,darka dhe dreka për zyrtarët e komunës si dhe për telefona. Në raport thuhet se është rritur numri i personelit në administratën publike të komunës, mirëpo nuk kemi qenë mjaft të informuar se si janë pranuar këta punëtor etj. Në raport për sektorin teknik thuhet se kanë qenë 75 vetura kurse tani janë 52, d.m.th janë ato 18 vetura, ku kanë mbetur, apo kanë fluturuar. Në raport nuk është e shkruar se sa mjete janë shpenzuar për mirëmbajtjen e veturave, sa për sigurim etj. Zyra për marrëdhëniet me publikun nuk është duke e freskuar fare ueb-faqen e komunës së Prishtinës, sepse janë disa këshilltar që kanë kaluar nga një parti te një tjetër, por në ueb-faqen nuk kanë ndryshuar. E votojmë këtë raport për shpresojmë qe vërejtjet e tona të merren parasysh.

Shefqet Sylejmani nga grupi i AKR-së. Gjatë tërë vitit kemi pasur të gjitha informatat e rregullta nga ana e ekzekutivit. Të hyrat vetjake janë rritur me 1.400,000 buxheti i komunës i cili gjatë vitit 2012 ka qenë 60 milionë euro është shpenzuar afër 80٪ por mos shpenzimi i buxhetit është shkaktuar nga disa faktor si procedura e prokurimit, kadastri, aplikimi për leje ndërtimi etj. Ne si grup parlamentar i kuptojmë vështirësitë që i ka pasur ekzekutivi, si raport jo i mirë nga ana e nivelit qendrorë ndaj komunës së Prishtinës si dhe mosmiratimi i Ligjit për Prishtinën. Mirëpo i kemi edhe vërejtjet tona sa i përket administratës nuk është treguar sukses, ka mbetur të punohet shumë në pastrimin e qytetit si dhe në trafikun urbanë. Por ne e përkrahim këtë raport.

Shefki Gashi nga grupi i LDD-së. Buxheti për kushtet e sodit është shumë solid. Kam vërejtje ndaj ekzekutivit së është dashur me i shkrua në raport, cilat punë kanë mbetur pa u përfunduar. Në infrastrukturë me tregu se cilat rrugë kanë mbetur pa përfundua etj, por ne si grup parlamentar e votojmë këtë raport.

Feti Mehdin nga grupi i PD-së. Ky raport ofron një pasqyrë shumë të mirë por kemi disa vërejtje. Çerdhet e Prishtinës kush i mbikëqyr. Rezultatet në arsimin para universitar, nuk kanë qenë të mira, këtë e ka pranuar edhe vetë ekzekutivi. Në fushën e kulturës, të behët restaurimi i hamamit të madh e tani të destinohet diku tjetër. Për bibliotekat të tregohet sa është furnizuar dhe sa libra janë etj. Te arkivi thuhet që është blerë një aparat për kopje donacion nga USAID-i, pra nëse është nga USAID-i nuk është blerë. Ne si grup parlamentar e përkrahim këtë raport.

Sadri Ramabaja nga grupi parlamentar nga VV. Ky raport është thuajse i njëjtë, bile sikur me qenë copy- past nga viti i kaluar. Por vërejtjet më të mëdha i kemi në tri fusha: Arsimi, shëndetësia, dhe në ekonomi dhe në zhvillim lokal. Sa i përket arsimit cilësia ka mbetur e njëjtë sikur në vitet 70-ta, te arsimi parashkollor janë vetëm 8 institucione publike kurse 28 private, por nga këto private vetëm 2 janë të licencuara. Zhvillimi ekonomik është një copy-past nga viti i kaluar. Në shëndetësi ai miti i spitalit të qytetit ka mbetur vetëm premtim elektoral. Ne këtë raport nuk e votojmë.

Kyetari Isa Mustafa jep sqarim për raportin për vitin 2012. Në këtë raport jemi munduar që ti plotësojmë prioritetet më të rëndësishme si infrastrukturën, ndërtimin e shkollave, terreneve sportive, zgjerimin e hapësirave publike. Arsyeja e projekteve jot ë realizuara është për shkak të disa procedurave si prokurimi, problem për pronën, kompanitë private etj. Sa i përket kontratave që janë tenderuar, prej 240 kontratave, vetëm për 6 kontrata ka pasur ankesa. Problemi më shqetësues është mos miratimi i Ligjit për Prishtinën nga niveli qendror. Kemi kërkuar që ligji të jepet siç është përcaktuar me kushtetutë. Sa i përket shpenzimeve edhe unë kam vërejtje që nuk janë specifikuar sepse është dashur të specifikohen , sa janë shpenzuar për dreka dhe darka, sa për derivate për nxemje të shkollave apo për QMF-të. Për automjetet, kemi pasur një vendim këtu në kuvend për shitjen e disa automjeteve por janë shitur vetëm dy, kurse të tjerat kanë mbetur për tu rregulluar, mirëpo rregullimi i këtyre makinave kushton shumë shtrenjtë dhe për këtë kanë mbetur ashtu. Kurse ajo çka nuk kemi mundur për të realizuar është Unaza e qytetit, parkingjet nëntokësore. Për parkingjet nëntokësore është anuluar një tender për shkak se ai ka kërkuar për të ndërtuar mbi tokë. Po ashtu Trafiku Urban ende është në gjendje jo të mirë, por ne i kemi ndarë 2 milionë euro për blerjen e disa autobusëve dhe kemi marrë premtim nga Japonia se do të na ipen 50 autobusë të ri. Ju falemnderit për vërejtjet, sugjerimet e juaja. Pika votohet me 5 vota kundër, 4 vota nga PDK-ja dhe1 nga VV.

Pika 3. Raporti i punës për vitin 2012, NPR, “Pastrimi”;
Pika 4. Raporti i punës për vitin 2012, NPK, “Hortikultura”;
Pika 5. Raporti i punës për vitin 2012, NPK, “Trafiku Urban”;

Rrahman Ismaili nga grupi i LDK-së si edhe anëtar i komisionit të aksionarëve për kompaninë “Pastrimi” paraqet raportin për këtë kompani. Ky raport për kompaninë “Pastrimi” është treguar si cilësor, në pjesën e parë sqaron organizimin dhe strukturën e kompanisë, pastaj janë paraqitur ndihmat që i ka dhënë komuna e Prishtinës, GIZI, dhe Japonia. Kjo ndërmarrje është treguar e suksesshme, i ka përmirësuar dukshëm shërbimet për publikun.

Vjollca Ibrahimi nga grupi i LDK-së por edhe si anëtare e komisionit të aksionarëve prezantoj raportin për ndërmarrjen Hortikultura. Kjo kompani është treguar e suksesshme në mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese. Hortikultura ka operuar me bilanc pozitiv gjatë vitit 2012, janë punësuar 95 punëtor dhe të gjithë janë marrë nga rastet sociale.

Luan Jusufi nga grupi i LDK-së por edhe si anëtar i komisionit të aksionarëve, paraqet raportin për kompaninë “Trafiku Urban”. Në raport shihet se viti 2012 ka vazhduar me vështirësi sepse ende po vazhdojnë taksitë ilegal, ngritja e çmimeve të naftës, mos përkrahja nga Policia dhe nga Inspekcioni komunal për taksitë ilegal. Kemi kërkuar nga komuna 2 milionë euro për Trafikun Urban dhe komuna e ka dhënë këtë shumë. Mirëpo nëse kompania “JIKA” nga Japonia nëse na i jep 50 autobusë siç na ka premtuar, problem për trafikun urban do të zgjidhet.

Hapet debati nga kryesuesi. Tefik Mehmeti nga grupi i LDK –së. Këto raporte të jenë më të shkurtra si dhe kërkoj informacion se kompania “Pastrimi” a po i paguan obligimet tatimore si dhe borxhin “Termokos-it”.

Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së. Aksionarët e bordit të drejtorëve nuk po punojnë në bazë të kritereve. Psh ne raport të jetë shkruar cilës kompani i përket, të tregohet viti etj. Nuk po shoh asgjë për auditorin e brendshëm. Ky raport ka mundur të jetë më i mirë, por na është paraqitur sikur vitin e kaluar.

Naim Makolli nga AKR-ja kërkoj që të pastrohet edhe nëpër fshatra, problem tjetër është se kompania “Pastrimi” në ditët e festës që ka me dal për t‛i mbledhur mbeturinat, nuk po i mbledh dhe ato por po mbesin je për tërë javën.
Të tri raportet miratohen unanimisht.

Pika 6. Propozimvendimi mbi taksat administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit dhe tarifat për ndikimet nga rritjet e densitetit të infrastrukturës për vitin 2013;

Në fillim drejtori i urbanizmit Behxhet Musliu jep sqarim për këtë pikë. Sipas tij,në bazë të ligjit të ri për ndërtim, komuna ka të drejtë për të vendosur taksa administrative dhe për infrastrukturë. Sa i përket taksave administrative edhe këtë vit janë të njëjta sikur vitin e kaluar, kurse taksat për infrastrukturë do të zvogëlohen.

Hapet debati nga kryesuesi. Mustafë Krasniqi nga grupi i LDK-së. Për taksat administrative dhe për dendësinë. Ne si grup parlamentar e përkrahim nëse hiqet taksa për ndërtimet nën kuotën zero.

Aziz Pacolli nga AKR-ja. Sipas nenit 7, a lirohet taksa për vendimet e mëhershme. Objektet individuale quhet deri në 450 metra katror. Drejtori i Urbanizmit Behxhet Musliu i përgjigjet Pacollit se kemi propozuar që të jetë një taksë e njëjtë ndërtim individual deri në 350 metra katror për nëse tejkalohet kjo sipërfaqe t‛i nënshtrohet revidentimit.
Pika votohet nga të gjithë.

7. Pyetje të ndryshme

Ajnishahe Azemi nga grupi i LDK-së bënë pyetje në emër të shoqatës Hendikos, shoqatës Doën, si dhe shoqatës për të verbëritë. Të përkrahen këta njerëz sepse kanë nevojë si dhe komuna të angazhoj interpret për njerëzit memec.

Rrahman Ismajli nga grupi i LDK-së, kërkon për një rrugë që e lidh fshatin Siçevë me Rimanishtën dhe Llukarin a është në program. Drejtori Agim Gashi i përgjigjet se nuk është në projekt për vitin 2013.