MBLEDHJA E PESTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS

11/04/2013

11.04.2013
REND DITE :
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së katërt;
2. Propozimrregullorja për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Prishtinës;
3. Propozimrregullorja për promovimin dhe fuqizimin e vullnetarizmit në komunën e Prishtinës;
4. Propozimstatuti i Arkivit Komunal të Prishtinës;
5. Propozimstatuti i bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë;
6. Propozimstatuti i teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”;
7. Propozimvendіmi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve në pronësi të Komunës;
8. Propozimvendimi për dhënien e lokacionit në shfrytëzim të përkohshëm NPK “Hortikultura” SHA në Prishtinë;
9. Pyetje dhe përgjigje;
10. Të ndryshme.

Kryesuesi i komunës së Prishtinës z. Sami Hamiti e hapi mbledhjen e pestë duke përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku informoj se edhe një mbledhje e kuvendit do të organizohet gjatë muajit prill. Mbledhja e radhës do të këtë për qëllim që të njoftohet për shpenzimet e tremujorit të parë si dhe për gjendjen në ndërmarrjen publike komunale “Trafiku Urban”.

Kryesuesi e hedh në diskutim rendin e ditës, mirëpo nuk paraqitet askush për të diskutuar rreth rendit të ditës. Pas kësaj kryesuesi e hedh në votim dhe votohet nga të gjithë.

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së katërt;

Bekim Gashi – LDK: Unë kam marr pjesë në mbledhjen e fundit, ndërsa në ekstraktin e mbledhjes thuhet që unë nuk kam qenë, kërkoj të korrigjohet.

Sadri Ramabaja – VV: Kuvendi nuk po mbanë shënime se kush po voton kundër.
Aprovohet

2. Propozimrregullorja për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Prishtinës;

Agim Salihu – zyra ligjore: Në bazë të ligjit për rini, ka ardhur si propozim kjo rregullore. Më këtë rregullore janë pajtuar këshilli i drejtorëve dhe Komiteti për Politikë dhe Financa.

Bekim Gashi – LDK: E kemi shqyrtuar këtë rregullore dhe kemi vendosur qe kjo rregullore të riformulohet të neni 6. E falënderoj drejtoreshën znj.Vlora Dumoshi për punën e saj për rini.

Aziz Pacolli – AKR: Çdo rregullore për rini ne e përkrahim. Kërkojmë të dimë se çka po punohet me rinin.

Skendër Reçica – PDK: E përkrahim këtë rregullore, mirëpo kërkojmë një raport për punën e këtij këshilli për vitin 2012.

Shefqet Sylejmani – AAK: Ne e kemi shqyrtuar këtë rregullore, pajtohem me LDK-në për nenin 6. Rinia është një kapital për Kosovën.

Besa Rafuna – LDD: Ne e përkrahim dhe e mbështesim këtë rregullore.

Feti Mediu – PD: Do të përkrahim këtë rregullore sepse rininë e kemi lenë anash.

Sadri Ramabaja – VV: Në fund na vjen kjo rregullore e cila do të rregulloj për rininë. Neni 2 i përcakton qartë përkufizimet, neni 4 i cili thotë se janë përcaktuar me udhëzues administrativ. Ne nuk e posedojmë këtë udhëzues. Ne do të përkrahim këtë sepse puna me rininë nuk është në gjendje të mirë.

Kryesuesi z. Hamiti: Ramabaja ka të drejtë, sepse nuk është ai udhëzues i cili është përcaktuar më këtë rregullore.
Aprovohet.

3. Propozimrregullorja për promovimin dhe fuqizimin e vullnetarizmit në komunën e Prishtinës;

Agim Salihu – zyra ligjore: Kjo rregullore ka 26 faqe dhe ka për qëllim që të fuqizoj vullnetarizmin në komunë e Prishtinës.

Bekim Gashi – LDK: Grupi parlamentar i LDK-së vlerëson lartë drejtoreshën dhe ne si grup do të përkrahim këtë rregullore.

Milazim Vitija – AKR: Ne e përkrahim këtë rregullore.

Besa Zagragja – PDK: Grupi parlamentar i PDK-së e përkrah rregulloren.

Astrit Salihu – AAK: E përkrahim këtë rregullore dhe kërkoj që të shkëmbehen vullnetarët me komunat dhe vendet tjera.

Shefki Gashi – LDD: E përkrahim këtë, mirëpo vullnetarizmi i ka kaluar koha.

Feti Mediu – PD: Ndërrimi i seksit të hiqet, mos të figuroj.

Sadri Ramabaja – VV: E përgëzoj drejtoreshën për punën e saj, te neni 16 përparësi për dhënien e bursave, unë kërkoj të hiqet. Ne si VV e mbështesim.

Kryesuesi z. Hamiti: me kërkesat të cilat u benë për përmirësime e hedhin ë votim.
Aprovohet.

4. Propozimstatuti i Arkivit Komunal të Prishtinës;

Agim Salihu – zyra ligjore: Ky propozim është bazuar në ligjin përkatës, përmes statutit të arkivit grupi punues ka analizuar stafin e punës në arkivin komunal. Me hyrjen në fuqi të këtij statuti, pushoj të vlej statuti i kaluar.

Flamur Shala – LDK: Është shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës, prandaj grupi i LDK-së e aprovon si të tillë.

Aziz Pacolli – AKR: Pas ndërrimit të ligjit kërkojmë të dimë se çka është ndryshuar?

Shemsi Veseli – PDK: Ne e aprovojmë këtë.
Aprovohet.

5. Propozimstatuti i bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë;

Agim Salihu – zyra ligjore: Statuti i bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” duhet të harmonizohet me ligjet të cilat janë të aprovuar.

Tefik Mehmeti – LDK: Pajtohemi si grup dhe për.

Aziz Pacolli – AKR: E përkrahim.

Shemsi Veseli – PDK: Pasi që janë marr parasysh të gjitha vërejtjet nga KPF-ja, ne si grup parlamentar e përkrahim këtë.
Aprovohet.

6. Propozimstatuti i teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”;

Agim Salihu – zyra ligjore: Emërtimi i titullit është marr nga ligji për teatrin. Grupi punues është pajtuar me këtë, në këtë statut rol të rëndësishëm ka edhe këshilli drejtues.

Ajnishahe Azemi – LDK: Kemi konstatuar dhe kemi parë se është në harmoni me ligjin dhe LDK do ta përkrah.

Aziz Pacolli – AKR: Kërkojmë nga kryesuesi që vërejtjet tona t’i paraqes në asamble.

Shemsi Veseli – PDK: Nuk kemi çka me ndryshuar pasi që është në harmoni me ligjin, dhe ne si grup e mbështesim.

Astrit Salihu – AAK: Për shkak që financohet nga komuna e Prishtinës, propozoj që çdo shkollë(klasë) të shkojë në teatër pa pagesë.
Shefki Gashi – LDD: E përkrahim.

Feti Mediu – PD: E përkrahim.

Sadri Ramabaja – VV: Neni 9 është copy paste, të neni 13 të precizohet për dramaturgun, regjisorin etj., e jo çdo kush të hyjë në teatër.
Aprovohet

7. Propozimvendіmi për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve në pronësi të komunës;

Agim Salihu – zyra ligjore: Neni 14 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ka të bëjë me parkun e Prishtinës të marra nga “Marimanga” veturat, targat etj., janë si shtojcë.

Aziz Pacolli – AKR: Kërkoj të marrim një informatë sa janë shit, sa nuk janë shit etj.
Aprovohet

8. Propozimvendimi për dhënien e lokacionit në shfrytëzim të përkohshëm NPK “Hortikultura” SHA në Prishtinë;

Agim Gashi – Drejtoria e Shërbimeve Publike: Ne i kemi propozuar drejtorisë së pronës dhe kjo drejtori na ka propozuar këtë lokacion, lokacioni është te stacioni i autobusëve.

Tefik Mehmeti – LDK: E përkrahim dhe do të votojmë.

Shemsi Veseli – PDK: E përkrahim.
Aprovohet

9. Pyetje dhe përgjigje dhe Të ndryshme;

Shefki Gashi – LDD: Pse nuk janë përfshirë kuvendi në këtë broshurë?

Sadri Ramabaja – VV: Në broshurë thuhet se është investuar në çdo cep të Prishtinës, ndërsa në lagjen time nuk është investuar që 10 vite. Ne nuk po marrim përgjigje për pyetjet të cilat po i iu bëjmë drejtorëve.

Feti Mediu – PD: Banorët e fshatit Koliq është bërë një peticion për të iu siguruar një linjë transporti për atë pjesë dhe e përkrahim fshatin Koliq. Kërkojmë që tu mundësohet një transport për shkak se nga problemet e tilla ata po vijnë për të banuar në qytet.

Isa Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë seancë.

Të gjitha pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje janë votuar dhe në asnjë pikë nuk ka pasur asnjë abstenim dhe votë kundër.

hacklink vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel vidobet güncel vidobet güncel giriş vidobet güncel giriş joybet güncel joybet güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş linksdiamond.com casinolevant betlike betlike giriş betlike güncel giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş casinolevant stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş italya vize betpipo betpipo giriş betpipo güncel betpipo güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş meybet meybet giriş meybet güncel meybet güncel giriş prizmabet prizmabet giriş prizmabet güncel prizmabet güncel giriş roketbet roketbet roketbet giriş roketbet güncel roketbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş oslobet oslobet giriş oslobet güncel oslobet güncel giriş polobet polobet giriş polobet güncel polobet güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş efesbet efesbet giriş efesbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş stonebahis güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş