MBLEDHJA E PESTË E KUVENDIT KOMUNAL – PRISHTINË
24/06/2014MBLEDHJA E PESTË E KUVENDIT KOMUNAL – PRISHTINË
24 Qershor 2014 – Prishtinë – U mbajt mbledhja e pestë e kuvendit komunal të Prishtinës. Në këtë mbledhje pikat të cilat u shqyrtuan ishin:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së tretë;
2. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Pallatit olimpik – Prishtina e Re;
3. Propozimvendimi për caktimin e lokacionit për objekt sporti – Rekreacioni ujor publik i tipit të mbyllur;
4. Propozimi për ndryshimin e Planit rregullues të lagjes “Kalabria”;
5. Propozimrregullore për menaxhimin e varrezave dhe objektit komemorativ;
6. Propozimrregullore për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike;
7. Propozimi për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
8. Propozimvendimi për caktimin e komisionit për zgjedhjen e këshillit të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane;
9. Propozimrregulloja për të hyrat vetanake të institucioneve arsimore;
10. Të ndryshme.
Qe ne fillim te mbledhjes, para përcaktimit te rendit te ditës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike te Kosovës z. Lirak Qelaj ngriti çështjen e heqjes nga diskutimi te disa rregulloreve si ajo për menaxhimin e varrezave dhe objektit komemorativ, rregullorja për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Njëkohësisht kërkoi nga ekzekutivi komunal arsyetimin e mos rishikimit te buxhetit deri me tani, poashtu kërkoi nga Drejtoria e Arsimit një informate mbi suksesin e nxënëseve ne maturën shtetërore. Dhe për fund drejtoi ankesa kundrejt Kryetarit te Komunës z. Shpend Ahmeti për organizmin e dobët te ditës se çlirimit të qytetit.
Edhe nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u kërkua heqja e rregullores për menaxhimin e varrezave nga rendi i ditës, pike kjo e miratuar nga përfaqësuesi i tyre ne Komitetin për Politike dhe Financa.
Kërkesa e heqjes se rregullores për menaxhimin e varrezave bazohej ne faktin se rregullorja ka mangësi ne definimin e funksionit te saj, gabime ne terminologji dhe mungese e plotësimit me informata te nevojshme.
Pas miratimit te rendit te ditës, u diskutua edhe për aprovimin e ekstraktit te procesverbalit te mbledhjes se kaluar. Tashmë është bërë shprehi që ekstraktet e procesverbaleve te mbledhjeve te kuvendit komunal te Prishtinës, të shoqërohen me gabime drejtshkrimore, mos përfshirje e tekstit apo edhe ndërhyrje ne fjalimet e këshilltarëve komunal.
Pika e dyte e rendit te ditës, për caktimin e ndërtimit te pallatit olimipik – Prishtina e Re, kaloi pa një diskutim te theksuar dhe njëzëri u miratua si vendim.
Piken e tretë te rendit te ditës e prezantoi Kryetari i Komunës z. Shpend Ahmeti, ku foli për vendimin e komunës për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit sportiv – Rekreacioni ujor publik i tipit te mbyllur, si dhe vendimin për zotimin e 200 mije eurove nga gjashtë milion sa është paraparë te kushtojë projekti në fjale. Sipas tij realizmi i projektit do te zgjasë dy deri ne dy vite e gjysme, dhe theksoi nevojën e mbështetjes nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit.
Lidhur me këtë çështje z. Memli Krasniqi ne cilësinë e asamblistit komunal, nga radhët e Partisë Demokratike te Kosovës, potencoi se ky projekt është mbështetur nga MKRS-ja por mungesa e implementitmit te tij ka ardhur si rezultat i mungesës se bashkëpunimit nga Komuna e Prishtinës ne kohen e qeverisjes nga LDK, respektivisht nga ish- drejtoresha e këtij sektori znj. Vlora Dumoshi.
Në këtë rast ish- drejtoresha Vlora Dumoshi replikoi me parafolësit, dhe theksoi se ideja e ndërtimit te këtij rekreacioni ne Prishtine, është iniciuar nga vete drejtoria qe ajo e ka drejtuar. Me përjashtim te znj. Vlora Dumoshi dhe znj. Naime Osmani, kjo pike e rendit te ditës u miratua një zëri nga te pranishmit ne kuvend.
Me pas drejtori i Infrastrukturës Lokale z.Hysen Durmishi propozoi risitë ne ndryshimin e planit rregullues te lagjes “ Kalabria”, pike e cila kaloi me mbështetjen unanime te këshilltareve komunal.
Rregullorja për menaxhimin e varrezave dhe objektit komemorativ, u vendos te shtyhet për muajin shtator si dhe te shkoj ne diskutim publik. Ku parashihet te mbahen dy takime me qytetare dhe dy takime me organizatat e shoqërisë civile.
Ne diskutimet për rregulloret për vendosjen, largimin e objekteve komunale dhe ajo për ndryshimin e tarifave, ngarkesave dhe gjobave komunale, nga shumica e pjesëmarrësve u potencua rëndësia që te gjenden modalitet e duhura ne mënyre që bizneset te rendohen sa me pak që është e mundshme. Me plotësimet e bëra nga diskutantet e partive te përfaqësuara ne kuvend u vendos që edhe këto pika te rendit te ditës te kalojnë me shumice te votave.
Ne piken për caktimit te komisionit për zgjedhjen e këshillit te fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, u formua komisioni përbërë nga:
• Shefki Gashi – LDK
• Qëndron Kastrati – VV
• Muhamet Selmani – PDK
• Sofije Bunjaku – AKR
• Fadil Leci – Shef i Bashkësive Lokale në Komunën e Prishtinës
Poashtu edhe propozimrregullorja për te hyrat vetanake te institucioneve arsimore u aprovua njëzëri nga të gjithë.
Në këtë mbledhje munguan: Liburn Aliu, Nora Kelmendi dhe Blerand Stavileci.