MBLEDHJA E PESTË E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA-PRISHTINË

05/04/2013

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së katërt;
2. Propozimrregullorja për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Prishtinës;
3. Propozimrregullorja për promovimin dhe fuqizimin e vullnetarizmit në komunën e Prishtinës;
4. Propozimstatuti i Arkivit të Komunës së Prishtinës;
5. Propozimstatuti i bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë;
6. Propozimstatuti i teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”;
7. Propozimvendіmi për caktimin e komisionit për shpalljen e tenderit për shitjen e automjeteve të komunës me ankand publik;
8. Të ndryshme.

Kryesuesi e hapi mbledhjen dhe e qiti ne votim rendin e ditës. Rendi i ditës u votua nga të gjithë.

PIKA1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së katërt;

Votohet nga të gjithë.

PIKA 2. Propozimrregullorja për procedurat e themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Veprimit Rinor të Komunës së Prishtinës;

Agim Gashi prezantoj bazën ligjore të kësaj rregullore dhe sipas tij, iu jep hapësirë të rinjve për t′u anëtarësuar në këtë këshillë dhe të merren me aktivitete të ndryshme.
Kryesuesi hapi debatin por askush nuk debatoj për këtë pikë dhe pika u votua nga të gjithë.

PIKA 3. Propozimrregullorja për promovimin dhe fuqizimin e vullnetarizmit në komunën e Prishtinës;

Agim Gashi prezantoj dispozitat ligjore për këtë pikë. Sipas tij kjo pikë është shumë e rendësishme i nxitë të rinjët për punë vullnetare.

Hapet diskutimi: z. Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së. Me këtë rregullore po furnizohet diçka që është obligim ligjor. Votohet.

PIKA 4. Propozimstatuti i Arkivit të komunës së Prishtinës;

Agim Gashi – Drejtor i Shërbimeve Publike: ky statut duhet miratuar sepse është në harmoni me ligjin për arkivat. Kemi biseduar me drejtorin e Arkivit në lidhje se a do të quhet Arkivi Komunal i Prishtinës apo Arkivi i komunës së Prishtinës.
Hapet debati: z. Aziz Pacolli nga AKR-ja. Dallimi në mes Statutit paraprak dhe këtij të riut nuk ka ndryshime.
Mustafë Krasniqi nga grupi i LDK-së. Kam një sugjerim, të ndryshohet paragrafi 1 dhe 2 dhe të formulon brenda një paragrafi.
Shefqet Sylejmani nga grupi i AAK-së, propozoj që të jetë Statuti i Arkivit Komunal sepse Arkivi i Komunës ka të bëjë vetëm me çështje brenda komunës.
Pika qitet në votim dhe votohet nga të gjithë.

PIKA 5. Propozimstatuti i bibliotekës komunale “Hivzi Sylejmani” Prishtinë;

Agim Gashi, duhet miratuar këtë rregullore për të përshtatur me Ligjin e ri për Biblotekat.
Hapet debati; Milazim Vitia nga AKR-ja, biblioteka “Hivzi Sylejmani” ka qenë ndërkomunale kurse tash si do të jetë?

Tefik Mehmeti nga LDK-ja, neni 12 nuk është në përputhshmëri me Ligjin sepse nuk parashihet Këshilli drejtues. Pika qitet në votim dhe votohet.

PIKA 6. Propozimstatuti i teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”;

Agim Gashi-Drejtori i Shërbimeve Publike, në këtë pikë parashihet që Teatri “Dodona” të përdor xhirollogarinë e saj, si dhe emërimi i drejtorit të bëhët nga Këshilli drejtues.

Kryesuesi hapi debatin. Mustafë Krasniqi nga grupi i LDK-së, propozoj që në këtë pikë të futet edhe organizimi i festivaleve.

Shefqet Sylejmani nga grupi i AAK-së, a do të quhet teatri i qytetit të Prishtinës apo teatri i komunës së Prishtinës. Pika votohet nga të gjithë.

PIKA 7. Propozimvendіmi për caktimin e komisionit për shpalljen e tenderit për shitjen e automjeteve të Komunës me ankand publik;

Agim Gashi-Drejtor i Shërbimeve Publike, foli se pse duhet shitur këto vetura. Sipas tij, këto vetura janë kryesisht të vjetra ose me defekte të mëdha.
Kryesuesi hapi debatin por askush nuk debatoj. Votohet nga të gjithë.