Mbledhja e Kuvendit Komunal Ferizaj
29/06/2013Raport nga Monitorimi KK Ferizaj
Statuti i Komunës së Ferizajt dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2014-2016, marrin dritën jeshile nga antarët e kuvendit
Rritja e grantit qeveritarë për komunën e Ferizajt cilësohet si rritje serioze dhe mundësi e mirë për investime kapitale.
Me datë 28 qershor 2013 u mbajt Mbledhja e Kuvendit Komunal në Ferizaj. Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Konfirmimi i pjesëmarrjes në seancë:
Kryesuesi z.Xhavit Zariqi, hapi mbledhjen duke përshëndeur të pranishmit dhe kryetarin e komunës dhe lajmëroi se në seancë janë të gjith delegatët dhe se askush nuk ka njoftuar për mungesë.
2. Miratimi i rendit të ditës:
z.Faruk Guri mori fjalën duke bërë pyetje kryesuesit se a është mbledhje e jashtëzakonshme apo mbledhje e rregullt, sepse ne kemi marr materialet në ditën e hënë , dhe në emër të grupit parlamentar të LDK-s kërkoi që materialet të sillen në afat prej 7 ditë pune siq është edhe me ligj. Ai gjithashtu kërkoi që kuvendi të bëjë një kërkesë te qeveria për një universitet publik sepse është shum i rëndësishëm pasi që të rinjët nga Shtimja, Kaçaniku dhe Hani Elezit do të kishin mundësi të studionin në Ferizaj e jo të bënin shpenzime të mëdha duke studiuar në Prishtinë.
Kryesuesi z.Zariqi, tha se LDK-ja ka nisë fushatën zgjedhore para kohe dhe sa i përket materialeve kanë ardhur me kohë sepse aty ke datën 21 kur edhe jan përgatitur dhe se ai nuk mban përgjegjësi nëse delegatët i marrin me kohë apo jo dhe kjo mbledhje është plotësisht e rregullt. Për universitetin ai tha se ky nuk është vendim që merr kuvendi. Znj.Hajrije Nebihu mori fjalën duke u kujtuar delegatëve se nuk është pika e kërkesave, por është miratimi i rendit të ditës dhe duhet të vazhdohet me mbledhjen që mos të humbim kohë. Edhe z.Sahit Krasniqi tha se duhet të vazhdojmë punën e mos të merremi me thashetheme.
Me shumicën e votave unanime kuvendi miraton rendin e ditës.
3. Miratimi i dy procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara:
Te kjo pikë mori fjalën z.Ylber Topalli, i cili kërkoi nga procesmbajtësi që procesverbali të bëhet nga inqizimet sepse është e pamundur të shkruhen gjith qka folet në kuvend. Dhe me shumicën e votave unanime miratohen procesverbalet nga mbledhjet e kaluara.
4. Propozim – Vendim për miratimin në parim të Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2014-2016:
Kryesuesi e hapi debatin për këtë pikë të rendit të ditës duke ia dhënë fjalën kryetarit të komunës z.Agim Aliu.Kryetari përshëndeti të pranishmit duke thënë se korniza afatmesme buxhetore 2014/2016,si një dokument strategjik kryesisht mbështetet në kornizën afatmesme 2013/2015,si dhe dokumentin qarkorja buxhetore 2014/01,e cila përmban kufij fillestar buxhetor të të gjitha burimeve të financimit përfshir grantin e përgjithshëm,grantin specifik të arsimit,grantin e shëndetësisë,si dhe projeksionin e të hyrave vetanake.
z.Ramadan Baliu tha se projektet janë bart nga viti në vit dhe ka projekte të tilla që duhet të futen në kornizën afatmesme buxhetore 2014-2016. Shkolla “Ganimete Tërbeshi ka një pjesë të hapësirës të pashfrytëzueshme dhe në këtë hapësirë kërkojmë të bëhet ose një shkollë e mesme për atë rajon ose të ndërtohet një sallë e edukatës fizike.Poashtu është hera e tretë që po rregullohet kulmi në shkollën e mesme të gjimnazit”Kuvendi i Arbërit”Ndërsa sa i përket rrugës për Reçak,ky projekt ka dalur në vitin 2015,ndërsa është dashur të rregullohet më shpejtë e jo të lihet anash aq larg.
z.Kemajl Ramadani tha se sot e kemi në dorë një dokument mjaft të rëndësishëm i cili duhet të aprovohet ku kemi rritje të të hyrave vetanake si dhe grante nga qeveria.Sa i përket investimeve kapitale janë shuma më të mëdha se sa duhet,ku duhet të mirren shumë kritere e si kriter kryesor të jetë inkasimi që qytetarët të paguajnë për pronë.
Ndërsa sa i përket projekteve ai tha renovimi i kulmit për shkollën “Arsim Bytyçi” me vlerë rreth 30.000 euro nuk po kryhet siç duhet.Ndërsa sa i përket projekteve të cilat nuk janë paraparë fare është rruga “7 Shtatori” dhe rruga e Sherretëve ku mbas luftës nuk është punuar fare.
z.Ymri Hashani tha se ka lexuar me një kujdes të veqantë draft kornizën afatmesme buxhetore 2014-2016 sepse sa i përketë të hyrave vetanake tha se është për t’u përshëndetur sepse më herët nuk kemi të ardhura nga Granti Qeveritar,ku komunat më të vogla kanë marrë më shumë se ne si komunë,mirpo tashmë është korrigju.Sa i përket projekteve ai tha se gjatë vitit 2012 janë realizur vetëm 90% e tyre dhe se në listën e projekteve të cilat gjendën në këtë kronizë për vitin 2014-2016 projektet kanë lëvizur nga viti në vit.
Projekti për rrugët unazore-Talinofc,Mirash,Babush projekt që ka kaluar vit pas viti.Asfaltimi i rrugës së Reçakut nga viti 2012 është shtyrë për vitin 2015.Kanalizimi fekale Tërrn-Bablak u planifikuar për vitin 2013,në këtë kornizë tashmë shkruan së ai është shtyrë për vitin 2016.Ndërsa sa i përket rrugës Softaj-Rahovicë ajo rrugë tashmë është e asfaltuar dhe nuk e dimë se për qfarë faze të dytë po flitet.
Sa i përket projektit në qendër të qytetit në fillim është thënë se ky projekt do të kushtoj 1 milion i ndarë në katër faza:
Faza e I-rë 400.000 euro
Faza e II-të 69.000 euro
Faza e III-të 690.000 euro dhe
Faza e IV-të 655.000 euro
Dhe se kjo qendër e qytetit na kushton rreth 2 milion euro që edhe me ari po të shtrohej nuk do të dilte më shtrenjtë.
Për projektin e kanalizimit fekale Tërrn-Bablak në këtë kornizë i njejti projekt është paraparë të kryhet 2 herë.Rruga Softaj –Rahovicë tashmë veq se po asfaltohet dhe e vetmja rrugë që po mbet në atë anë po mbetet rruga Rahovicë- Mirash kërkoi që kjo rrugë rreth 1700 m të hyjë si projekt në vitin 2014.
z.Avdullah Hoxha tha se për dokumentin më të rëndësishëm Kornizën Afatmesme është bërë një punë e mirë nga ana e Kryetarit të Komunës dhe stafit të tij.Mirpo doli me kërkesën që trotuari që lidh shkollën “Pesë dëshmorët”në Pleshinë ata nxënës janë të rrezikuar dhe nuk ka hyrë si projekt dhe kështu ai kërkoi që ta kenë parasysh që ta gjenjë një zgjidhje.Dhe në fund kërkoi që të votohet ky propozim vendim.
Z.Sahit Krasniqi tha se kemi një dokument të rëndësishëm ,mirpo ka tendëncë të rritjes së buxhetit.Në mbledhjene KPF-së ai tha se ka munguar Drejtori i Ekonomisë dhe ndoshta na përgjigjet në pyetjet .Gjatë votimit të buxhetit për vitin 2013 në një formë votohet edhe buxheti për 2014.Sa i përket rregullimi i qendrës faza e dytë ka qenë 400.000 euro tashmë del me 600.000 euro.Dhe pyetjen në të cilën kërkoi përgjigje ishte për rritjen e vlerave të projekteve.
z.Bekim Ademi tha se sa i përket të të hyrave për 2 milion e gjysmë është një gjendje mjaftë e mirë.Tek arsimi është bërë një infrastrukturë shumë e mirë.Tek shëndetësia theksoi se duhet të shtohen grande specifike për shtimin e numrit të mjekëve.Te projektet,posaqërisht të rrënimi i objekteve pa leje me vlerë rreth 35 milion euro është një shumë tejet e madhe si dhe për qenët endacakë një vlerë e madhe rreth 25 milion euro.E projekti të cilin ai e mirëpriti duke e quajtur si të qëlluar është asfaltimi i rrugës “Kadri Zeka”.
z.Hetem Ibrahimi tha se kjo kornizë ka përfshirë të hyrat dhe shpenzimet,mirpo për projekte ishte skeptik duke thënë se ose nuk janë realizuar mirë projektet ose janë fry për interesa të ndryshme për fushata zgjedhore.Në vitin 2013 projekti për asfaltimin e rrugës Babush-Tërrn është bartur për vitin 2016,duke mos i ditur fare arsyet.Projektet që nuk realizohen duhet të analizohen mirë që me prioritet të analizohen në vitin 2014,që të jeni më serioz dhe më konkret sepse dikur njerëzit nuk besojnë rreth projekteve,nëse vazhdohet kështu.
z.Asllan Kryeziu tha se kjo kornizë na bëri përshtypje të mirë për qytetin tonë mirë ai ndihet i befasuar që nuk ka fare projekte për përmirësimin e jetës së komunitetve duke thënë së është përgjegjësi e kryetarit ta përmirësoj jetën e komuniteteve sepse ai ka marrë vota të hapura pikërisht në këtë Kuvend.
Z.Medain Hashani tha se korniza afatmesme tregon seriozitet të madh,duke u ndalur kështu tek lëvizja e projekteve,gjegjësisht theksoi se rruga e Reçakut është dashur të kalohet në vitet e mëvonshmë për shkak që të mos bllokohen të gjitha rrugët.Ndërsa në vitin 2014 nuk po shihet se ka projekte për kanalizime fekale dhe kërkoi subvencionim për biznese në 2014 ku të gjithë invesitorët që janë të interesuat të investojnë në Ferizaj,do t’i ndihmojë kjo komunë.Ndërsa sa i përket komuniteteve z.Hashani theksoi se buxheti i mbulon të gjitha komunitetet dhe se kjo qeveri i sheh të gjithë të barabartë pa dallim race e feje.
z.Bekim Ademi tha se zhvillimi ekonomik do të zhvillohet më shumë me heqjen e taksave.
z.Asllan Kryeziu tha se ne nuk përmendëm diskriminim, por vetëm duam integrim,duam projekte që ndikojnë në jetën e qytetarëve.Ky komitet ka nevojë për projekte urgjente,pa debate,ngase ka raste ku në një dhomë 3 me 3 jetojnë 13 anëtarë.
Z.Medain Hashani doli me replikë ndaj z.Asllan Kryeziut duke i thënë se nëse kërkon projekte të veçanta atëherë po bën diskriminim. Komisioni është duke punuar në ndarjen e banesave dhe kryetari i komunës i ndan projektet e barabarta.
z.Rafiz Sejdiu tha se e veçanta që e karakterizon kornizën nga vitet e tjera është shtimi i kapitalit dhe caktimi i prioriteteve të projekteve është në rrugë të mirë dhe duhet të aprovohet në parim kjo kornizë buxheti.
z.Ramadan Hasani tha se projektet e tilla kanë interesa edhe elektorale,mirpo theksoi se duhet vlerësuar rritjen e granateve qeveritare,është rritje serioze dhe mundësi e mirë për investime kapitale.Gjë tjetër pozitive është infrastruktura e mirë e qytetit,ku qyteti ka marrë tashmë tamam pamjen e një qyteti.Ndërsa si vërejtje serioze ai e cilësoi sektorin e bujqësisë duke thënë se nuk ka kujdes të veqantë tek kjo lëmi.
z.Faruk Guri tha se në krahasim me buxhetin që është hartuar ka dallime të mëdha në shumën e projekteve që do të realizohen ku gjatë shkrimit të kësaj kornize janë hequr shumë projekte ku ne e kemi votuar këtë buxhet pikërisht për këto projekte.Ky ndryshim dhe heqja e projekteve nuk është në rregull.Ngritja e subvencioneve për bujqësi prej 750 mij ne propozojmë që të jenë mbi 1 milion për shkak se ka mjete të lira.Ndërsa sa u përket investimeve ato të bëhen në proporcion edhe në fshatra edhe në qytete.Poashtu shefi i grupit parlamentar nga LDK-ja z.Faruk Guri kërkoi lidhjen e dy magjistraleve Babush-Tërrn-Lubofc-Koshare ku do të lidhen shumë fshatra dhe do bëhej një shkurtim i rrugës.Sa i përket lokacionit për spital që është marrë vendim të ndërtohet te ish tregu i kafshëve ai nuk e cilëson si vend të duhur dhe kërkoi që të gjendet një hapësirë afër parkut të lirisë,për shkak se është vend natyror.
z.Adem Sejdiu tha se korniza ka një rëndësi të veqantë,mirpo shqetësimi të cilin ai e shprehu ishte se për rregullimin e qendrës së qytetit po jepen miliona euro,për të më primare sipas tij do ishte sigurimi i vendeve të punës e pastaj të rregullohet vendi për të ecur.Sa i përket buxhetit të viteve 2012,2011 nuk ka mbuluar as shpenzimet minimale sa i përket sektorit të bujqësisë.Ai tha se kemi kërkuar që buxheti të ndahet për kokë banori ,mirpo ky buxhet u nda andej ku ka më shumë zyrtarë komunal,duke theksuar se rruga për Cernillë është në gjendje të mirë dhe nuk ka nevojë të ndahen 100.000 euro vetëm pse andej jeton një zyrtar.Sa i përket fshatrave Zllatarë,Bibaj që janë të lidhur ngushtë më komunën tonë ,asnjëhërë nuk pashë investime.Rast të veqantë ai cilëson buxhetin për shtëpi me raste sociale duke thënë se nga 75.000 të shkoj në 100.000.
z.Hesat Shatrolli doli me kërkesën që në Pleshinën e Epërme që lidhet me atë të poshtmën ka rrezik për qarkullim të fëmijëve ku lumi me dendësi 4 m thellësi paraqet një rrezik të madh dhe kërkoi që të futet në kornizën afatmesme ndërtimi i një muri për atë pjesë.
Znjsh.Zymrije Haxhimusa tha se më shumë janë realizu kërkesa që i kanë parashtru opozita ,ndërsa ne që kemi bërë kërkesa ka shumë pak realizim.
Në anën tjetër zinjsh.Hajrie Nebihu tha se buxheti është shumë i vogël për tu plotësuar të gjitha kërkesat e debutetëve dhe ndër të tjera theksoi se nuk jemi kundër projekteve për komunitete.
z.Ylber Topalli tha se e veçanta e kësaj kornize është fakti se kryetari dhe stafi menaxhues ka pasur kërkesa dhe debate që kanë ardhur nga komitetet e ndryshme.Rëndësi të veqantë ka rruga Gërlicë –Ferizaj,rrugë e cila për çdo vit ka pësuar nga një nxënës,pikërisht kur është ndërtuar ajo rrugë nuk janë paraparë trotuarët dhe vazhdon akoma të jetë pa trotuarë dhe kërkoi që të sigurohet një trotuar për atë rrugë.
Drejtori i Ekonomisë,Financave dhe Buxhet,z.Mustafë Grainca tha se është vërtetë një dokument strategjik korniza afatmesme e cila do të vendos caqet e caktuara për afatin 3 vjeqar dhe sa u përket shpenzimeve ato janë rritur nga granti i qeverise së Kosovës mbi 200.000 apo 5 %.Ndërsa sa u përket projekteve të vitit 2013 ka shumë projekte të cilat janë projekte 2 vjeqare.
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit,Zhvillimit dhe Rindërtimit z.Ardian Ferizi tha se bartja e projekteve nga viti në vit ka ndodh më herët,ndërsa sa i përket lokacionit për spital u votu në kuvend.Mirpo ndër të tjera theksoi se varësisht nga distinacionet projektet do të lëvizin.
z.Ymri Hashani doli me pyetjen se sa do të kushtojë në tërësi projekti për qendrën e qytetit dhe se në asfaltimin e rrugës Softaj-Rahovicë a do të ketë fazë të dytë.
z.Faruk Guri kërkoi që të ndahen sa më tepër subvencione se në këtë formë bëhet inkuadrimi i të rinjve në punë.
z.Xhavit Zariqi theksoi ngritjen e qind për qind të projekteve ,hartimi i buxhetit nuk është ideal,por i përafërt.
Z.Ardian Ferizi,drejtor i Drejtorisë së Planifikimit,Zhvillimit dhe Rindërtimit tha se në 2015 nuk do të ketë punime sepse do ndahen mjetet e fizibilitetit për parkingje nëntokësore dhe pasi të përfundojnë punët për parkingjet nëntokësore do të filloj faza e II-të.
Drejtori i Ekonomisë,Financave dhe Buxhet,z.Mustafë Grainca tha se kemi ngritë subvencionet e bujqësisë vit pas viti dhe se viti 2013 ka rezultuar të kemi tejkalim të projekteve financiare ku do të mbulohen me buxhetin e vitit 2014.
Me 28 vota për,3 kundër dhe 1 abstenim u votua korniza afatmesme buxhetore 2014-2016.
5. Propozim vendim për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Komunës së Ferizajt:
z.Xhavit Zariqi tha se është harmonizuar drafti final dhe duhet të miratohet sot.
z.Ylber Topalli tha së është bërë një punë e mirë,një materie e punuar mirë dhe se duhet të bëhen vetëm disa ndryshime tek neni 66 pika 2.7 ku propozoi që kryetari të ketë të drejtë të formojë zyrë zgjedhore sipas nevojave dhe tek neni 74 dhe neni 84 të ketë disa ndryshime.
z.Sahit Krasniqi tha se para kësaj seance grupi jonë parlamentar nuk e ka miratu statutin me arsye dhe tash del që ne kemi pasur të drejtë që nuk e kemi votuar,mirpo sot do ta votojmë.
z.Ramadani tha se ne si grup parlamentar do ta miratojme mirpo tek neni 32 pika 6 të definohet çartë si të zgjedhet kryesuesi në rast mungese të Kryesuesit të kuvendit.
z.Faruk Guri tha se Ylber Topalli është dashur të jetë në komision për draft statutin,por nuk ka qenë,ndërsa sa i përket zyreve te kryetarit tha se janë të mjaftueshme.Ai propozoi gjithashtu që të futet edhe një nen që të jetë prioritet statuti në gjuhën shqipe.
z.Rafiz Sejdiu doli me një replikë për Z.Faruk Guri duke ia bërë me dije që e kemi lutur me i fut 5 apo 6 pika vetëm e vetëm që të mos shtyhet ky statut.
z.Faruk Guri mori fjalën duke thënë se statuti nuk është shqyrtuar duke mos pasur kështu asnjë diskutim publik,as diksutim te komisioni për akte normative.
Me 38 vota për kalon statuti i komunës së Ferizajt.
6. Pyetjet dhe kërkesat e anëtarëve të KK-së:
z.Ramadan Hasani kërkoi që në qdo seancë të shihet sa është punuar të projekti për furnizimin me gas për nxemje qëndrore në këtë komunë ,ku kësaj kompanie i është dhënë afat 3 mujor.
Poashtu theksoi së është një dezinformatë nga LDK-ja që kjo firmë ka adresën tek shtëpia e tij dhe kërkoi që të demantohet ky lajm.
z.Fatmir kërkoi që të vendosen shenjat e komunikacionit,sidomos tek rrugët një kahëshe dhe te eleminohen qentë endacakë.
z.Bekim Ademi kërkoi nga komisioni për banesa me sjellë informata në seancën tjetër deri ku kanë shkuar punët.
Forumi i grave kërkoi që rrugët 1 kahëshe ,këto ditë të funksionojnë si rrugë dykahëshe deri sa ka punime ne shesh që të mos bllokohet komunikacioni.
7. Të ndryshme:
Kryesuesi i Kuvendit njoftoi delegatët se nëse ka diqka për tu diskutuar duhet që mbledhja të mbahet në 15 ditëshin e parë sepse deri në fund të muajit Gusht nuk do të ketë mbledhje për shkak të pushimit veror.