Mbledhja e Komitetit për Politik e Financa Ferizaj

09/07/2013

Diskutimi i lokacionit “Kodra e Nikadinit” për varrezat e qytetitë të Ferizajt nga anëtarët e komitetit cilësohet si “Skenari i Bajrush Xhemajlit” !.

Me datë 8 Korrik 2013 u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politik e Financa në Ferizaj. Pikat e rendit të ditës ishin:

1. Konfirmimi i pjesëmarrjes në seancë:
Kryesuesi hapi mbledhjen duke përshëndetur të pranishmit dhe njoftoi se z.Ymri Hashani nuk është i pranishëm në këtë mbledhje dhe nuk ka lajmëruar për mos ardhje mirëpo nga anëtarët e tjer u bë e ditur se z.Hashani gjendet në Zvicërr.

2. Miratimi i rendit të ditës:
Rendi i ditës u miratua pa ndonjë diskutim.

3. Propozim vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr. 1842:
Për këtë pik kryesuesi i dha fjalën znj.Qazime Vata, e cila sqaroi shkurt për anëtarët e komitetit këtë ku tha se propozim vendimi për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale me nr.1842, pronë në të cilën parashihet vendosja e shtatores për dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Bega-Murtajë, pronë kjo e cila gjendet afër shtëpisë së bardhë në qytetin e Ferizajt, e cila planifikohet të bëhet hapësir e gjelbëruar aty dhe do të bëhet një vendë nga komuna për ngritjen e shtatores, ku për këtë shtatore Shoqata e Invalidëve kishte dërguar kërkes që komuna ti gjejë një vendë dhe se shtatorje ishte punuar nga familja e gatëshme për me vendos në vendin të cilin do ti gjejë komuna.
Kryesuesi mori fjalën duke thënë se ne gjendemi para aktit të kryer sepse drejtoria vetëm se paska gjetur lokacionin dhe se ky është vendim politik, ka rëndësi politike. Shoqata e Invalidëve nuk është kompetente për këtë kërkes , kjo duhet të bëhet nga Shoqata e Veteranëve dhe unë propozojë me kthy mbrapa këtë kërkes. Mirëpo drejtoresha tha se në aspektin urbanistik nuk prish punë sepse këto janë hapësira publike të gjelbëruar e sa i përket ati politik dhe ndikimeve politike ne nuk e kemi menduar.
Të gjtih anëtarët e komitetit u pajtuan që kërkesa të vijë me pëlqimin nga Shoqata e Veteranëve deri në ditën ku do mbahet dhe Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, dhe në rast se ky pëlqim nuk vie atëher nuk do procedohet në kuvendë fare, dhe ky pajtim u mor edhe për pikën e 4 pasi që u diskutua për dy pikat bashkë.

4. Propozim vendim për destinimin e ngastrës kadastrale nr.02399-1:
Edhe për këtë pik ishte i njëjti diskutim sepse për dy pikat u bë një diskutim. Propozim vendimi për destinimin e ngastrës kadastrale me nr.02399-1, ngastër në të cilën parashihet të vendoset shtatorja e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agim Matoshi, ngastër kjo e cila gjendet për rreth rrugës “Enver Topalli”, ose më saktë tek ish thertorja e qytetit në Ferizaj.

5. Propozim vendim për këmbimin e pronave të paluajtshme:
Fjalën mori znj.Qazime Vata, ku tha se hapësira te Euro Goma siq njihet me këtë emër nga të pranishmit, të ndrrohet me hapësirën e Kodra e Nikadinit e cila del pastaj në ankand publik, ajo gjithashtu bëri të ditur se hapësir e vetmja e cila mundë të ndërrohet është ajo te Euro Goma pasi që komuna nuk ka hapësira të tjera. Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të bëhet një zgjidhje e shpejtë për varrezat e qytetit. Sahit Krasniqi mori fjalën duke thënë se Kodra e Nikadinit edhe para viteve 80 është planifikuar që të jenë varrezat e qytetit në atë vendë. Mirëpo në një mbledhje të vitit të kaluar është thënë se ajo pronë i përket Bajrush Xhemajlit dhe ai gjithashtu tha se ka qen thënë njëher që do të bëhen te Sherret? . Pajtohem që për varrezat duhet të bëjmë zgjidhje mirëpo prona te Euro Goma duhet të ruhet për interesa sepse komuna nuk ka mundësi asnjëher më ta rikthejë atë vendë. Kryesuesi z.Zariqi, tha se është kushtëzim ndrrimi me Euro Gomën dhe se realisht ka shkuar plani pik për pik jashtë organeve komunale dhe se tash na duhet ta zbatojmë të përshtatemi pik për pik. Unë jam kundër dhe duhet të presim vlerësimin e asaj prone sa kushton ari dhe më mir është ta blejmë se sa ta këmbejmë me Euro Goma. Mirëpo drejtoresha tha se nuk mundë të bëhet vlerësimi pa ja dërguar Ministris dhe planifikimin e buxhetit për pronën sepse ka ndryshuar ligji për Këmibimin e Pronave neni 11. Ajo gjithashtu tha se ka qen e planifikuar që njëher varrezat të bëhen të Sherret mbas shkollës mirëpo ka hasur në probleme nga banorët e lagjes. Antarët e komitetit u pajtuan që këtë pik ta largojnë nga rendi i ditës deri sa të bëhet vlerësimi i pronës.
Mirëpo nga anëtarët e KPF-së pati polemika se kjo pronë është e Bajrush Xhemajlit dhe se ka qen e planifikuar qysh në fillim ky skenar, madje ata e quan “Skenari i Bajrush Xhemajlit”

6. Propozim vendim për shëndrrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore:
Kjo pik procedohet për Mbledhjen e Kuvendit Komunalë, nuk pati diskutim për këtë pik vetëm znj.Vata mori fjalën duke sqaruar shkurt ku tha se këtu bëhet fjal për një pjes të vogël të tokës.

7. Propozim vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm:
Te kjo pik nuk u diskutua pasi që pika e 5 , u shty për mbledhjen e ardhëshme.

8. Shqyrtimi i kërkesave:
Kryesuesi z.Zariqi , bëri të ditur se Drejtori i Shëndetësis dhe Mirëqenie Sociale kishte dërguar një kërkes pak para se të fillonte Mbledhja e KPF-së për Draft-Statutin e Qendrës për Pun Sociale, pasi që kjo qendër tash më është në kompetenc të Komunës së Ferizajt dhe se ka mbetur pa Statut. Kërkesa ishte që të diskutohet dhe të futet në rendë dite për Mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal dhe kjo u aprovua nga anëtarët e komitetit mirëpo nuk u diskutua fare sepse u procedua për Mbledhjen e Kuvendit.
Mirëpo një numër i konsiderueshëm i kërkesave tjera të cilat ishin në tavolinën e kryesuesit nuk gjetën vendë për diskutim sepse kryesuesi me anëtarët e tjerë të komitetit u pajtuan që për ato kërkesa të diskutohet në mbledhjen e ardhëshme.

9. Të ndryshme:
Nuk u diskutua fare për këtë pik, vetëm u bë e ditur se Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal do të mbahet me datë 17 Korrik 2013 dita e mërkur. Gjithashtu u tha se për Mbledhjen e Kuvendit hyn te pika e 5 e cila nuk do të procedohet për Kuvendë pa materialin e kërkuar , në vend të saj te kjo pik hyn Draft-Statuti i Qendrës për Mirëqenie Sociale.