Mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa në Shtime
29/05/2013Raport nga Monitorimi KPF Shtime
29.05.2013
Mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa në Shtime
Korniza buxhetore afatmesme për periudhën e vitit 2014-2016 të dërgohet në diskutim publik
BIK Shtime- pagesat e varrimeve ti merr përsipër komuna për banorët e kësaj komune!
Me datë 29 maj 2013 u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa, në Shtime.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Miratimi i rendit të ditës:
• Miratimi i rendit të ditës u aprovua pa ndonjë ndryshim.
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
• Procesverbali nga mbledhja e kaluar a aprovua pa ndonjë vërejtje.
3. Shqyrtimi i kornizës buxhetore afatmesme për periudhën 2014-2016:
• Për ta bërë një prezentim të shkurt për kornizën buxhetore afatmesme për periudhën 2014-2016, doli zyrtarja e lartë e financave ku bëri të ditur se për këtë periudhë, buxheti total do ta ketë një rritje mbi 500.000 euro , mirëpo ajo gjithashtu bëri të ditur se do të ketë dhe dëgjimit publik për këtë dokument dhe pas dëgjimit publik do të ketë dhe ndonjë ndryshim. Këshilltarët u pajtuan se ky dokument është i punuar mirë , mirëpo z.Ahmet Ahmeti tha se duhet të përfshihen edhe nevojat e fshatrave sepse edhe ata kanë të drejtën për përmbushjen e nevojave të tyre. Kryesuesi, bëri të ditur se ky dokument do të dal në diskutim publik dhe se aty qytetarët do të kenë rastin për të paraqitur nevojat dhe kërkesat e tyre dhe se ky dokument pas një muaji do të duket shumë më ndryshe se sa ishte prezantuar sot. Pas këti diskutimi për këtë dokument, këshilltarët me shumicën e votave unanime rekomanduan kuvendit komunal që kjo korniz buxhetore afatmesme për periudhën e vitit 2014-2016 të dal në diskutim publik.
4. Kërkesat:
• Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutua edhe për pesë kërkesat.
Klubi i Gazetarëve Finik, kishte dërguar kërkesen për mundësimin e dhënies së një zyreje për shfrytëzim , mirëpo kryesuesi tha se kjo kërkesë duhet ti drejtohet kryetarit të komunës sepse kuvendi komunal nuk mundë ti ndajë zyre asnjë shoqate.
Komiteti për Politik dhe Financa ra dakord për një kërkes që ishte nga Bashkësia Islame e Komunës së Shtimes që pagesat e varrimeve ti merr përsipër komuna për banorët e kësaj komune,Bshkësia Islame duhet të harmonizohet me kryetarin e komunës dhe në shqyrtim me buxhetin afatmesëm të përfshihet kërkesa.
Nga fshati Petrovë z.Burim Rexhaj bëri kërkes për ndihmë financiare prej 900 euro e për pjesën tjetër të mjeteve banorëte asaj lagje do të participojnë, për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat Mirëpo komiteti e refuzoi këtë kërkes më arsyetimin se komuna nuk ka mjete financiare të investojë në rrjete sekondare mirëpo Drejtoria për Planifikim Urban është e gatshme të ju ndihmoj në aspektin profesional në hartimin e projektit, pra para masën dhe para llogaritjen.
z.Kemail Sadriu, delegatë i Kuvendit Komunal ka bërë një kërkes, i cili në emër të fshatit Davidovc ka bërë një reagim lidhur me emërtimin e rrugëve në këtë fshat. Në kërkes thuhet se vendimin i tillë është në kundërshtim me nenin 7.2 të Ligjit për Sistemimin e Adresave Nr. 04/l-071 ku thotë: Emrat për zonat e qarkullimit publik propozohen nga drejtoria komunale përgjegjëse, të cilat pastaj vendosen me vendim të kuvendit duke pasur në konsiderat konsultimet me komunitetin. Andaj kerkohet që të bie një vendim i ri në harmoni me konsultimet e komuniteti. z.Xhelili e pa të arsyeshme të konsultoj zyrtarin ligjor për këtë kërkesë pasi që në dokument si titull shkruan Reagim në vend të shkruhet Kërkesë, edhe pse zyrtari ligjor tha se ky dokument mund të mirret si kërkes pasi që në pjesën e dytë të dokumentit shihet qartë që po shkruan çfar kërkohet, kryesuesi nuk e mori parasysh rekomandimin e zyrtarit ligjor dhe vendosi që dokumenti të lexohet si reagim në Kuvendin Komunal.
z.Bekim Mehmeti nga fshati Vojnovc kërkon ndryshimin e emërtimit të rrugës “Fejzullahu” në fshatin Vojnovc që është emërtuar me vendimin e Kuvendit Komunal dhe me anë të një peticioni “të cilin nuk na është paraqitur si material” kanë kërkuar që rruga të emërtohet “ Tre Dëshmorët e Kërçovës. Komiteti rekomandoj që ky propozim të mos kaloj pasi që emërtimi i rrugëve është derguar në ministri dhe se qytetarët kanë pasur kohë të mjaftueshme për ankesa.
Dhe kërkesa e fundi ishte nga z. Jahir Mustafa i cili ka bërë kërkes për ndërtimin e një shtëpie mirëpo komiteti voton kundër kësaj kërkese pasi që nuk ka mjete të mjaftueshme për ndërtimin e shtëpive.