Mbledhja e IX-të e KK Ferizaj
30/09/2014Buxheti i komunës mori dritën jeshile nga asamblesitët e Kuvendit Komunal, për t’u dërguar në Ministrinë e Financvave që kap vlerën mbi 25 milion euro. Edhe pse me shumicë votash u miratua pika më e rëndësishme e kësaj séance, nuk munguan as vërejtjet e asamblesistëve. Përpos pikës më të rëndësishme ajo që kishte pothuajse relevancë të njejtë më të ishte edhe rregullorja e tatimit në pronë që u miratuame disa ndryshime me vlerë 0.02 % më pak se që ishte më parë në pronat afariste nga 0.22 % në 0.20 si dhe te zonat industriale nga 0.18% në 0.16 %.
Në këtë seancë poashtu u miratuan edhe disa pika të tjera propozim vendime për destinimin e pronave si interes i përgjithshëm.
Rendi i ditës:
1.Konfirmimi I pjesmarrjës në mbledhjen e KK-së:
Sipas kryesuesit ka korum të plotë për t’a vazhduar këtë seancë.
z.Muhamet Çerkini tha se meqë kemi pasur një dorëheqjetë një anëtari të komisionit të aksionerëve tek stacioni I autobusave dhe ne mendojmë që duhet të plotësohet kjo pozitë. Ai kërkoi që të shtohet si rend dite edhe një pikë.
z.Bashkim Fazliu tha se meqë jemi partner të koalicionit dhe nuk jemi konsultuar, ai kërkoi që kjo pikë të mos hyjë si rend dite nëkëtë seancë.
Pas fjalës se Z.Fazliut, shefi I grupit parlamentar të LDK-së tha se mundet që kjo pikë të shtyhet për seancën tjetër.
z.Medain Hashani tha se anëtarët e komisionit tëaksionerëve thuhet se duhet të jenë profesionist dhe të paanshëm politikisht, këtupo shihet se ka tendeca të kemi anëtarë politik.
Ai tha se ka një sqarim rreth buxhetit, ku tha se ështëbërë një ndryshim. Mirëpo nuk është aspak serioze që ka ndryshime rreth 1 milioneuro. Poashtu janë zvogeluar kategoritë ekonomike- mallrat dhe shërbimet rreth1milion euro dhe nuk është ai dokument,kemi vetëm pjesën e investimeve kapitale.
2.Miratimi I rendit të ditës:
Me shumicë votash miratohet rendi i ditës.
3.Miratimi I procesverbalit të mbledhjes së kaluar:
Me shumicë votash, miratohet edhe procesverbali ngambledhja e kaluar.
4.Propozim-Vendim për miratimin e Rregullorës përTatim në Pronë për vitin 2015:
Kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Muharrem Svarqatha sekemi për aprovim një rregullore I cili është I bazur në Ligjin e tatimitnë Pronë.
Ai tha se kësaj radhe tha se duke reflektuar nga cilësiae kryetarit të Komunës, dhe duke dëgjuar edhe zërin e KPF-së, zërin e atyre qëkanë debatuar,zërin e opozitës dhe shoqërisë civile I propozoj këtij kuvendi qëtë bëjë ndryshime në këtë rregulllore dhe te aprovojë zvogëlimin e tarifave dheatë në dy kategori në 0.02 %. Tek pronat afariste që kanë qenë 0.22 % dhe tani propozoj të jenë 0.20 %, si dhe tëzonat industriale nga 0.18 % në 0.16 %.
z.Mustafë Grainca nga PDK-ja tha se kështu duhet të reflektojë pozitivishtkryetari I komunës, ngase kërkesa e drejtuar KPF-së ishte aq e drejtë ngaseduhet të reflektojmë karshi botës së bizneseve.
Ai poashtu tha se kryetari nuk ka reflektuar nëplotsi ngase analizat tona kanë rezoltuar nga 0.22 % të ulet në 0.18 % dhe nukdo të dëmtonte aspak planifikimin buxhetor.
Kryetari I Komunës, z.Svarqa tha se analizat tregojnëse me këtë ulje nga të hyrat e tatimit në pronë do të inkasohej më pakë mbi 54mijë euro ndërsa në atë të industrisë do të inkasojmë mbi 35 mijë euro më pakdhe me këto kemi bërë mbi 90 mijë euro zbritje të hyrave të tatimit në pronë
Me 35 vota Pro dhe 2 kundër u miratua edhe kjorregullore.
5.Propozim Vendim për miratimin e Buxhetit të Komunëspër vitin 2015:
z.Muharrem Svarqa, kryetari I komunës tha se përhartimin e këtij buxheti kemi pasur parasysh KAB 2015-2017 si dhe qarokrënbuxhetore. Natyrisht se ky buxhet është hartuar me të gjitha procedurat eparapara.
Ai tha se vlera e buxhetit për vitin 2015 është 25milion e 659 mijë euro, që krahasuar me buxhetin e këtij viti është më I madh për2 milion e 400 mijë euro.
z.Medain Hashani nga PDK-ja tha se duke e analizuar buxhetin ekryetarit të komunës si me ndryshimet që janë bërë , ai përmendi disa elementetë cilat ishin pjesë e programit të kryetarit të komunës për qeverisjen e tij.Sipas z.Hashani kryetari nuk ka futur në këtë buxhet disa nga elementet kyçenga programi që ai ka dhënë gjatë fushatës elektorale.
z.Muharrem Çerkini nga LDK-ja tha se ky buxhet mbi 25 milion menjë rritje nga 10 % më shumë se viti paraprak, tha se në buxhet të futet edhe një kriter shtesë për formimin ebuxhetit, kriteri I pjesmarrjes së komunës në formimin e buxhetit qëndror tëKosoveës ,ngase mund të ndahet një fond për komunat.
z.Mustafë Grainca nga PDK-ja shprehu shqetësimin përshumën e vogël kushtuar Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik.
z.Avdullah Hoxha tha se buxheti komunal vit pas vitipo shënon një ngritje të vazhdueshme, andaj me të drejtë ekspertët konstatojnëse kemi stabilitet financiar komunal, ngase kemi rritje buxhetore për çdo vit.
z.Rafiz Sejdiu nga PDK-ja tha se shpërndarja ebuxhetit nuk është bërë mirë, si në kategoritë ekonomike, si dhe ndarja ebuxhetit sipas drejtorive.
z.Qazim Rrahmani nga PDAK-ja tha se që nga viti 2012nuk është investuar fare në aspektin e infrastrukturës dhe kërkesat e njëpasnjëshmenga qytetarët kanë kaluar në veshin e shurdhër. Ai kërkoi që tu kushtohet mëshumë vëmendje komitetit të ashkalive.
z.Ibrahim Hyseni nga AKR kërkoi që kategoritëbuxhetore të kenë disa ndryshime ,sidomos në kategorinë e bujqësisë ngase kashumë pak investime në këtë kategori.
z.Bashkim Fazliu nga NQF-ja shprehu shqetësimin se nëbuxhet nuk janë përfshirë investime në disa zona, anashkalimin e veteranëve tëluftës si dhe mungesën e projekteve të banimit për ta dhe tjera.
z.Sylejman Zeka nga LVVtha se po vazhdohet me mentalitetin e nepotizmit ,familjarizmit dhe klientelizmitgjatë përzgjedhjes për investime në zonat e Ferizajt.
z.Gazmend Bytyqi ngaPDK-ja kërkoi pesë minuta konsultim për partinë e PDK-së për
vendimin se si do tëvotohet.
z.Ymri Hashani tha se kybuxhet është shumë i mirë ngase parasheh rritje prej 10 % më shumë se nga viti2014.
Pas pesë minutash pauzë,për konsultim që kërkoi PDK-ja z.Gazmend Bytyqi tha se qëndrimi I grupitparlamentar të PDK-së tha se do të votoj pozitivisht për buxhetin,me vërejtjete shumëta të cilat janë serioze, por duke kërkuar që ky buxhet të jetë në përputhjetë plotë dhe të mos ketë shpërputhje mes asaj qfarë është deklaruar dhe qfarëkemi këtu në këtë buxhet.
Me 34 vota pro 3 kundërdhe 2 abstenime u miratua Projekt buxheti për vitin 2015.
6.Propozim vendim përshpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale nr. 2235-02236-0:
Me shumicë votashkalohet edhe kjo pikë.
7. Propozim vendim përshpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale nr.516-2:
Me shumicë votashkalohet edhe kjo pikë e rendit të ditës.
8.Propozim vendim për dhënie në diskutim publik të draft vendimit për themelimin e ansamblit artistik të këngëve dhe valleve “Kastriotët”Ferizaj:
Me shumicë votash uvotua që kjo pikë të dal në diskutim publik.
9. Propozim vendim përshpallje të interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale nr. 388-2 për zhvillim ekonomik:
Me shumicë votash ngaasamblestiët e Kuvendit Komunal të Ferizajt u miratua edhe kjo pikë e rendit të ditës.