MBLEDHJA E GJASHTË E KUVENDIT KOMUNAL SHTIME
02/07/2013Përderisa në vitin e kaluar në kornizën buxhetore prioritet ka qenë infrastruktura rrugore,arsimimi dhe shëndetësia,në këtë periudhë rrugët janë në përfundim e sipër,prandaj si prioritet do të jetë rritja ekonomike dhe vazhdimi i investimeve në arsim dhe shëndetësi.
Me datë 28 Qershor 2013 u mbajt Mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal në Shtime. Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Shqyrtimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, më 31.5.2013, dhe 11.6.2013:
Kryesuesi i dha fjalën anëtarëve të kuvendit për të diskutuar nëse kanë vërejtje , mirëpo asnjë nga anëtarët nuk patën vërejtje në të dy proces verbalet e kaluara dhe unanimisht u miratuan nga kuvendi.
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2014-2016, pas diskutimit publik:
Kryesuesi i kuvendit thotë së komforë ligjit të paraparë korniza afatmesme buxhetore për periudhën 2014-2016 ka kaluar në diskutim publik, ku janë përfshirë shumica e fshatrave si dhe qendra e Shtimes, gjithsej kanë qenë 5 takime me qytetarë, dhe se pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë më mirë se viteve të kaluara.
Kryesuesi thekson së kërkesat e paraqitura nga qytetarët janë në harmoni të plot më prioritete e kornizës afatmesme buxhetore, si dhe janë parashikuar 30 projekte kapitale dhe 25 projekte kapitale me investime nga donator të tjerë. Kryesuesi i jep fjalën Kryetarit të komunës për ta prezantuar Kornizën afatmesme buxhetore dhe bënë të ditur se nuk ka shumë ndryshime nga dokumenti fillestar.
Naim Ismaili Kryetar i Komunës – Thotë së do mundohet në pika të shkurta ta prezantoj këtë Kornizë Buxhetore pasi që nuk ka shumë dallim nga Dokumenti paraprak, pasi që nuk ka pas nevojë të ndryshohet shumë në këtë dokument. Kjo Kornizë Buxhetore i paraqet mundësit e komunës së Shtimes për të investuar, si dhe mund të vërehet një rritje e vogël e buxhetit, ky dokument gjithashtu është në harmoni me qytetarët, ne jemi munduar që proporcionalisht të investohet në secilin fshat.
Në kornizën buxhetore të mëparshme ka qenë prioritet infrastruktura rrugore, arsimi, dhe shëndetësia, ndërsa në këtë periudhë të gjitha rrugët janë në përfundim e sipër prandaj si prioritet do jetë rritja ekonomike, vazhdimi ne investimet në arsim dhe në shëndetësi. Ndryshime të theksuara nuk ka në këtë kornizë buxhetore nga ajo e prezantuar më herët, kjo kornizë buxhetore është një kornizë buxhetore e balancuar mirë dhe i përmbush kërkesat e qytetarëve.
Ahmet Ahmeti – Përshëndet kryetarin e komunës, anëtarët e kuvendit përfaqësuesit e OSBE – së, Mediet, OJQ-të. Z.Ahmeti kërkon të dijë se a ka projekte të cilat nuk janë realizuar apo kanë ngecur ose janë shtyer për ma vonë nga planifikimi i kornizës së ma hershme. Gjithashtu mendoj së në këtë kornizë është dashur më shumë t’i kushtohet vëmendje Bujqësisë dhe duhet që të inkurajohen bujqit pa i lënë anash Arsimin.
Duhet të planifikohet më mirë buxheti për pagesat e arsimtarëve pasi që ka mungesë nuk po bëhet një planifikim i mirë i klasave të shkollave gjithmonë po bëhen më shumë klasë së që po janë të planifikuara. Gjithashtu nuk është bërë dezinfektimi i klasave nëpër shkolla dhe kjo duhet të bëhet patjetër. Gjithashtu është dashur t’i kushtohet vëmendje në infrastrukturën e kabineteve të ndryshme shkollore.
z.Halimi Pjesmarrja e qytetarëve ka qenë më e kënaqshme gjatë takimeve me ekzekutivin, duhet të theksoj së ka pas kërkesa jo reale nga disa qytetar. Qytetarët duhet të dinë se çka po bëhet më taksat e tyre. Për çdo investim duhet të pyetjet qytetari.
Kryetari thekson së komuna e Shtimes ka përkrahjen nga niveli qendror dhe se do të investohet një projekt ku do te investohet ne infrastrukturën rrugore në pjesën malore të komunës së Shtimes.
Fatmir Syla – gjithmonë është mirë të bëhet balancimi elektoral dhe mos të bëhemi shumë lokalistë, është mirë të bëhen investime të balancuara, kërkoj që trotuari Shtime – Godanc të përfundoj. Z.Ahmeti e preki bujqësinë, unë mendoj që shumë pak është prek kjo pikë, mendoj që duhet të investohet më shumë projekte se ne e dimë që projekti i Agrobiznesit është duke u realizuar mirëpo duhet të ketë më shumë projekte ne këtë fushë.
Gjithashtu të bizneset dua ta dijmë së çka po bëhet në zhvillim për këtë kategori, unë mendoj që lirimi nga taksat komunale nuk është ndonjë ndihmës përkundrazi unë mendoj që duhet të paguhet taksa komunale mirëpo duhet të shikohet ti ndihmohet konkretisht biznesit sikur që e bëjnë komunat tjera. Biznesi në Shtime është në një gjendje shumë të rëndë dhe duhet sa më parë t’i vihet në ndihmë.
Kryesuesi ja ndërpren fjalën z.Sylës duke i thënë së nuk është në rend dite kjo pikë dhe nëse dëshiron ai mundët të propozoj një pikë për të diskutuar për zhvillimin e biznesit në komunën e Shtimes.
z. Ahmet Ahmet – kërkon që të bëhen investime në krojet që rrjedhin në akset rrugore, ai thotë që me pak investime ato kroje mund të rregullohen.
Kryesuesi e rikujton z.Ahmeti që të gjitha mjetet janë të planifikuara nëse donë që të bëhet një ndryshim në këtë Kornizë Buxhetore atëherë në të propozon se ku të merren mjetet për ta financuar këtë projekt.
Kemail Sadriu – E përshëndes këtë kornizë e vlerësoj, mirëpo nuk është sipas shijes time, unë kisha hequr diku dhe diku kisha shtuar, dhe në diskutimet e mija kam përmend situatën ne shëndetësi, arsim, bujqësi në rritje të vendeve të punës. Në QKMF nuk shoh investime te cilën do t’i ndihmonte qytetarëve që t’i marrin të gjitha shërbimet pa udhëtuar në qytete tjera. Në Arsim, kabinete dhe mjetet konkretizimit janë mungesë e madhe për zhvillim të mirë të mësimdhënies, unë i shoh se projekti të mbledhja e pishave se një shumë prej 300 mijë € dhe me poshtë shoh poashtu një shumë prej 500 mijë €,ku mendoj që shumat mund të zvogëloheshin dhe të investohen në Arsim dhe në projektin për zonën industriale me sa e di aty veç është bërë një investim.
Naim Ismaili Kryetar Komunal – Kryetari thekson se i respekton të gjitha diskutimet të cilët i japin një diskurs buxhetorë, korniza buxhetore është një buxhet i mundshëm dhe plotësojnë nevojat e qytetarëve. Unë gjithashtu i mirëpres propozimet për projekte te reja unë mendoj që në asnjë fushë nuk kemi lënë anash. Në të gjitha fushatë është bërë investime si në arsim, si në shëndetësi, në bujqësi nuk jemi shumë larg komunave tjera nga investimet dhe ne kemi ndërtuar në çdo fshat qendra mjekësore familjare, në disa fusha jemi lider në bujqësi, ndërsa në shkolla kemi investuar ku shkolla e re është me një kabinet më modern dhe krahasohet me çdo shkollë ndërkombëtare të shekullit XXI.
Mirëpo a duhet të investohet më shumë? Po normal, që duhet mirëpo në jemi duke e përgatitur terreni për investitor. Në do t’i mbjellim pishat do të krijojmë hapësira të mira për të investuar bizneset pa i krijuar kushte nuk mund të presim që të investoj dikush. Në duhet t’i shfrytëzojmë përparësitë që i kemi dhe të investoj në atë drejtim ne nuk mund të investojmë në zona industriale pasi që Prishtina dhe Ferizaj e kanë terrenin më të përshtatshëm dhe ne duhet ti shfrytëzojmë përparësitë e komunës tonë.
Kryesuesi e hedh në votim kornizën buxhetore afatmesme për periudhën 2014-2016, Korniza buxhetore unanimisht votohet nga kuvendi.
3. Rikonfirmimi i vendimit të Kuvendit Komunal-Shtime 01Nr.06/1973 i datës 16.9.2009, për shpalljen e zonës Ekonomike:
Drejtori për Zhvillim Ekonomik shpjegon se ky konfirmim është kërkuar nga Agjencia për Mbështetjen e NVAM – ve përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë pasi kohë më parë ne kemi aplikuar për Legalizimin e Zonës Ekonomike në bazë të Ligjit Nr.04/L – 159 për Zona Ekonomike Parcela ka një sipërfaqe prej 10.7 ha me ky vend është destinuar në Planin Zhvillimor Urban për nevoja të biznesit.
Fatmir Syla – e merr fjalën dhe thotë se nuk mundet Ministria me kërkuar një Rikonfirmim të vendimit deri sa vendimi eksiton, unë mendoj që vendimi duhet të riformulohet pasi që nuk është formuluar në mënyrë të duhur, gjithashtu Kryetari e mbështet mendimin e z.Syla dhe thotë që duhet të riformulohet vendimi pasi ka kontradiktë me titullin. Mendoj që ministria nuk ka drejt me kërkuar një rikonfirmim pasi që vendimet nuk rikonfirmohen mirëpo konfirmohen me anë të një letre zyrtare ku ceket përmbajtja e vendimit. Kryesuesi konstaton se vendimi duhet të riformulohet dhe të përshtatet me ligjin aktual dhe me vota unanime kuvendi miraton që ligji duhet të riformulohet dhe të përshtatet me ligj.
4. Propozim-Vendim për ndryshimin e nenit 6 të Rregullores Komunale për Taksa Ngarkesa dhe Gjoba për vitin 2013:
Kryesuesi e fton Drejtorin për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi që të jep një sqarim lidhur më këtë propozim.
z.Mehdi Salihu – Në bazë të nenit 12.2.c, nenit 40.2.g të ligjit për vetëqeverisje lokale të Kosovës Nr. 03/l-40, Ligjit për Ndërtim Nr.04/L – 110, Udhëzimi Administrativ për Lëshimin e Lejës Ndërtimore 22/2012, dhe nenit 22 të Ligjit mbi Financat Publike, Drejtoria për planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi i propozon ndryshimin e Nenit 6, të Rregullores Komunale për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba për vitin 2013
Në baze të këtij vendimi do të jenë 3 taksa:
1. Taksa Administrative për lëshimin e lejes Ndërtimore për tërë territorin e komunës së Shtimes, duke u bazuar nga legjislacioni i Kosovës dhe unifikimin e tij si dhe formulën e përllogaritur për vitin 2013 është 1.50€ /m2 (Formulë e cila do të ndryshojë nga viti në vit)
2. Taksa nga rritja e Densitetit të Infrastrukturës për tërë territorin e Komunës së Shtimes, duke u bazuar në legjislacioni i Kosovës dhe unifikimit të tij si dhe formulën e përllogaritur për vitin 2013 është 113.90€ (Formulë e cila do të ndryshoj nga viti në vit)
3. Taksa komunale për ndërtim të infrastrukturës. Kjo taksë përcaktohet në bazë të ligjit për Financat e pushtetit Lokal Nr.03/L-049, neni 17.1 dhe duhet të përcaktohet në bazë të marrëveshjes për infrastrukturë në mes aplikantit dhe organit kompetent të përshkrua në ligjin e Ndërtimit nr. 04/L110, neni 23 dhe neni9 i UA për Lëshimin e lejes Ndërtimore 22/2012. Kontrata duhet të jetë ligjërisht e zbatueshme që specifikon termet dhe kushtet për sa i përket financimit dhe sigurimit të infrastrukturës.
Ky Propozim Vendim për ndryshimin e taksave ndërtimore vjen si rezultat i ndryshimit të legjislacionit për rregullimin e fushës së ndërtimit në Kosovë. Pra të Ligjit për Ndërtim Nr.04/110, udhëzimi Administrativ për Lëshimin e lejes Ndërtimore 22/2012. Më këto ndryshime synohet të unifikohet formati i pagesës për taksat në nivel të Kosovës, ndërsa shuma e pagesës ndryshon nga komuna në komunë. Nga përllogaritja të cilat janë bërë në bazë të formulave të formatit të formuluarit të cilën kanë pranuar nga Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë shuma e taksave për leje ndërtimore është ndër më të ulëta në nivel të Kosovës.
z.Fatmir Syla – unë mendoj që në nuk duhet të shkojmë më çmimin më të ultë në ligj ceket një diferencë prej 1.5€ – 4€ mendoj që duhet të jetë një taksë pak më e lartë.
Kuvendi unanimisht e voton këtë Propozim Vendim.
5. Njoftim mbi aktivitetin Joformal të Grave në Komunën e Shtimës:
Grupi jo formal i grave komunal ka realizuar një projekt me temën “Së bashku kundër dhunës në familje” Projekti ka qenë donacion nga Ambasada e Britanisë dhe ju është dedikuar 20 punëtorëve nga qendra kryesore e mjekësisë familjare në Shtime, të cilët e ndoqën një trajnim dy ditorë dhe në fund të trajnimit u certifikuan me nga një certifikatë.
Projekti më të njetën temë u realizua në shumicën e fshatrave malore, përgjatë kohës së realizimit ku Grupi Joformal i Grave në Komunë ka hasur në disa vështirësi, në dy fshatra të planifikuara ka dështuar organizimi për faktin që kanë qenë te penguar nga drejtori i shkollës së Petrovës.
Pamundësia për t’u takuar me gratë ka bërë që këto takime të zëvendësohen me dy organizime tjera një në Shtime dhe një në Gjurkovc, por megjithatë projekti u realizuar me sukses. Z.Nerxhivane bëri të ditur se zyrtari për informim i komunës ka qenë i informuar mirëpo nuk ka publikuar as një aktivitet.
6. Shqyrtimi i Kërkesave:
1. z.Naser Balaj – nga fshati Carralevë, Ka kërkuara nga Kuvendi Komunal – Shtime ndihmë për rregullimin e katit të parë të shtëpisë për banim, të cilën me ndihmën e miqve e ka ndërtuarë, ai kërkon që t’i ndihmohet në blerjen e Dyerve, Dritareve, Elementet e Kuzhinës, Paisje për banjë, pasi që vet nuk ka mundësi t’i rregulloj për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Rekomandimi nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është që mos të përkrahët kjo kërkesë pasi që nuk ka mjete të mjaftueshme dhe se ka shumë kërkesa të tilla.
2. Imami z.Isa Tërshani – Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Shtime, ka kërkuar që Kuvendi Komunal, të ndaj një Lokacion për varrezat e qytetit të Shtimes. Propozimi është që lokacioni të ndahet afër varrezave të vjetra duke i përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha sipërfaqe, ose në ndonjë vend tjetër të propozuar nga Komuna.
Rekomandimi Drejtorisë për Planifikim urban, Kadastër dhe Gjeodezi i rekomandon KK- Shtime që kërkesa të aprovohet, dhe është e aprovuar qysh me hartimin e Planit Rregullues Urban 2011 – 2020. Lokacioni i paraparë i mundshëm është hapësira mbi varreza aktuale të vjetra të paraqitura në kërkesë të identifikuara Blloku O1dhe O3 sipërfaqja e mundshme është afër 4 ha.
3. Imami z.Isa – Tërshani, Bashksia Islame e Kosovës, dega në Shtime, ka kërkuar që Kuvendi Komunal, të ndajë një Lokacion prej 20 ari në lagjen e Pajtimit, për ndërtimin e një Xhamie për besimtaret e këtij lokaliteti i cili sipas regjistrimit të fundit ka rreth 216 shtëpi me 1553 banorë.
Rekomandimii Drejtorisë për Planifikim urban, Kadastër dhe Gjeodezi i rekomandon KK- Shtime që kërkesa që kërkesa të refuzohet, më arsyetim që me Planin Zhvillimor aktual të komunës nuk ka të paraparë ndërtim të ri për xhami në lagjen e Pajtimit.
4. Z.Muhamet Bilalli – Shoqta e Familjeve të Dëshmoreve, dega në Shtime Ka kërkuar nga KK- Shtime, ndihmë financiare shuma nuk është caktuar, për realizimin e projektit që ka të bëjë me ngritjen dhe vendosjen e Bustit – Lapidarit të Dëshmorit Arif Selmani nga Shtimja. Projekti është iniciuar dhe financuar nga Familja e Dëshmorit, është përkrahur nga SHFD-ë dhe leja është marr nga Komuna, Punimet janë në përfundim e sipër.
5. z.Bekim Mehmeti – nga fshati Vojnovc ka njoftuar me shkresë KK-Shtimes së ka bërë ankesë në Ministrin për administrimin e Pushtetit Lokal në Prishtinë, kundër Vendimit të KK-Shtime me numër 01Nr.006/2512-124 të datës: 31.05.2013. me të cilin i është refuzuar kërkesa për ndryshimin e emërtimit të rrugës “Fejzullahu” në fshatin Vojnovc. Pala ka kërkuar, që ky emërtim të hiqet dhe të emërtohet kjo rrugë me emrin e “Tre Dëshmorët e Kërçovës” me arsyetim se vendimi i kuvendit është marr në kundërshtim me nenin 9 të Ligjit për sistemimin e adresave Nr.04/L-071
Rekomandimi Drejtorisë për Planifikim urban, Kadastër dhe Gjeodezi i rekomandon KK- Shtime që kërkesa që kërkesa të refuzohet me arsyetim së është kërkesë e përsëritur dhe është dhënë rekomandim nga mbledhja e kaluar dhe rekomandimi është i njëjtë.
6. z.Ilmi Sadriu – Administrator i fshatit Davidovc, ka paraqitur ankesë KK-shtime në emër të një pjese të komunitetit të fshatit Davidovc, për Vendimin e saj me Numër 01Nr.06/766-80, datë 05.04.2013, për emërtimin e rrugëve, dhe shesheve, ne Komunën e Shtimes, siç ka deklaruar pala për shkak të:
A. Cenimit qenësor të drejtës së deklarimit të lirë të qytetarëve për emërtimin e rrugëve në Davivdovc.
B. Emërimi i gabuar i rrugëve jashtë vullnetit të Komunitetit përkatës.
C. Shkeljes së gabuar të drejtës materiale në aspektin Ligjor për emërtimin e rrugëve.
D. Për mosrespektimin e nenit 7 pika 2 dhe nenit 8 pika 2 e Ligjit Nr.04/L-071 për sistemimin e Adresave, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prandaj propozojmë që KK-Shtime të shqyrtoj këtë vendim dhe të vendosë sipas emërtimit të propozuar nga pjesa e komunitetit të fshatit Davidovc.
Rekomandimi Drejtorisë për Planifikim urban, Kadastër dhe Gjeodezi i rekomandon KK- Shtime që kërkesa të refuzohet me arsyetim së është kërkesë e përsëritur dhe është dhënë rekomandim nga mbledhja e kaluar dhe rekomandimi është i njëjtë
7. z.Tahir Kokollari – përfaqësues i firmës NP.”Etlinge” ka kërkuar nga KK-Shtime që të ndryshohet vendimi i mëparshëm i Kuvendit me numër 01Nr.06/1011-185 i datës 18.05.2009, me të cilin palës i është dhënë në shfrytëzim prona e pa luajtshme Komunale prej 70 ari, në afat prej 10 viteve. Tani pala ka paraqitur kërkesë që ky vendim të ndryshohet dhe kjo sipërfaqe prej 70 ari ti epet për një afat më të gjatë kohore sipas Ligjit për Dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme Komuna me numër Nr.04/L-144 të datës 22.11.2012 më arsyetim se afati i shkurtër kohor është pengës për të fituar, Kredi ise donacion, me qëllim të shtimit të kapaciteteve dhe investimeve në këtë biznes.
Rekomandimi Drejtorisë për Planifikim urban, Kadastër dhe Gjeodezi i rekomandon KK- Shtime që kërkesa të aprovohet, më arsyetim që ky biznes prodhues ka vendimin për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale për 10 vite, por meqenëse pala veç përmend arsyet dhe problemet që ka me investime shtesë e kuptojmë që është e pamundur ti bindësh investitorët për investime të reja. Prandaj Drejtoria rekomandon që konform Vendimit të lëshuar më parë të lejohet dhënia në shfrytëzim për afate më të gjatë në harmoni me Ligjin për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës komunale Nr.04/L-144 nenit 6. Vetëm se dhënia në shfrytëzim vlen po aq sa ka veprim afariste.
Te gjitha kërkesat janë miratuar ashtu siç kanë qenë Rekomandimet.