MBLEDHJA E DYTË E KUVENDIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS 28.02.2013

01/03/2013

“Në mungesë të planifikimit dhe menaxhimit, komunës së Prishtinës i mbesin 21.326.798 milion të pashpenzuara. Me shumicë votash i bartë për vitin 2013”
“Asamblistët kërkojnë të dihen emrat e uzurpatorëve: Le të dihet publikisht kush është uzurpatori dhe se për ndryshe po legalizohen uzurpimet”

Prishtinë, 28.02.2013. Kryesuesi e hapë seancën për mbledhjen e dytë të Kuvendit të komunës së Prishtinës. Përshëndet kryetarin e komunës, të gjithë këshilltarët, përfaqësuesit e medieve dhe të OJQ-vë.

Në fillim këshilltari Valon Hyseni kërkoj nga kryesuesi të drejtën e fjalës, për një njoftim. Valoni tregoj se ka ardhur si këshilltar në Kuvendin e komunës nga partia e AKR-së. Gjatë kësaj kohe jam udhëhequr nga vlerat dhe parimet demokratike. Ne si brez i ri kemi fatin që jetojmë në liri, të shprehim mendimet, pikëpamjet e ndryshme etj,. Mirëpo këto pikëpamje dhe parime në partinë e AKR-së as që ekzistojnë bile brenda kësaj partie ka filluar të ushtrohet edhe dhunë. Dhe për këtë , unë kam vendos të kaloj në grupin parlamentar të LDK-së dhe kërkoj të tërhiqem nga Komiteti për Shërbime Publike, sepse në atë komitet kam qenë si Anëtar nga grupi i partisë së AKR-së.

Kryesuesi e falënderon dhe i uron mirëseardhje Valon Hisenit në grupin parlamentar të LDK-së. Kurse shefi i grupit parlamentar nga AKR-ja Aziz Pacolli tha që në partinë e tij, nuk ka pas kur dhunë, e as që është përdorur ndonjëherë kjo fjalë.

Sadri Ramabaja nga grupi i VV po ashtu kërkoj të drejtën e fjalës nga kryesuesi. Sipas tij ka shkelje të Statutit dhe rregulloreve të Kuvendit, sa i përket çështjeve të rendit të ditës. Në bazë të Statutit këshilltari duhet t′i dërgohen materialet një javë përpara, në mënyrë që këshilltari t′i studioj dhe të vij i përgatitur ne mbledhje. Dhe sipas Ramabajës mos dërgimi i materialeve 7 ditë përpara behët me qëllim për këtë fakt. Problemi tjetër është se çështjet e rendit të ditës, duhet të diskutohen në fillim për shkak së po mbesin në fund dhe tani shumica ë këshilltarëve por edhe disa drejtor po dalin nga mbledhja dhe nuk po presin deri në fund.

Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së kërkoj që të miratohet sa më shpejt çështja për lokacionin për fakultetin e mjekësisë, sepse është një donacion i huaj që do të financoj për kalimin e mjekësisë në Universitetin e mjekësisë.
Miratohet

Pika 1.Propozimvendimi për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;
Pika 2. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe të baletit “Prenk Jakova” në Prishtinë;
Pika 3. Propozimi për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim;
Pika 4. Propozimvendimi për rritjen e të hyrave vetjake dhe bartjen e mjeteve nga viti 2012 në vitin 2013;
Pika 5.Propozimvendimi për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim;
Pika 6. Propozimvendimi për biblotekën komunale “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë;
Pika 7. Propozimvendimi për teatrin e qytetit “Dodona” në Prishtinë;
Pika 8. Propozimvendimi për lirimin e mjeteve për vitin 2013;
Pika 9. Pyetje dhe përgjigje;
Pika 10. Të ndryshme.

Pika 1. Propozimvendimi për ndryshimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale;

Hapët në diskutim nga kryesuesi. Shefqet Sylejmani nga grupi i AAK-së tha që pajtohen dhe e votojnë këtë pikë. Edhe në mbledhjen e KPF-së kemi dhënë vërejtjet, sugjerimet tona dhe për këtë e përkrahim. Aziz pacolli nga grupi i AKR-së, e përkrahim këtë vendim, vetëm kemi kërkuar për t′i ndihmuar zanatet e vjetra që janë drejt shuarjes, pra jemi që këta të subvencionohen. Shemsi Veseli nga grupi i PDK-së edhe ne e përkrahim këtë vendim në parim, sepse komuna me këtë vendim po e bënë një punë shumë të mirë për bizneset. Por kemi kërkuar edhe kërkojmë që bizneset që kanë lojëra fati të taksohen më shumë. Mustafë Krasniqi nga grupi i LDK-së thotë që e përkrahim për shkak se e kemi studiuar dhe është në të mirë të bizneseve por edhe të komunës. Shefki Gashi nga LDD-ja e përkrahim këtë vendim por të subvencionohen zanatet, por e përkrahim. Feti Mediu nga PD-ja, pajtohemi me shumicën e vendimeve por kemi disa mendime, por kërkon që lojërat e fatit mos të hapen afër shkolle, kurse tarifa 500 euro për biznesin që mban lojëra fati është shumë pak. Sadri Ramabaja iu drejtohet këshilltarëve duke ju thënë kujdes se çka po votoni, se tani kryetari po fshihet mas asaj qe vendimet janë miratuar nga Kuvendi i komunës. Ky vendim është për fushatë elektorale sepse ku keni qenë që tri vite, pse nuk e keni bërë këtë më herët por tani. Ramabaja ne kërkojmë që bizneset e vogla të hiqen nga taksat kurse për bizneset e mëdha të ekzistojë taksa progresiste. Ne nuk e votojmë këtë propozimvendim.
Miratohet me një votë kundër.

Pika 2. Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe të baletit “Prenk Jakova” në Prishtinë;

Për shkak se nuk ishte i pranuar drejtori i Arsimit z. Halimi prezantimin për lokacionin e shkollës e bëri drejtori i Urbanizmit z. Behxhet Musliu. Sipas drejtorit edhe pse ky lokacion nuk ka kalua nga drejtoria e jonë, por propozimi i fundit është që shkolla e re të ndërtohet aty ku është shkolla e vjetër .
Hapet pika në diskutim nga kryesuesi. Aziz pacolli nga AKR-ja,ky është vendimi i katërt për këtë shkollë, lokacioni më i mirë ka qenë të “Tauk Bashqja” dhe nxënësit e shkollës së vjetër të muzikës, të largohen nga ajo shkollë deri sat ë ndërtohet shkolla e re, kurse nxënësit të barten në shkollën ekonomike. Vjollca Ibrahimi nga LDK –ja ne si grup parlamentar e kemi studiuar këtë propozimvendim dhe e përkrahim. Sadri Ramabaja nga VV ky lokacion është rreth 300 mijë metra katror më i vogël se lokacioni të fundit. Mejreme Berisha nga AAK-ja ne e përkrahim këtë pikë por jemi të shqetësuar për sa i përket hapësirës.

Kryetari z. Isa Mustafa jep disa sqarime rreth lokacionit të shkollës. Ky është lokacioni i katërt për këtë shkollë. Në fillim kemi propozua një vend në Velani por kemi pas problem me pronën. Lokacioni tjetër ka qenë propozuar ne “Kodren e diellit” por këtu nuk është pajtuar Ministria e Arsimit. Lokacioni i tretë ka qenë për “Tauk Bashqe” por këtu vendi nuk ka qenë i përshtatshëm dhe vetëm për të hequr dheun është dashur 400, mijë euro. Pika qitet në votim.
Miratohet me një votë kundër.

Pika 3. Propozimvendimi për miratimin paraprak të Vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim;

Hapet debate për pikën tre. Nexhmije Berisha nga LDK-ja ne si grup parlamentar i LDK-së e kemi studiuar këtë propozimvendim dhe e përkrahim. Aziz Pacolli nga AKR-ja kërkon që në të ardhmen, materialet të jenë më të qartë në mënyrë për tu lexuar. Sepse këtu shkruan vetëm rruga por mungon lagjja, nëse ka ndërmarrje të uzurpuar të tregohet cila është dhe kush është uzurpuesi. Shemsi Veseli nga PDK-ja pa të keqe por këtu ekzekutivi po e lexon ligjin, por interpretimet po i bënë ndryshe. Pse nuk i keni tregu emrat e pronave të uzurpuara. Nëse një person ka një leje nga UNMIK-u të dimë kush është ai zotëri. Disa persona para se ne këtu me miratua këtë vendim ata veç kanë aplikuar. Le të dihet publikisht kush është uzurpatori dhe se për ndryshe po legalizohen uzurpimet. Shefqet Sylejmani nga AAK- ja, ne do të përkrahim këtë propozimvendim. Sadri Ramabaja ky vendim nuk po qetë asgjë në dritë, çfarë leverdie ka komuna e Prishtinës me këtë. Komuna duhet të ngritë padi ndaj uzurpatorëve dhe duhet të ju merret prona e uzurpuar. Tefik Mehmeti nga LDK por edhe anëtar në grupin për vlerësimin e pronës së komunës tha qe në po bëhemi sikur po i dimë senet por po i përziejmë bukur mirë. Ne këtë propozimvendim vetëm po pajtohem ne dhënë pronën komunale. Kurse ato për uzurpime janë tjera procedura.
Pika qitet në Votim, votohet me pesë kundërshtime. Kundërshtimet nga VV dhe PDK-ja.

Pika 4. Propozimvendimi për rritjen e të hyrave vetjake dhe bartjen e mjeteve nga viti 2012 në vitin 2013;
Drejtori i Financave dhe Pronës z. Xhelil Bekteshi. Bartja e mjeteve lejohet me ligjin për financat. Afër 7٪ kemi pasur rritje ekonomike. Komuna e Prishtinës është niveli më i madh i mbledhjes së taksave. Kemi një 23 milionë euro, por këto mjete kanë qenë të destinuara për fonde. Nuk kemi hyrë në obligime e kemi ruajtur strukturën. Këto mjete nuk janë tepricë. Dy milionë euro i kemi dhënë për blerjen e autobusëve.
Tefik Mehmeti nga LDK-ja thotë që këto fonde nuk janë tepricë por janë bartje për shkak se kanë qenë të destinuara për projekte por këtu po i ngatërrojnë konceptet. Mjete e tepruara nuk janë suficit. Aziz Pacolli nga AKR-ja thotë që këto mjete të barten të pakten në gjashtë mujorin e parë. Shemsi Veseli e përkrahim destinimin e mjeteve. Kryetari nuk e ka përgjegjësi këtë por janë drejtorët që e kanë këtë përgjegjësi. Po ashtu sipas Shemsi Veselit nëse ka projekte të mëdha deri në 3, milionë euro mos të bllokohen të gjitha mjetet por të bllokohen më këste dhe këstin tjetër të ndajnë nga buxheti i vitit të ardhshëm. Pra buxheti të behët në baza të dinamikës. Shefqet Sylejmani nga AAK-ja ne pajtohemi me parafolësit. Ne si grup i AAK-së për hir të objektivitetit të përbashkët e përkrahim këtë propozimvendim. Problemi për bartjen e mjeteve është për shkak të pronës, AKPP-së e deri të përfundimi i punës. Shefki Gashi nga LDD-ja e përkrahim këtë propozimvendim. Feti Mediu nga PD-ja ne mendojmë që Hamami i madh edhe Xhamia e madhe të kontrollohen më shumë. Po ashtu kërkojmë që për bibliotekën “Hivzi Sylejmani” t′i kushtohet më shumë rëndësi në investimin e librave e jo për mobile. Sadri Ramabaja këto mjete po barten për blerjen e votave.
Kryetari Isa Mustafa falënderon të gjithë këshilltarët për mendimin që dhanë për bartjen e mjeteve . Gjatë vitit 2012 kemi pasur rritje dhe për këtë duhet të jemi krenar. Kjo shumë e tepruar e mjeteve ka qenë e destinuar për projekte, dhe pikërisht mos përfundimi i këtyre projekteve ka bërë që këto mjete të barten për vitin 2013. Isa Mustafa thotë kompanitë që i kanë fitua tenderët nuk janë të forta, janë në gjendje të rënd financiare, ato kanë kërkuar qysh në fillim paradhënie, dhe ne në bazë të ligjit ne nuk mundemi me iu dhënë mjete. Për trafikun urban kemi dhënë 2 milionë euro. Jemi në marrëveshje me Japoninë dhe na kanë premtuar për dhënien e 50 autobusëve.
Miratohet me një votë kundër.

Pika 5. Propozimvendimi për miratimin e ofertës së përzgjedhur nga Komisioni vlerësues për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim;

Hapet debate nga kryesuesi. Shemsi Veseli nga PDK-ja e përkrahim këtë pikë për hir të interesit të përgjithshëm. Por shpresoj që forma procedurale ka shkuar mirë. AMM-ja është më serioze. Por kemi vërejtje për afatin kohorë sepse ligji e sanksionon prej 1-15 vjet. Meliza Haradinaj nga AAK-ja, ne si grup parlamentar e përkrahim. Shefki Gashi e përkrahim këtë projekt 10 ٪ për fushat, por më kushtet që 2 ٪ më qenë për fushatë për partinë e LDD-së. Ramabaja nga VV i kemi parasysh vërejtjet që i dha Shemsi Veseli por shtroj kërkesën e dokumentacionit për tenderim të vij në adresë. Ne si grup e kundërshtojmë. Tefik Mehmeti për këtë tenderë nuk është tejkaluar asgjë ligji. Kurse pse është dhënë tenderi për pesë vjet, këtë e zgjedh organi.
Miratohet me katër vota kundër.

Pika 6. Propozimvendimin për bibliotekën komunale “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë;
Pika 7. Propozimvendimi për teatrin e qytetit “Dodona” në Prishtinë;

Këto dy pika janë propozua në bazë të ligjit. Komuna duhet me qenë themeluese e bibliotekës dhe teatrit “Dodona” dhe ky propozimvendim ka për qëllim fuqizimin e këtyre institucioneve.
Miratohet

Pika 8. Propozimvendimi për lirimin e mjeteve për kompanitë publike;

Drejtori i financave Xhelil Bekteshi, komuna e Prishtinës ka nevojë të ndihmojë kompanitë publike për blerjen e mjeteve. Ky vendim është marr vitin e kaluar por nuk kemi mundur me ju dërgua mjetet për shkak të prokurimit. Aziz Pacolli nga AKR-ja kemi pas takim me Aksionarët. A e dinë që komuna e Prishtinës i ka borxh “Pastrimit” nga ana tjetër jep mjete për subvencionim. Shefki Gashi nga LDD-ja, nuk ka nevojë komuna e Prishtinës me i dhanë mjete “Pastrimit” sepse kjo është kompani profitabile.
Miratohet

Pika 9. Pyetje dhe përgjigje;

Pyetja 1. Shaip Hajrizi nga LDK –ja kërkon nga komuna e Prishtinës se çfarë do të behët me qenët endacak pasi që ndërkombëtaret nuk po lajnë për me i vra, dhe për këtë propozoj një strehimore për qenët e abondonuar.

Pyetja 2. Merjeme Berisha NGA AAK-ja bëri dy pyetje për drejtorinë e Arsimit. A do të jep komuna e Prishtinës bursa nëse po kur dhe sa është shuma. Pyetja 2 Sa lejohet një kafe internet afër shkollës.

Pyetja 3. Kimete Zeqa nga PD-jap ka disa pyetje. Kërkon që të lëshohet një autobusë për fshatin Koliq për shkak se po kanë vështirësi banorët e këtij fshati. Po ashtu kërkon nga drejtori i Arsimit. Sa i përket bibliotekave nëpër shkolla, a ka fonde për librat.