Kuvendi komunal miraton vendime pa debatuar
06/02/2013Prishtinë, 06 Shkurt 2012 – Organizata INPO e cila në vazhdimësi bën monitorimin e komunës së Prishtinës, gjegjësisht si pjesë e monitorimit të komunës është edhe monitorimi i asamblesë komunale. Gjatë monitorimit të kësaj asambleje, INPO ka vërejtur se nuk po zhvillohet debat i mirëfilltë për pikat e rendit të ditës. Në mungesë të përgatitjes adekuate të këshilltarëve komunal para seancave, ka kthyer në rutinë që gjatë mbledhjeve të asamblesë komunale thuajse vetëm shefat e grupeve parlamentare të marrin fjalën. Ku fjalimet e tyre janë shumë të shkurta disa sekondeshe, aq sa për të përshëndetët vendimi apo propozim-vendim. Asnjëherë nuk kundërshtohet një vendim që të kthehet prapa, apo të vije opozita më një vendim më të mirë ose alternativ.
Për rezultatin dhe nivelin tejet të ulët të diskutimeve në asamblenë komunale të Prishtinës, rol të veçantë luan edhe spektri opozitar, i cili shumë pak angazhohet në vendimet e ekzekutivit të cilat i sjell në kuvend për miratim.
Siç duket 51 asamblistët e komunës së Prishtinës mjaftohen me prezencën në asamble, sa për të arsyetuar mëditje, dhe jo për qëllim të diskutimit apo ngritjes së çështjeve në interes të qytetarëve. Kandidatë për këshilltarë maksimalisht angazhohen në fushata zgjedhore vetëm për të siguruar një ulëse në asamblenë komunale, ku siç duket përfundon angazhimi i tyre dhe harrojnë për të qenë ashtu siç premtojnë zëri, i atyre qytetarëve të cilët i kanë dhënë votën për t’i për mbushur premtimet të cilat i kanë dhenë gjatë fushatës.
INPO i rikujton këshilltarëve të asamblesë komunale të Prishtinës, nenin 35 saktësisht 35.4 ku sqaron që të gjithë këshilltarët e kuvendit të komunës duhet ta nënshkruajnë betimin se do t’i kryejnë punët me ndër, besnikëri, pa anime dhe me ndërgjegje dhe sipas ligjit. Mirëpo si duket ky betim të cilin e japin këta anëtar po e harrojnë shumë shpejt. Madje këta anëtar të asamblesë komunale të cilët janë zgjedhur drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, nuk po iu kthehet shpërblimi për votën e dhënë.
Përveç angazhimit të ulët në debat dhe në përgjithësi në punën e tyre, asamblistët shumë pak bëjnë pyetje për drejtorët e drejtorive komunale, që në këtë rast këta të fundit përfaqësojnë ekzekutivin e komunës. Po edhe nëse bëjnë pyetje shumë rrallë marrin përgjigje apo i marrin përgjigjet gjysmake.
INPO gjatë monitorimit të asamblesë komunale vlerëson se edhe kryesuesi z. Sami Hamiti nuk po e kryen punën ashtu si duhet. E gjithë kjo ndodh se kryesuesi shpesh tenton të përfundojnë mbledhjet sa më shpejt të jetë e mundur. Shpesh herë kryesuesi luan rolin edhe të drejtorëve duke iu dhenë përgjigje asamblistëve përgjigje në ato pyetje të cilat shumë pak i bëjnë.
INPO i bën thirrje të gjithë asamblistëve të komunës së Prishtinës, që të jenë më aktiv në punën e tyre, të japin mendimet e tyre, të dalin me rekomandime e konkluzione për të gjitha vendimet të cilat merren nga kuvendi komunal. Poashtu kërkojmë nga kryesuesi z. Sami Hamiti i kuvendit komunal që të zbatojnë me përpikëri detyrën e cila iu është caktuar.
Opozita të bëj një organizim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm nga të gjitha partitë opozitare për të ushtruar presionin e duhur, në mënyrë që të mbrojnë denjësisht interesin e qytetarëve që përfaqësojnë.