Kryetari Xhemaili shkel Ligjin për Qasje në Dokumente zyrtare
25/02/2011Në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare, nenit 6 respektivisht institucionet publike janë të obliguara që brenda afatit prej 15 ditësh të lejojnë qasjen në dokumente zyrtare, ose të japin arsyetim në rast të refuzimit. Kryetari i Komunës së Ferizajt z Xhemaili, nuk ka ofruar asnjë përgjigje qoftë zyrtare ose verbale për kërkesën e parashtruar të regjistruar më datën 21 janar 2010
INPO përmes kësaj Komunikate ju njofton se organizata jonë me 21 janar 2011 ka parashtruar një kërkesë zyrtare në adresë të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili, ku ka kërkuar të ketë qasje në planin e punës së kryetarit për vitin 2011.
Në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare, nenit 6 respektivisht institucionet publike janë të obliguara që brenda afatit prej 15 ditësh të lejojnë qasjen në dokumente zyrtare, ose të japin arsyetim në rast të refuzimit. Kryetari i Komunës së Ferizajt z Xhemaili, nuk ka ofruar asnjë përgjigje qoftë zyrtare ose verbale për kërkesën e parashtruar të regjistruar më datën 21 janar 2010.
Me këtë veprim kryetari Xhemaili ka bërë shkelje të ligjit për qasje në Dokumente Zyrtare të nenit 6 dhe respektivisht 9. Një veprim i tillë bie ndesh me zotimet ose premtimet e kryetarit për respektim të ligjit dhe për më shumë transparencë, llogaridhënie si dhe bashkëpunim me shoqërinë civile .
Shihet qartë se mungon vullneti nga ana e kryetarit për të bashkëpunuar me shoqërinë civile. Kryetari zgjedh mënyrën e injorimit për interesimin e shoqërisë civile. Nga se ne herë pas here kemi parashtruar kërkesa për takime me kryetarin Xhemailin por ato as që janë marrë parasysh.
Kërkojmë nga Kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili që të përgjigjet ndaj kërkesës për qasje në dokumente zyrtare të bëra nga Organizata INPO. Gjithashtu kërkojmë nga Kryetari që ti përmbush zotimet e tij për më shumë transparencë dhe bashkëpunim me shoqërinë civile.