Kryetari Xhemaili refuzon çdo forme të bashkëpunimit me shoqërinë civile.
05/05/2011– Iniciativa për progres – INPO pas shumë përpjekjeve për tu takuar me kryetarin e Ferizajt Bajrush Xhemaili, në javën e kaluar ka marr një përgjigjeje nga asistentja e tij se Kryetari nuk është i interesuar që të takohet me përfaqësuesit e organizatës sonë, pa dhënë ndonjë arsyeje konkrete.
Organizata jonë ka shpreh interesim që të takohet me kryetarin Xhemaili për të biseduar për shumë çështje të rëndësishme për qytetin e Ferizajt dhe për të ofruar bashkëpunim kryetarit Xhemaili, mirëpo një gjë e tillë është refuzuar nga kryetari.
Kjo praktik e sjelljes së Kryetarit Xhemaili ndaj shoqërisë civile bie ndesh me zotimet e vet kryetarit për më shumë transparencë,llogaridhënie si dhe bashkëpunim me shoqërinë civile. Kjo sjellje e Kryetarit ndaj shoqërisë civile nuk kontribuon në fuqizimin e sistemit demokratik dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve për të cilat është i thirrur.
Ne si organizatë, shprehim shqetësimin tonë edhe për mos realizimin e takimeve të Kryetarit me qytetarë. Ne jemi dëshmitar se në ditën e caktuar për qytetarë në shumicën e kohës nuk ka qenë prezent kryetari dhe as nënkryetari por edhe as asistentja e tij, ndërsa qytetarët kanë pritur me orë të tëra para zyrës me shpresën se do ti takojnë ata.
Një formë e tillë e bojkotit kundrejt shoqërisë civile dhe qytetarëve të komunës së Ferizajt bie në kundërshtim me të gjitha parimet, jo vetëm ligjore por edhe ato etike.