KRPP-ja i përgjigjet INPO-s
17/03/2014Kryetari i komunës së Ferizajt duhet t’a largojë menjëherë Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit të Prokurimit dhe në këtë pozitë të emërojë një person i cili i përmbush kriteret e parapara me Ligjin për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
Ferizaj17 Mars 2014. Me kërkesën e INPO-s, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka ofruar një interpretim të Ligjit për Prokurimin Publik ku ka sqaruar se kush mund të shërbejë si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit. Në interpretimin e ofruar, KRPP-ja konfirmon reagimin e INPO-s, se asnjë person nuk mund të shërbej si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit nëse nuk posedon Diplomë Univesitare.
Prandaj, INPO përmes kësaj shkrese kërkon edhe njëherë nga kryetari i komunës së Ferizajt z.Muharrem Svarqa, që ta largoj menjëherë Ushtruesin aktual të Detyrës së Udhëheqësit të Prokurimit në komunën e Ferizajt dhe të emërojë një person adekuat i cili i plotëson kriteret e përcaktuara me Ligjin për Prokurim Publik.
Në të kundërtën, nëse kryetari Svarqa edhe pas interpretimit të KRPP-së heziton që të respektoj Ligjin për Prokurim Publik dhe të emërojë një person adekuat si Udhëheqës të Zyrës së Prokurimit, komuna e Ferizajt rrezikon që të futet në procese gjyqësore.
###
Në vazhdim gjeni interpretimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik:
Konform nenit 87,paragrafit 2, nënparagrafit 2.8 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik,duke u bazuar në të dhënat e shkresës suaj, Departamenti i Rregullave pranë KRPP-së iu ofron interpretimin e nenit 23 të këtij ligji, si në vijim:
Paragrafi 1 i nenit 23të këtij ligji, e autorizon autoritetin kontraktues të përcaktojë një person që të shërbej si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit, siç përkufizohet në nenin 4, paragrafi 1.43 të këtij ligji.
Paragrafi 2 i nenit 23 të këtij ligji, përcakton si në vijim, citoj:
“Një person mund të shërbejë si zyrtarë përgjegjës i prokurimit nëse posedon diplomë universitare, dhe një certifikatë valide, bazike apo të avancuar të prokurimittë lëshuar në pajtim me nenin 25 të këtij ligji”.
Kjo do të thotë se asnjë person nuk do të mund të shërbej si Zyrtar Përgjegjës i Prokurimit, nëse personi në fjalë nuk ka Diplomë Universitare dhe një certifikatë aktuale bazike ose të avancuar të prokurimit të lëshuar në pajtimme nenin 25 të këtij ligji.
Paragrafi 3 i këtij neni kërkon që të gjithë personat e njësisë së prokurimit të jenë të përshtatshëm sipas dispozitave të paragrafit 3 të nenit 65 të këtij ligji. Asnjë person nuk mund të shërbejë në Departamentin/Njësinë e Prokurimit nëse personat në fjalë nuk janë të përshtatshëm sipas paragrafit 3 të nenit 65 të këtij ligji.
Paragrafi 4 i këtijneni kërkon që të dorëzohet Deklaratë nën Betim në KRPP.
Asnjë person nuk mund të shërbej si Zyrtar i Prokurimit ose si punonjës në Departamentin/Njësinë e Prokurimit, nëse ai nuk e Dorëzon në KRPP një Deklaratë me shkrim nën Betim se ai:
(i) është i kualifikuar për të shërbyes si Zyrtar i Prokurimit sipas këtij neni;
(ii) do të ushtrojë aktivitetet e prokurimit të autoritetit kontraktues në mënyrë të ndershme dhe të ndërgjegjshme dhe në pajtim të plotë me këtë ligj; dhe
(iii) menjëherë do të ushtrojë në mënyrë profesionale të gjitha detyrat tjera të përcaktuara në këtë ligj.
Paragrafi 5 i këtij neni e autorizon autoritetin kontraktues që të sigurojë që personi i cili është caktuar si zyrtar përgjegjës i prokurimit i përmbushë kërkesat e paragrafit 2 të këtij neni, nuk konsiderohet i pa përshtatshëm dhe ka ekzekutuar Deklaratën e kërkuar nga paragrafi 4 i këtij neni. Gjithashtu, edhe për stafin tjetër të Departamentit/Njësisë së Prokurimit siguron se janë të përshtatshëm dhe se kanë ekzekutuar Deklaratën e kërkuar në paragrafin 4 të këtij neni.
Nëse Zyrtari i Prokurimit e humb të drejtën për të mbajtur këtë pozitë, paragrafi 6 i këtij neni e autorizon Zyrtarin Kryesor Administrativ (ZKA) të autoritetit kontraktues që të largojë menjëherë personin në fjalë nga kjo pozitë.