KONKURS PËR PUNË

29/11/2021

KONKURS PËR PUNË

 

 

  • Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë.
  • Hulumtues/e një (1) pozitë
  • Monitorues/e një (1) pozitë

 

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës i/e cila raporton direkt tek Drejtorja Ekzekutive e organizatës dhe kujdeset për planifikimin dhe menaxhimin e përgjithshëm financiar dhe të administratës.

 

Pozita: Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës një (1) pozitë

Orari: Me kohë të plotë (09:00 – 17:00)

Vendi: Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 12 muaj (3 muaj punë provuese), me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon financat dhe administratën e organizatës;
  • Përgatitë dhe rishikon buxhetin për projekte të ndryshme;
  • Kontrollon dhe mirëmban “petty cash” dhe bilancin bankar;
  • Përgatitë dhe arkivon të gjitha raportet financiare dhe të dhënat tjera buxhetore;
  • Përgatitë raportet financiare në bazë të kërkesave të donatorëve;
  • Monitoron shpenzimet për të gjitha projektet;
  • Ekzekuton të gjitha aktivitetet e prokurimit;
  • Ekzekuton pagat për stafin dhe të gjitha pagesat e tjera;
  • Kryen të gjitha punët administrative dhe logjistike në bazë të rregullave të punës dhe politikave të brendshme të organizatës.

 

Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë dhe financave;
  • Së paku dy vite përvojë pune në financa në OJQ ose në ndonjë organizatë tjetër me funksionim të ngjashëm;
  • Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike, përdorimi i softuerit financiar QuickBooks është i dëshirueshëm;
  • Njohje e gjuhës Shqipe dhe Angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe është përparësi;
  • Aftësi për të punuar individualisht me pak mbikëqyrje dhe si pjesë e grupit;
  • Të jetë i/e gatshme të punoj në një mjedis divers dhe dinamik të punës;
  • Të posedoj patentën e shoferit – kategoria B (e dëshirueshme).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër e motivimit;
  • Letër e rekomandimit (e dëshirueshme);;
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive.

 

 ——————————————————————————————————————————————————————-

  • Hulumtues/e një (1) pozitë

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të një (1) hulumtuesi/e dhe një monitoruesi/e  në fushën e prokurimit publik dhe sundimit të ligjit. Hulumtuesi/ja dhe monitoruesi/ja do të jetë i/e angazhuar në projektet që kanë të bëjnë me prokurimin publik sundimin e ligjit dhe qeverisjen lokale.

 

Pozita: Hulumtues/e Lartë një (1) pozitë

Orari: Me kohë të plotë (09:00 – 17:00)

Vendi: Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 12 muaj (3 muaj punë provuese), me mundësi vazhdimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatitë hulumtime dhe zhvillon analiza në fushën e sundimit të ligjit dhe prokurimit publik;
  • Menaxhon mbledhjen e të dhënave sasiore dhe cilësore;
  • Përmbledhë dhe analizon të dhënat në prokurim publik;
  • Përmbledhë dhe shpjegon gjetjet e hulumtimeve dhe implikimin e tyre;
  • Harton raporte dhe analiza në fushën e prokurimit publik dhe sundimit të ligjit;
  • Analizon dhe vlerëson efektivitetin e aktiviteteve të prokurimit dhe rezultateve të tyre;
  • Kujdeset për caktimin e afateve kohore dhe metodike për arritjen e objektivave specifike të projektit;
  • Mirëmban dhe arkivon të gjitha dokumentet dhe materialet e hulumtimeve
  • Organizon konferenca, seminare dhe takime për qëllime avokuese;
  • Përfaqëson organizatën në media dhe ngjarje publike;
  • Kryen punë tjera që i delegohen nga drejtori ekzekutiv dhe menaxheri i programeve.

 

Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë Universiteti Bachelor në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi apo fusha të tjera relevante (përparësi konsiderohet diploma e studimeve master);
  • Përvojë pune së paku dy (2) vite në organizata jo-qeveritare (vendore apo ndërkombëtare), apo në shërbim civil në fushën prokurimit publik dhe sundimit të ligjit;
  • Njohuri të thella të legjislacionit për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës;
  • Aftësi për të analizuar detyrat dhe qëllimet e hulumtimit dhe në mënyrë të pavarur të formuloj plane dhe metodologji për arritjen e objektivave dhe rezultateve;

·       Aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me saktësi dhe brenda afatit të përcaktuar;·       Aftësi për të zgjedhur mjete adekuate për hulumtim. Caktimin, ndjekjen, raportimin dhe bashkimin e detyrave, pikave dhe objektivave në mënyrë efikase;·       Aftësi për të shkruar raporte dhe analiza në fushën e sundimit të ligjit dhe prokurimit publik;·       Aftësi të demonstruar në zhvillimin e komunikimit me shkrim profesional dhe të saktë, duke përfshirë letra, korrespondenca, propozime, publikime, raporte dhe prezantime;

  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe shkrim, e domosdoshme;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me grupe të ndryshme të interesit;
  • Leja e vozitjes – kategoria B ( e dëshirueshme).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër e motivimit;
  • Letër e rekomandimit ( e dëshirueshme);
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive.

 

———————————————————————————————————————————————————————-

  • Monitorues/e një (1) pozitë

 

Pozita: Monitorues/e një (1) pozitë

Orari: Me kohë të plotë ( 09:00 – 17:00)

Vendi: Prishtinë

Kohëzgjatja e Kontratës: 12 muaj (3 muaj punë provuese), me mundësi vazhdimi.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Monitorimi i Komunave (me fokus në prokurim publik);

  • Monitorimi i aktiviteteve të prokurimit publik në komuna;
  • Monitorimi i Kuvendit Komunal dhe Ekzekutivit;
  • Hulumtimet në terren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimit;
  • Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në fushën e vetëqeverisjes lokale;
  • Hartimi i raporteve dhe analizave në fushën e prokurimit dhe vetëqeverisjes lokale;
  • Hulumtimi dhe rishikimi i literaturës ligjore në përputhje me nevojat e hulumtimeve;
  • Kryen punë tjera që i delegohen nga drejtori ekzekutiv dhe menaxheri i programeve.

 

Edukimi, aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Diplomë universitare në Juridik, Administratë Publike, Ekonomi, Politika Publike apo fusha të tjera relevante;
  • Përvojë pune së paku dy (2) vite në organizata jo-qeveritare (vendore apo ndërkombëtare), apo në shërbim civil në fushën prokurimit publik dhe vetëqeverisjes lokale;
  • Aftësi për të analizuar detyrat dhe qëllimet e hulumtimit dhe në mënyrë të pavarur;

·       Aftësi për të ndjekur dhe ekzekutuar detyrat dhe përgjegjësitë me saktësi dhe brenda afatit të përcaktuar;·       Aftësi për të zgjedhur mjete adekuate për hulumtim. Caktimin, ndjekjen, raportimin dhe bashkimin e detyrave, pikave dhe objektivave në mënyrë efikase;·       Aftësi për të shkruar raporte dhe analiza në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe prokurimit publik;·       Aftësi të demonstruar në zhvillimin e komunikimit me shkrim profesional dhe të saktë, duke përfshirë letra, korrespondenca, propozime, publikime, raporte dhe prezantime;·       Shkathtësitë e shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit (Word, PowerPoint dhe Excel) janë të domosdoshme;

  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe shkrim, e domosdoshme;
  • Aftësi për të punuar dhe komunikuar me grupe të ndryshme të interesit;
  • Leja e vozitjes – kategoria B (e dëshirueshme).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Rezyme (CV);
  • Letër e motivimit;
  • Letër e rekomandimit(e dëshirueshme);
  • Dëshmitë për edukimin, përvojën e punës dhe të aftësive;

 

 

Afati i fundit për aplikim është 12 dhjetor 2021, ora 23:59. Aplikacionet pranohen vetëm përmes postës elektronike në adresën punesimi@inpo-ks.org, duke shënuar në subjekt  pozitën për të cilën aplikoni. Për pozitën e menaxherit/es të financave shënohet “Aplikim për pozitën Menaxher/e i/e Financave dhe Administratës”, për pozitën e hulumtuesit/es shënohet “Aplikim për pozitën hulumtues/e” ndërsa për pozitën e monitoruesit/es Aplikim për pozitën monitorues/e”.

Aplikimet e dërguara pas datës së fundit nuk pranohen. Aplikimet e pakompletuara do të refuzohen.

 

 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.