Komunikatë

14/07/2011

14 korrik 2011- INPO në vazhdën e takimeve me institucionet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve u takua me Policinë e Kosovës dhe me Drejtorin e Inspektoratit për të diskutuar në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve të Ferizajt në këto ditë vere.
Duke pasur parasysh që në këtë kohë të pushimeve fluksi i bashkatdhetarëve nga diaspora shtohet INPO ka ngritur shqetësimin për hapësirat e trotuareve të cilat janë të bllokuara nga makinat dhe verandat e ndryshme. Shqetësim tjetër i ngritur gjatë këtyre takimeve ishte edhe sinjalistika rrugore e cila në qytetin tonë është e mangët ne disa vende.
Nga Policia u tha se ata kanë filluar me dy plane operative për muajt e pushimeve të cilat kanë për synim lirimin e hapësirave për këmbësorë dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e këtyre hapësirave, po ashtu u tha se ka rënie të aksidenteve nga viti i kaluar në një nivel të kënaqshëm dhe objektivat e përcaktuara për gjashtë mujorin e parë janë plotësuar dhe pritet që edhe objektivat e gjashtë mujorit të ardhshëm të shkojnë në të njëjtën mënyrë, ata po ashtu thanë se janë vazhdimisht aktiv për të siguruar lëvizje sa më të sigurt të qytetarëve të Ferizajt.