Komunikatë për media: Raportimi i monitorimit “Komuna e Ferizajt , Janar Qershor 2013”

01/08/2013

Ferizaj,01 Gusht 2013- Raporti i monitorimit komuna e Ferizajt Janar-Qershor pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga procesi i monitorimit të punës së komunës së Ferizajt. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër të gjitha segmentet e punës së administratës komunale duke filluar që nga realizimi i premtimeve nga kryetari, puna e drejtorive komunale, puna e kuvendit komunal dhe komiteteve të tij deri tek puna e ndërmarrjeve publike.
Nga procesi i monitorimit të vazhdueshëm mund të konkludojmë se për këtë periudhë gjashtë mujore kuvendi komunal i Ferizajt ka qenë pasiv, nuk i ka ushtruar kompetencat e veta dhe nuk e ka realizuar misionin e tij si organi më i lartë i komunës. Me fjalë të tjera Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë shtesë për të komunikuar me qytetarët apo për të kërkuar më shumë përgjegjësi nga ekzekutivi për funksionimin e ndërmarrjeve publike, menaxhimin e buxhetit dhe vonesat në implementimin e projekteve.
Roli i kuvendit komunal është reduktuar vetëm në procesin e votimit të propozim-vendimeve që vijnë nga ekzekutivi i komunës, pra në ngritjen e duarve nga këshilltarët komunal për votim. Kuvendi komunal i Ferizajt nuk ka shënuar ndonjë ngritje sa i përket cilësisë së pjesmarrësve në mbledhje duke aprovuar pikat e rendit të ditës ashtu siç vijnë nga Komiteti për Politikë dhe Financa(KPF).
Komuna e Ferizajt është dëshmuar për mungesë të vizionit dhe gjatë kësaj periudhe është qeverisur vetëm me objektiva afatshkurtëra që konsistojnë në investime kapitale infrastrukturore, ose me fjalë tjera në asfaltim të rrugëve dhe që nuk premtojn zgjidhjen e problemeve dhe mirëqenie për qytetarin ferizajas.
Duke pasur parasysh mungesën e disa prej dokumenteve bazike, si strategjia për zhvillim ekonomik lokal, plani vjetor i qeverisë komunale dhe plani i transparencës, mund të konkludojmë se gjatë kësaj periudhe të raportimit qeverisja e kryetarit Aliu nuk i ka realizuar premtimet elektorale, nuk i ka përmbushur shumë obligime që dalin nga legjislacioni në fuqi dhe është kufizuar në shpërndarjen e informatave që ofrojn vetëm aspekte pozitive të komunës, dhe si e till ka qenë pjesërisht e suksesshme.
Të gjeturat e INPO-s edhe për funksionimin e shumicës së drejtorive komunale flasin për një mospërmbushje të detyrave. Zyra e Prokurimit gjatë këtij gjashtë mujori ka qenë e mbyllur për INPO-n. Zyra e Prokurimit gjatë këtij gjashtë mujori ka qenë e mbyllur për INPO-n. Kjo zyrë nuk ka qenë e gatshme që ta pranoj prezencën e INPO-s në të gjitha fazat e prokurimit me arsyetimin se një gjë të tillë nuk e lejon Ligji për Prokurimin Publik. Drejtoria për ekonomi dhe financa nuk ka qenë transparente në paraqitjen e shpenzimeve të buxhetit të komunës në mënyrë të detajuar.
Po ashtu, drejtoria e arsimit nuk ka qenë transparente gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave të mesme dhe fillore në Ferizaj. Drejtoria e planifikimit, zhvillimit dhe rindërtimit nuk ka qenë e suksesshme në përmbushjen e detyrave të veta. Planifikimi mbetet një prej fushave më të ndieshme në komunën e Ferizajt. Ekzekutivi ferizajas shquhet për veprime ad-hoc, të pa bazuara në dokumente strategjike dhe të pa koordinuara me objektivat për zhvillim ekonomik.Duke mos lënë anash edhe KPF-në që nuk ka arritur që t’i kryej funksionet e veta ashtu siq paraishet me nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Gjatë këtij gjashtë mujori disa nga kërkesat e INPO-s nuk janë marrë parasysh, janë refuzuar pa arsye nga komuna duke kryer edhe shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, kurse edhe ato pak kërkesa në të cilat komuna është përgjigjur, kanë qenë të natyrës përshkruese dhe nuk e kanë ofruar informacionin e kërkuar. Për periudhën e raportimit INPO ka dorëzuar gjithësej 26 kërkesa në komunën e Ferizajt, prej tyre 23 kërkesa kanë qenë për qasje në dokumente publike, kurse 1 kërkesë ka qenë për ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave për studentë, dhe 1 kërkesë për qasje në komisionin vlerësues të tenderëve.
Prej këtyre kërkesave për qasje në dokumente publike vlen të përmendet se Drejtoria e Inspeksionit i ka refuzuar INPO-s pa ndonjë arsyetim qasjen në numrin e ndërtimeve pa leje dhe objekteve të padefinuara në zonat urbane 3 dhe 6 të Ferizajt.
Përmbledhja e rekomandimeve kryesore:

1. Kryetari të hartoj planin i punës
2. Të hartohet Plani i veprimit për Transparencë
3. Të hartohet strategjia për zhvillim ekonomik lokal
4. Të funksionalizohet Ëeb-faqja e komunës
5. Kryetari të emëroj një zëdhënës të ekzekutivit në mënyrë që të ngritet niveli i komunikimit të mediave,shoqërisë civile me zyrën e kryetarit dhe në të njejten kohë të fuqizohet zyra për komunikim me media dhe publik, e cila për momentin i kryen dy funksione.
6. Kryetari t’i respsektoj ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke filluar me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për menaxhimin e financave publike, Statutin e komunës, si dhe Udhëzimet Administrative të nxjerra nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.