Komunikatë për Media
16/06/2011INPO përmes kësaj komunikate shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me gjendjen dhe cilësinë e arsimit në komunën e Ferizajt.
Rezultatet e testit për maturantët e komunës së Ferizajt kanë pësuar renie drastike në krahasim me vitet e kaluara. Sipas Komisionit Qendror Shtetëror të maturës në komunën ë Ferizajt nga 1809 maturantë të cilët iu nënshtruan këtij provimi vetëm 34.06 % kanë arritur rezultat pozitiv. Kjo përqindje dhe ky sukses kaq i ulët është një indikacion shqetësues për gjendjen e arsimit në Ferizaj.
Në raportin vjetor të punës së Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj thuhet se arsimi po shënon rezultate dhe është duke u standardizuar, ndërsa matës i punës dhe suksesit është testi i maturës shtëtërore. Nëse testi i maturës është matës, atëherë ky test po dëshmon se përkundrazi, arsimi në Ferizaj nuk po shënon rezultate dhe nuk është duke u standardizuar, por në fakt, është duke bërë gjithnjë hapa prapa si në cilësi ashtu dhe zhvillim.
Përkundër rezultateve kaq të dobëta Kryeministri i Kosovës, Ministri i arsimit së bashku me mësimdhënësit e komunës së Ferizajt dhe Kryetarin Bajrush Xhemaili kanë festuar përbylljen e këtij viti duke e quajtur si të suksesshëm.
Organizata INPO bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për arsimin në komunën e Ferizajt dhe në Kosovë, që të identifikojnë shkaqet e vërteta për këtë rezultat të ulët të nxënësve në testin e maturës dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për rritje të cilësisë dhe suksesit akademik të nxënësve kosovarë.