Komunikatë për Media

27/09/2011

Komunikatë për Media

Hani i Elezit, 27 shtator 2011- INPO me anë të kësaj komunikate për media reagon ndaj ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit.
Ky reagim merr shkas nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës, ku ekzekutivi apo drejtoritë e kësaj komune duket të jenë jo profesional sa i përket hartimit të propozim -vendimeve dhe dokumenteve të tjera përcjellëse të cilat kërkohen të shqyrtohen në Kuvend.

INPO e përshëndet veprimet konstruktive të opozitës në Hanin e Elezit, e cila disa mbledhje më radhë i jep këto vërejtje dhe identifikon mangësi në dokumentacionin i cili i prezantohet këshilltarëve në Kuvend, e që disa herë radhazi ato as nuk përkojnë fare me ato të prezantuara në mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Gjithashtu në mungesë të dokumentacionit relevant ndodhë që të shtyhet ndonjë pikë e rendit të ditës, e kjo nuk ka ndodhur vetëm një herë.

INPO kërkon nga ekzekutivi i Komunës që të jetë profesional në hartimin e këtyre dokumenteve si dhe për çdo ndryshim të bërë nga Komiteti për Politikë edhe Financa të jep sqarime shtesë në materialet të cilat i përgatisin me qëllim që të mos shkaktoj konfuzitet te këshilltarët dhe të mos këtë hapësirë për keqpërdorime.

Gjithashtu INPO i jep vërejtje Drejtorisë për Buxhet dhe Financa sa i përket hartimit të draft buxhetit për vitin 2012 dhe parashikimet buxhetore për vitet 2013-2014 të komunës së Hanit të Elezit, duke ju referuar mos bartjes së projekteve kapitale te pa realizuara nga viti 2011 në listen e projekteve për vitin 2012 siq është: rregullimi i rrethojës së shkollës “Ilaz Thaqi” , pyllëzimi i zonave të zhveshura, rregullimin e rrugës Lagjja e Re- Rezahnc.

INPO i rikujton drejtorisë për Buxhet edhe Financa se hartimi dhe miratimi listës për investime kapitale është e drejtë ekskluzive e Kuvendit, si dhe pa miratimin e këtij institucioni projektet nuk guxojnë të hiqen nga lista e investimeve kapitale.